Presidenti kërkoi hetim disiplinor/ Braçe: Sulmi i Metës mbi Gjykatën Kushtetuese, i vjetër, politik dhe kriminal! Shteti nuk ka pasur kurrë kaq padituri e ligësi në krye

Presidenti kërkoi hetim disiplinor/ Braçe: Sulmi i Metës mbi Gjykatën Kushtetuese, i vjetër, politik dhe kriminal! Shteti nuk ka pasur kurrë kaq padituri e ligësi në krye

Ilir Meta, Erion Braçe dhe Gjykata Kushtetuese

Një sulm kriminal dhe shantazhues ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese e konsideron deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, letrën drejtuar Kolegjit të Posaccëm të Apelimit nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta ku kërkon hetim disiplinor ndaj anëtarës së Kushtetueses Fiona Papajorgji dhe anëtarët e tjerët.

Braçe shkruan se sulmi mbi Gjykatën kushtetuese është i vjetër, politik, kriminal, Berishist si filozofi, 30 vjeçar, prej politikaneësh që nuk duan të jenë të barabarte me çdo shqiptar, por të privilegjuar, të pa hetuar e të pagjykuar gjithë jetën!

Deputeti Braçe njënvizon edhe një tjetër, pasi sipas tij kjo letër e Metës tregon edhe një padije të frikshme të institucionit të Presidentit.

"Por reflekton edhe padijen e frikshme të këtyre njerëzve; Shteti nuk ka pasur kurrë kaq padituri e ligësi në krye! Neni 124 i Kushtetutës e thotë qartë: Gjykata kushtetuese i nënshtrohet vetëm Kushtetutës! Pra askujt tjetër, president, president i shkarkuar, kryeministër, deputet “non grata”, deputet etj.

Neni 126 i KUSHTETUTES është edhe më i qartë: Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese gëzon imunitet për mendimet e shprehura dhe vendimet e marra ne ushtrim te funksioneve te tij, përveç rasteve kur ai ka vepruar për një interes vetjak ose me keqbesim.

Pra vetëm në këto dy raste dhe në asnjë rast tjetër. Neni 128 i kushtetues është i qarteë fare:  Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.

Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur:

a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit; b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit. Pra procesi disiplinor ndaj një gjyqtari kushtetues, konstatohet e zhvillohet nga gjykata kushtetuese!

Nga askush e kërrkund tjetër! Vendimi për pezullimin apo shkarkimin e gjyqtarit kushtetues e merr Gjykata kushtetuese! Askush tjetër! Kushtetuta është e qartë si drita e diellit! Ndaj sulmi i sotëm është shantazh kriminal ndaj Gjykatës Kushtetuese, krim penal dhe i përsëritur", shkruan Braçe në postimin e tij.

Presidenti Meta përmes një letre drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka kërkuar sot hetimin disiplinor të relatores së çështjes, Fiona Papajorgji, por edhe anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese. Në argumentimin e tij ligjor, prej 17 faqësh Meta thotë se Papajorgji dhe gjyqtarët e tjerë kanë konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit lidhur me vendimin për 30 qershorin.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv