Presidenti kinez do të vizitojë Francën, Serbinë e Hungarinë

Presidenti kinez do të vizitojë Francën, Serbinë e Hungarinë

Presidenti kinez Xi Jinping

Presidenti kinez, Xi Jinping do të vizitojë Francën, Serbinë dhe Hungarinë nga data 5 deri më 10 maj, njoftoi të hënën një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Të dy vendet [Kina dhe Franca] kanë pasur komunikime strategjike dhe bashkëpunim praktik , tha zëdhënësi i ministrisë, Lin Jian duke folur për udhëtimin e Xi në Francë.

"Është koha për të shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik midis Kinës dhe Francës në një nivel të ri dhe për t'i dhënë një shtysë të re zhvillimit të shëndetshëm të marrëdhënieve Kinë-BE, për të dhënë kontribute të reja për paqen, stabilitetin, zhvillimin dhe përparimin botëror," tha Lin Jian një konferencë të rregullt për media.

"Kina pret të punojë me Francën për të rritur më tej besimin reciprok politik, solidaritetin dhe bashkëpunimin”, tha ai.

Ndërsa me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, zëdhënësi tha se Xi Jinping do bisedojë mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe të diskutojë për përmirësimin e marrëdhënieve Kinë-Serbi./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Japonia: 30/04/2024 18:41

    Kjo date shenon nisjen e miqesise se re Shqiperi - Japoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të vihet në dukje

Je dobësuar shumë! Semi Jaupaj: Nuk është mirë të vihet në dukje