Presidenti kinez mbyll turin europian me vizitën në Hungari, takon kryeministrin Orban: Rrisim bashkëpunimin, çojmë para projektet

Presidenti kinez mbyll turin europian me vizitën në Hungari, takon kryeministrin Orban: Rrisim bashkëpunimin, çojmë para projektet

Presidenti kinez Xi Jinping, pas Parisit dhe Beogradit ndalesën e fundit në turin europian e pati në Budapest ku u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban. Ky i fundit e konsideroi Kinën një prej shtyllave të rendit botëror.

Pas bisedimeve me Xi Jinping, Orban në një konferencë për shtyp tha se Kina dhe Hungaria do të rrisin bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë industrinë e energjisë bërthamore. Sipas tij shkëmbimi tregtar mes dy vendeve është katërfishuar në 20 vjetët e fundit, duke i shndërruar marrëdhëniet dypalëshe në “një partneritet strategjik”. Vitin e kaluar, tre të katërtat e të gjitha investimeve të huaja në Hungari ishin kineze, nënvizoi Orban, duke shtuar se ato mundësuan hapjen e vendeve të reja të punës për mijëra hungarezë.

Duke folur përkrah Orbanit në Budapest, Xi tha se Kina do ta thellojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar, financiar dhe në investime me Hungarinë. Ai premtoi se do t’i çojë përpara projektet kyçe të ndërtimit, përfshirë një hekurudhë të shpejtë mes Budapestit dhe Beogradit. Xi e quajti Hungarinë “synim kryesor të investimeve kineze në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Turneu i tij evropian nisi më 5 maj në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron dhe liderët e BE-së i kërkuan të lehtësojë kufizimet tregtare dhe të përdorë ndikimin e tij për t’i bërë trysni presidentit rus, Vladimir Putin, t’i japë fund pushtimit të Ukrainës. Vizita e parë e Xi Jinping në Evropë pas pesë vjetëve është cilësuar si pjesë e përpjekjeve të tij për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të këtij kontinenti.

Kryeministri konervator Viktor Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Rusinë, duke shkaktuar zemërim në Bruksel pasi nuk iu bashkua sanksioneve të BE kundër Moskës. Në Beograd, dy presidentet Xi Jinping dhe Aleksadër Vuçiç nënshkruan marrëveshje për të rritur bashkëpunimin nga partneriteti strategjik në “ndërtimin e një komuniteti të Serbisë dhe të Kinës me një të ardhme të përbashkët në epokën e re”.

Ashtu si Moska, edhe Pekini e mbështet Beogradin në diplomaci, duke mos pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë, Beogradi i mbështet pretendimet e Kinës për Tajvanin. Kina ka investuar më shumë se 6 miliardë dollarë në Serbi në dekadën e fundit, duke i derdhur paratë në minierat e bakrit dhe në fabrikat r çelikut, si dhe në projekte të infrastrukturës dhe autostradave. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në konferencën e Straife, me temë 'Trendet e Reja në Bashkimin Europian': Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave

Veliaj në konferencën e Straife, me temë 'Trendet e Reja në Bashkimin Europian': Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes! Fokusi ynë, arsimimi digjital i të rinjve dhe të rejave