Presidenti Macron dhe ne, azilkërkuesit shqiptarë

Presidenti Macron dhe ne, azilkërkuesit shqiptarë

Kur nuk të duan, nuk mund të thuash: Pse nuk më doni, kur do të na doni, apo dhe më keq: Duhet të na doni! Të presim kohë më të përshtatshme, nëse për ne do të vijnë. Kështu e kërkon edukata dhe sjellja e mirë. Ndryshe bëjmë rolin e stalkeri-t, përndjekësit.

E megjithatë, do të ishte më mirë sikur Presidenti francez Emmanuel Macron të na thonte argumente më bindëse se pse nuk hap tani rrugën për hyrjen tonë në Bashkimin Europian. Na tha se ne shqiptarët jemi vendi i dytë me kërkesa më të larta azilkërkimi në Francë. Dhe është e vërtetë, e pranojmë. Dëshira jonë për të shkuar me të gjitha mënyrat, për të jetuar e për t'u integruar në një vend të Bashkimit Europian është më e madhja, më e forta nga të gjithë vendet e tjera të Europës Lindore. Azilkërkuesit shqiptarë kudo në Europë, me përjashtime të vogla, nuk janë trafikantë, apo njerëz të rrezikshëm, janë ata shqiptarë që kanë në shpirt e në zemër punën, të bukurën, e ëndërrojnë dhe shkrijnë të gjitha mjetet e tyre financiare e familjare, e ligjore (për fat të keq) për ta realizuar. Janë endërrimtarët dhe guximtarët më të mëdhenj nga të gjithë ne që qëndrojmë ende këtu me shpresën se europianë do të na bëjnë.

Do të doja të imagjinoja një eksperiment gati 50 vjeçar diktature si ajo që patëm ne shqiptarët me të tjerë popuj, psh. francezët, zviceranët apo holandezët. Do të doja të shihja se si do të dilnin nga ai eksperiment i tmerrshëm, izolues e depersonalizues popuj të tjerë. Besoj se të gjithë do ta kishin të vështirë. Atëherë kur Europa hapte zemrën e mendjen, kur në vitet '70 Queen nisën rrugëtimin e kompozonin Bohemian Rhapsody dhe një gjeni si Freddie Mercury as nuk e çante kokën se vishej si grua apo ishte homoseksual, ne, pasi kishim flakur miqësinë me Jugosllavinë, Bashkimin Sovjetik e përgatiteshim të sfidonim edhe Kinën, shtypeshim, internoheshim, vriteshim vetëm se në një festival e kënduam më me ndjenjë e më lirshëm melodinë. Diktatorit tonë me edukim e studime franceze, të cilit për pak vite i kishte "dalë nga kontrolli" situata, pikërisht në vitet '70 i hipën në kokë të shtrëngojë deri në torturë e të shtrydhë e shtypë atë pak frymëmarrje e liri.

Pas viteve '90, Shqipëria në Europë shpërtheu si një tenxhere me presion, një presion që nuk do të ndalojë asnjëherë derisa ne të jemi një trup me të. Macron nuk do të ketë parë ndonjëherë në Francë sytë e një shqiptari. Të një azilkërkuesi. Askush nuk i ka folur për ne?  Në Itali i kanë parë sytë dhe zemrën tonë. Edhe në Gjermani e kanë bërë. Shqiptarët e mirë punojnë fort. Duke mos e pasur kurrë fatin për të pasur një shtet siç e shohin kudo në Europë, jemi më të dëshiruarit e më të vendosurit, ndaj, me të vënë këmbën në Europë bëhemi më francezë se francezët, më italianë se italianët e më gjermanë se gjermanët. Por kjo për Macron nuk është asgjë. E megjithatë duhet të kënaqemi, pasi nuk na vuri përballë kriminalitetin, siç bënë me hile holandezët pasi do të ishte e pandershme. Sigurisht, ka edhe kriminelë shqiptarë, madje ne e dimë kush janë e sa janë, na sfidojnë përditë me luksin e shpërfilljen e shtetit nga ana e tyre,  por statistikat europiane flasin qartë: Shifrat janë të papërfillshme në krahasim me cilindo kriminalitet tjetër në Europë. Kush thotë të kundërtën, e bën vetëm për të na sulmuar.

Besoj Macron na tha "Jo" se nuk na njeh, shqiptarët nuk janë thjeshtë shifra azilkërkuesish, janë më ëndërrimtarët, shtetdëshiruarit e liridashësit për në Europë. E megjithatë asgjë e bukur nuk bëhet me zor, me siguri do të vijë dhe koha jonë.

a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vivian: 17/10/2019 16:52

    Shame bukur Alba Macron nuk duhet te fliste me kete gjuhe per popullin tone e une mendoj se ambasada franceze nuk e ka bere mire punen e saj , mbasi ato e shohin me mire realitetin e vendit e duhet ta percjell in te argumentuar mire Shqiperia kaloi diktaturen me te eger se ato vende qe Europa ka ne gjirin e vet e ndoshta kane me shume probleme se ne Ky zoterie nuk e di se ne ishim kurioze te shihnim se si duket nje I huaj ne fytyre po keshtu edhe per zhvillimin e ketyre vendeve ku shqiptaret kane shkuar per nje jete me te mire si axialante e me pune e etje per te studjuar I kane bere vend vetes Ky zoterie nuk e di mire se keta emigrante qe bejne pune te rendomta shpenzojne per shkollimin e femijeve ne radhe te pare se duan qyteterimin dinjitoz te tyre , ky zoteria nuk e di se sa sakrifica te medha bejne ata njerez qe lene vendin e tyre gje qe Italians apo franceze e Kane bere 50- 60 vjet me pare duke emigruar ne Sh BA Vertet qe ka edhe nga ata qe bejne punra jo te mira ,por nuk duhet ta pesojne te tjeret e nuk duhet pergjithesuar se te tille ka cdo popull ZPresident I Frances SHIHENI BOTEN DUKE QENE I ULUR NE KARRIGEN E MADHE TE GLOBALIZIMIT TE SJ E JO DUKE QENE I ULUR NE KRRIGEN E VOGEL FRNCEZE SEEEE FRNCA I TAKON VETEM FRANCEZEVE

    Përgjigju
  • Ne tiron: 17/10/2019 14:24

    Alba ka gjetur nje menyre te shmanget nga arsyeja kryesore e pse-se se madhe. Duke thene qe keta Azil kerkuesit jane enderrimtaret e medhenj. Une mendoj qe jane te zhgenjyerit e medhenj. Nga keq qeverisja konstante 30 vjecare. Nga mireoganizimi I hajduterise, abuzimit, korrupsionit qe kane bere qeverite nga njera tek tjetra. Qeverite shqiptare nga njera tek tjetra permisojne te keqen, edhe vrasin shpresen. Mendoj qe qeveria rama ngjiti ne nivel me te larte korrupsionin nga ai I qeverise berisha II. Te njejten gje beri qeveria berisha II me ate Nano, e Nano me ate berisha I. Personalisht jam pro ketij pozicionimi te macron. Edhe me pelqen kjo shuplake e forte qe I kercet turinjeve klases politike shqiptare. Francezet e kane pasur gjithnje me hile me ne shqiptaret, si pro sllav te kamufluar qe jane. Po aq me ben kesaj here. Biles do me pelqente te anulloheshin kerkesat azilkerkuese. Te kthehen vizat. Kemi nevoj te mos ndodhi hemoragjia e "enderrimtareve" te albes. Popullsia ne shqiperi po bie, po plaket. Nuk ka martesa e lindje. Si njeri I biznesit qe jam nuk gjej staf si me pare. Politika na varferon konstante nga financat. Por vitet e fundit nga burimet njerezore. Keshtu pra alba, ti je me ramen. Por une jam me makronin. Ceshtje interesash te ngushta eshte edhe kjo, apo jo?

    Përgjigju
  • Andi: 17/10/2019 13:49

    Kjo eshte letra qe gjithkush sot, dhe me shume gjasa jo vetem Shqiptare, ia drejtojne z. Macron. Vende te tilla si Hungaria, Sllovakia, Sllovenia, e thone PO-ne te forte, jo per meshire, por sepse kane kaluar ne kurrizin e tyre nje grime nga ajo qe per 50 vjet askush, madje as antropologet e Akademise se Parisit, nuk ua ka rrekur mendja. Per 50 vjet nje vend Europian u detyrua me force te gjente veten ne kulturen aziatike, te gjente dashurine ne zyren e sekretareve te partise, te shumohej jo si nje nevoje e natyres, por si kerkese e politikes (nuk duhet ngaterruar me Baby Boom-in e SHBA-se, por mund te behet analogji me Baby Boomin e Rajhut te III-te). A e ka patur nderin z. Macron te takoje Ismail Kadarene, Inva Mulen dhe shume te tjere? Po permend keta te dy, qe te mos t'i konsumoje kepucet duke e cuar te shqiptaret e Anglise, Amerikes, Australise, apo te Afrikes se Jugut. Jemi vertet azilkerkues, por sepse jemi te etur per pune, pikesepari, dhe se dyti, sepse nuk duam te na perbuzin kur punojme. Sa per kriminalitetin, drogen, i lutemi qytetareve te ketij vendi te ulin kerkesen, qe ne te ulim prodhimin.

    Përgjigju
    • emigranti: 17/10/2019 16:43

      Gjyshma e popullsise se Frances jane emigrante te ardhur nga Kolonite Franceze ne Afrike, prandaj Presidenti Frances nuk duhet te kete frike nga emigrantet, ku I dihet , bejani testin e ADN ketij presidenti se mund te na dali pasardhres I ndonje emogranti

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet