Presidenti Mattarella: Mbështetje ndërkombëtare për çështjen e migrantëve, në veçanti BE-ja

Presidenti Mattarella: Mbështetje ndërkombëtare për çështjen e migrantëve, në veçanti BE-ja

Presidenti i Italisë Sergio Mattarella

Presidenti italian Sergio Mattarella, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve u shpreh se Italia po mbështet emigrantët, të cilët u detyruan të largohen nga vendet e tyre me shpresën për një të ardhme më të mirë. 

Italia po kontribuon me solidaritetin, ndihmën dhe mikpritjen e atyre që u detyruan të largohen nga tokat e tyre dhe bënë përpjekje për të gjetur shpresën e një të ardhmeje më të mirë për veten dhe për fëmijët e tyre. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian të ndërmarrë hapat e duhura. Republika Italiane respekton rregullat e vendosura nga ligji ndërkombëtar për pritjen e atyre që kanë të drejtë për mbrojtje. Tragjedia e refugjatëve, burrave, grave dhe fëmijëve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të një vendi për të jetuar tani është më aktuale në mënyrë dramatike, pasi siç theksuan edhe Kombet e Bashkuara, komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë me zgjidhje të përbashkëta politike dhe largpamëse për të menaxhuar një fenomen që ndikon në të gjithë botën.

Presidenti italian Sergio Mattarella

Bashkimi Europian, në veçanti, duhet të jetë në gjendje për të ndërhyrë si një i tërë, theksoi presidenti Mattarella.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë