MOBILIZIMI/ Meta mbledh 60' Këshillin e Sigurisë: Të vendosen para drejtësisë përgjegjësit për ndërtimet abuzive

TIRANE-Kreu i shtetit Ilir Meta mblodhi mëngjesin e sotëm për rreth 60 minuta në Presidencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas tërmetit tragjik që goditi vendin të martën e kaluar duke lënë 51 viktima. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat përgjegjës iu përgjigjën ftesës së Presidentit me përjashtim të Bledi Çuçit, që është ministri fuqiplotë për emergjencën, por nuk shkoi në mbledhje. Në mbledhjen me dyer të mbyllura u diskutua për situatën e emergjencës dhe reagimin e të gjitha institucioneve për marrjen e masave.

Presidenti Ilir Meta tha se vendi ndodhet në kushte emergjence prandaj e thirri mbledhjen, ndërsa kërkoi një koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e situatës dhe mbështetjen e prokurorinë që të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës për ndërtimet abuzive.

"Jemi në kushte emergjence. Falenderoj të gjitha institucionet për gjithcka që bënë për operacionet e kërkim shpëtimit, por edhe partnerët që ndihmuan menjëherë. Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës. Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm" tha Meta. Në përfundim të mbledhjes kryeministri Rama u largua me makinë duke mos dhënë asnjë prononcim, ashtu sikundër edhe ministrat dhe anëtarët e tjerë të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.


 

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë morën pjesë:
Presidenti - Ilir Meta
Kryeministri - Edi Rama
Kryeparlamentari - Gramoz Ruçi
Kreu i SHISH - Helidon Bendo
Kryeprokurori - Arta Marku 
Kryetari i komisionit të Sigurisë - Ermonela Felaj
Ministri i Brendshëm - Sandër Lleshaj
Ministri i Drejtësisë - Etilda Gjonaj 
Ministrja e Mbrojtjes - Olta Xhaçka 
Ministri i Ekonomisë dhe Financave - Anila Denaj
Ministri i Energjetikës - Belinda Balluku
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministrja e Arsimit Besa Shahini
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu
Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako

Momenti i largimit te kryeministrit Rama pas perfundimit te mbledhjes

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edrabas: 02/12/2019 16:33

    Pse ma mban koen menjane sikur te kam vrare babane. Edi rri me koken menjane :) dikush i ka marre topin e futbollit per te gjuajtur penalltine.

    Përgjigju
  • Emigranti: 02/12/2019 16:20

    Masmedja ne Shqiperi ne vend qe te kontribuoi ne stabilitet kombetar po ben te kunderten. Qeveria shqiptare po ben me te pa munduren,sepse nuk eshte e lehte. Prandaj mos i vini shkopinj nen rrota. Klikoni ne linkun per te pare se https://www.huffingtonpost.it/entry/la-ricostruzione-de-l-aquila-a-nove-anni-dal-sisma-piccolo-vademecum_it_5cc2081ee4b0aa856c9f5480 Edhe pas dhjete vjetesh ende ne Itali nuk jane eliminuar pasojat e termetit</b></a> Vleresoni dhe stimuloni punen e qeverise.Fajtore nuk eshte vetem qeveria, sepse te gjithe keni duartrokitur "miracle-n" e ndertimeve pa leje te Salehut!

    Përgjigju
  • Serioz: 02/12/2019 10:57

    Hajde karagjoz hajde. Me xhup si Bert Camcakezi. Ky eshte shembulli tipik i mos zbatimit te ligjit. Atij te etikes ne administraten publike.

    Përgjigju
    • Dory: 02/12/2019 12:31

      Ne asnje vend te botes nuk shkojne me kollare ne keto raste po boll na bete si te zgjuar... E rendesishme ajo qe po ben jo si eshte veshur

  • Emi: 02/12/2019 10:48

    Jan te njetit politikaj si e kan cu shqipnin ne kete gjenje ku ashte sote dhe kan leju me nertu vene e pa ven dhe sote thoj prralla

    Përgjigju
  • Emiliana: 02/12/2019 08:31

    mire qe lene keni lene pushim Femijet neper shkolla dhe qerdhe, po ne shtepi femijet qe jan te dramatizuar nga friga termetit kush do i mbaje qe administrata eshte ne pune, dhe nuk na japin as leje ne qe kemi fmi te vegjel. kete pjese nuk e keni menduar fare

    Përgjigju
    • @Emiliana: 02/12/2019 10:58

      Dhe here tjeter shkruaj Shqip o njeri.. Ca dmth dramatizuar!?

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë