Presidenti Meta në Shkodër nderon me titull Zef Gjinin: Njeriu që e bën drurin të flasë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka kryer një vizitë në qytetin e Shkodrës për të akorduar me Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", kryetarin e Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, Zef Gjini.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se titulli është dhënë për mirënjohje dhe vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artizanatit, zejtarisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për përpjekjet e pareshtura në fushën e inovacionit në shërbim të vlerave tradicionale.

Zef Gjini prej 8 vitesh drejton Shoqatën e Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë.

"Shkodra njihet si kryeqendra e krijimtarisë së artizanatit edhe falë punës, përkushtimit e mjeshtërisë së rrallë të kryeinxhinierit të shquar të Ndërmarrjes Artistike, Zef Gjini.

Me një eksperiencë mbi 45-vjeçare në këtë fushë, jeta e tij ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për punimin e drurit, dhe jo rastësisht është quajtur: Njeriu që e bën drurin të flasë.

Çdo objekt i gdhendur prej tij është unik sepse inxhinier Gjini dhe artizanët shkodranë, që punojnë me të, gdhendin në radhë të parë me zemër dhe dashuri.

Si kryetar i Shoqatës së Artizanëve dhe Zejtarëve të Shqipërisë, të cilën e drejton prej gati 8 vitesh me shumë përgjegjësi, inxhinier Gjini ka bërë një punë të palodhur edhe për promovimin e vlerave më të spikatura të trashëgimisë kulturore e artistike shqiptare.

Ndaj në mirënjohje dhe në vlerësim të kontributeve të shquara në fushën e artizanatit, zejtarisë dhe trashëgimisë kulturore, si dhe për përpjekjet e pareshtura në fushën e inovacionit në shërbim të vlerave tradicionale, pata kënaqësinë t'i akordoja sot Titullin e lartë "Mjeshtër i Madh", shkruan presidenti Meta.

1597246807_ilirmeta.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis ndërtimi i qendrës së zhvillimit ekonomik në Kashar! Veliaj: TEDA do ofrojë 5-7 mijë vende pune! Gonxhja: Model në rajon

Nis ndërtimi i qendrës së zhvillimit ekonomik në Kashar! Veliaj: TEDA do ofrojë 5-7 mijë vende pune! Gonxhja: Model në rajon