Do të shpërndajë parlamentin? Meta shkel emergjencën e tërmetit: Në 2 mars me popullin në bulevard, firmos dekretin e parë, Rama të përgatisë poture të gjëra

TIRANE-Presidenti Ilir Meta zbret në terren në aksion kundër qeverisë për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Kreu i shtetit në datë 2 mars ka thirrur sikur tha ai, popullin në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' përpara Kryeministrisë për të lidhur besën për të shpartalluar regjimin. Ilir Meta u shpreh se në këtë datë, kur ka thirrur popullin në bulevard do të firmosë edhe dekretin e parë për çmontimin e grushtit të shtetit. 

I pyetur nga gazetarët nëse do të shpërndajë parlamentin duke qenë se të zgjedhurit i cilëson si dele-deputetë në një gjysmë-parlament, kreu i shtetit nuk pranoi që të jepte një përgjigje direkte duke u mjaftuar me paralajmërimin se do të firmosë dekretin e parë kundër grushtit të shtetit duke e lënë enigmë.

Data 2 mars kur Meta i kërkon popullit të bashkohet me të në shesh për të lidhur besën përkon edhe me ditën e Besëlidhjes së Lezhës në vitin 1444, ku duket se është frymëzuar. Ilir Meta kishte një përgjigje edhe për kryeministrin Edi Rama që mbrëmë e injoroi kur tha se 'Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?', ndërsa sot Presidenti ia ktheu duke e paralajmëruar "Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjëra", referuar datës 2 mars.

Kujtojmë që në datë 8 dhjetor të vitit të kaluar Presidenti bëri tentativën e parë për të zbritur në shesh në Qytet Studenti, në atë që e cilësoi si tubimin mbarëpopullor për referendumin, por në 3 dhjetor e anuloi për shkak të tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Por pyetja që shtrohet është nëse Policia e Shtetit do të japë leje për zhvillimin e tubimit, pasi tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Lezhë janë në gjendje emergjence për shkak të tërmetit deri në datë 31 mars të këtij viti. Sipas ligjit, në kushtet e gjendjes së emergjencës nuk lejohen tubimet.

Foto e postuar nga Ilir Meta në Facebook

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Meta: Në 2 mars firmos dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit

Presidenti Ilir Meta pas anulimit të tubimit të 8 Dhjetorit të vitit të kaluar në Qytet Studenti për shkak të tërmetit, i është rikthyer sërish kësaj kauze duke thirrur popullin në datë 2 mars në një protestë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. I pyetur se përse nuk e shpërndan parlamentin duke qenë se të zgjedhurit i cilëson si dele-deputetë, kreu i shtetit u shpreh se ditën kur ka thirrur popullin në shesh, do të firmosë dekretin e parë kundër grushtit të shtetit, por nuk e specifikoi nëse kjo lidhej me shpërndarjen e Kuvendit.

"Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Së dyti ka edhe persona të tjerë, që do të ketë padi të reja, cdo ditë do të ketë lajme për grushtin e shtetit. Do të marrim me qetësi çmontimin e plotë të grushtit të shtetit.

Nëse kjo godinë, ky institucion është sot një kështjellë e vetme, për fat të keq, por e pamposhtur e mbrojtjes së demokracisë, nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit, përpara popullit në bulevard, ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar regjimin e oligarkëve, me qëllim shpopullimin e këtij vendi, duke e kthyer në një bazë operacionale të krimit të organizuar, por edhe shumë problemeve të tjera.

Në 2 mars ju presim të gjithëve pasdite në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", falë popullit shumë shpejt, nuk do të ketë vetëm një institucion që është Presidenti në mbrojtje të Kushtetutës, por të gjithë këta institucionet që janë në bulevard do i kthehen popullit" tha ai.

Ilir Meta kishte një përgjigje edhe për kryeministrin Edi Rama që mbrëmë e e injoroi kur tha se 'Ku e ka popullin ky, në WhatsApp?' tha kryeministri, ndërsa sot Presidenti u përgjigj duke thënë se "Ata që kërkojnë popullin e Presidentit të WhatsApp të përgatisin poturet e gjëra".

Ora 13:15
Zyrtarizimi i Vorpsit në Fletoren Zyrtare, Meta:Qendra e Botimeve refuzon të më japë aktin

Presidenti Ilir Meta u shpreh sot se Qendra e Botimeve Zyrtare nuk i ka vendosur në dispozicion procedurën e realizimit të aktit me të cilin është kërkuar botimi në fletoren zyrtare i shpalljes në emër të KED-së së Arta Vorpsit anëtare Gjykatës Kushtetuese. Meta tha se as Komisioni i Venecias që ka ardhur për opinion në Tiranë, nuk e ka gjetur këtë akt, por Qendra e Botimeve Zyrtare, sipas tij, i ka refuzuar kërkesën që t'ia vendosë në dispozicion. Kreu i shtetit i paralajmëroi drejtuesit e këtij institucioni se do të mbajnë përgjegjësi të plotë.

"Jam këtu për të kërkuar të gjithë ndihmën e popullit për të çmontuar grushtin e shtetit, që në emër të disa bandave kombëtare dhe ndërkombëtare, por edhe një pjese të mafies ndërkombëtare që i mbështet hapur aktivitetin në dhunim të sovranitetit. Kam një problem të madh nuk po gjej dot aktin me të cilin është kërkuar dhe realizuar botimi në fletoren zyrtare i gjoja shpalljes në emër të KED Arta Vorpsit anëtare Kushtetuese. Akt me të cilin Kuvendi e konsideroi të zgjedhur dhe vijoi punët e mbrapshta. Ky është shqetësim, pasi parlamenti ka thirrur komisionin e Venecias dhe as ata nuk e kishin gjetur dhe ne nuk e kemi zyrtarisht pasi duhet të jemi seriozë me komisionin e Venecias.

Prandaj i kam kërkuar para 48 orëve, ka skaduar afati, QKZ dhe i është drejtuar me këtë mënyrë "Datë 9 nëntor rezulton të jetë botuar vendimi. Presidenti kërkon menjëherë dërgimin e të dhënave mbi mënyrën e administrimit të kërkesës zyrtare për betimin të vendimit për KED, shoqëruar me praktikën dhe botimit të aktit. Në mos përgjigje, personat përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi. Për informacionet që kërkon Presidenti institucionet duhet të përgjigjen menjëherë. Na duhet akti që Komisioni i Venecias të jetë edhe më i ndriçuar pas takimit me anëtarët e KED-së së vjetër" tha ai.

Ora 13:00
Meta: Rama, ideatori i puçit të shtetit, ju tregoj provat e reja

Presidenti Ilir Meta sot para medieve ka dhënë prova të tjera, që sipas tij janë grushti i shtetit që qeveria dhe kryeministri Edi Rama po i bën Kushtetutës me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. Kreu i shtetit thotë se në relacionin që shoqëron projektligjin theksohej se për ndryshimet në betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses është marrë edhe mendimi i shumë institucioneve, mes tyre KED, KLGJ, KLP, Magjistraturës, Komitetit të Helsinkit, etj. Por, vijon më tej Presidenti, KED, Magjistratura dhe Komiteti i Helsinkit nuk kanë dhënë fare mendim ose kanë qenë kundër dhe kështu parlamenti, sikur i cilësoi ai i dele-deputetëve gënjeu dhe mashtroi.

"Iniciativa për kapjen e Gjykatës Kushtetuese është nga kryeministri, që është ideatori i këtij puçi shteti. Gjysmë parlamenti në relacionin e tij që shquhet për gënjeshtra dhe mashtrime, thotë se kjo nismë, që për të bërë betimin në kafene apo buzë Lanës ka marrë aprovimin e KLP, KLGJ, Magjistratura, Fondacioni Soros (që nuk besoj), ministria e Drejtësisë, etj. Këto përgënjeshtrohen, në radhë të parë nga Dvorani, që thotë se nuk ka dhënë asnjë mendim në mbështetje të këtij grupi shteti. Dhe unë këtu e duartrokas, se veproi në përputhje me ligjin.

Këtu kemi një përgënjeshtrim tjetër të parlamentit të dele-deputetëve. Ku thotë se Shkolla e Magjistraturës nuk ka dhënë opinion për këtë ligj fare, falenderoj edhe zotin Sadushi. Vijmë te Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që thotë se ligjet duhet ti nënshtrohen konsultimit me Presidentin, etj. Lidhur me këtë propozim, pra betimin te Lana, KSHH, vlerëson se ceremonia e betimit te Presidenti nuk mund të realizohet në formë të shkruar. KSHH thotë se akti i betimit duhet të bëhet vetëm përpara Presidentit" thotë Ilir Meta.

Ora 12:55
Meta sulmon sërish ambasadorët: Kanë vite këtu dhe nuk duan të kuptojnë

1582113870_meta3.jpg
Kreu i shtetit nisjen e konferencës sot me gazetarët e ka nisur me një sulm direkt për ambasadorët e huaj në vendin tonë. "Ju kërkon falje për vonesën, por kisha një takim me ambasadoren e Kanadasë, e interesuar për demokracinë. Jam i lumtur që e nis bisedën me demokracinë. Koha vajti më gjatë se duke folur për ‘role of law’, dhe zonja nuk po kuptonte dot gjë, dhe i thashë të takojë gazetarët se ka kolegë të tjerë që kanë vite këtu dhe nuk duan të kuptojnë. Edhe kjo historia e gjykatës Kushtetuese dhe zonja nuk po kuptonte gjë dhe unë i thashë, të lutem të iki të takoj gazetarët se këtu kanë diplomatë vite që nuk duan ta kuptojnë".

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 20/02/2020 15:31

    Jo me revolta zoti President.... Mere shtruar me qetesi dhe dashuri

    Përgjigju
  • Ka pjerdhur: 19/02/2020 22:33

    Presidenti i leshit

    Përgjigju
  • Toni: 19/02/2020 22:13

    Kry kertoll

    Përgjigju
  • Sonila: 19/02/2020 19:40

    Mos dil ne shesh ilir meta se dukesh keq,,,e ke koken si OTURAK....

    Përgjigju
  • Luli: 19/02/2020 18:16

    Po shikoja keto komentet e meparshme.Po si nuk kishte nje person qe ju mbeshtet e inkurajon ne nismen tende.Po turp te kesh o zoteri qe e ke mendjen vetem per te vjedhur cfare te dale perpara.Po bej kujdes se je pergjegjes per shume gjera ne kete vend.Jo gjithe politika ne vend dhe ajo nderkombetare eshte gabim.Ju duhrt te kuptoni zoteri se fundi eshtd i pashmagshem,po te keshilloj we mos te behesh ti sebepi i groposjes tuaj.

    Përgjigju
  • Ema: 19/02/2020 18:10

    Me ardhjen e pranveres celin lulet por te rrjedhin edhe trut. Ky o do te heqi vemendjev nga BE qe te mos hapen negoziatat per te hyr ne europ e ti shpetoj gjemave qe ka ber e rrug tjeter ska,

    Përgjigju
  • plaku i urte: 19/02/2020 17:43

    me mire lere me 30 shkurt,se me 2 mars eshte shume gjate

    Përgjigju
  • Eri: 19/02/2020 17:15

    Une do shkoi bashke me femijet me 2 mars me nje kusht qe aty te ndodhen edhe tre femijet e presidentit nga Anglia SE ndryshe Kam frike SE me vriten femijet,SE per vete nuk po pyes,ama femijet nuk I vras dot per Ilit Meten dhe Monika Kryemafhin.

    Përgjigju
  • Pyka: 19/02/2020 16:39

    Hall i madh,i ka rënë....nuk i dini të gjitha,do ti mësoni më vonë!Mjerë ata,që gënjehen nga ky,që i bashkohen këtij hajduti,do të zhgënjehen rëndë,do ta pësojnë!Shqiptarëve duke filluar nga veriu në jug,po u troket liria në derë!!!!Eshtë rradha jonë,të shohim vagabondët e politikës,në burg,pas 100 vjet shtet!!!!Dhe i pari është ky,fat i madh për shqiptarët dhe për gjithë"kokëpalarët"legena,sipas këtij te pacipi,që flet dhe në emërin tonë...d.mth:na fyhen dhe inteligjencën!!Dorëzo plaçkën e vjedhur,karagjoz!!!Antishqiptar!!!

    Përgjigju
  • O gono: 19/02/2020 16:34

    Grusht shteti per ca? Per te vjedh ti me shume? Apo Luli? Jo zotri! Ky popull do bej grusht shteti me ju shporr gjith ju politikaneve me radhe duke filluar me ty

    Përgjigju
  • Mala: 19/02/2020 16:30

    Po shperndarja e Parlamentit nuk eshte as mundesi e as kompetence e ytje ILIR META."E drejte" yte eshte Protesta, ndaq me 2 Mars,ndaq me 1 Prill, vetem e vetes tende.Kjo po del se te palsi suksesi I Rames dhe perkrahja e nderkombetarve per Shqiperinje dhe shqiptaret.Tani as opozita, qe fshiheje pas saje, tash e nje vjet, nuk eshte ne perkrahje tende,Merre veten me te mire, rri qet,sepse Vettingu ka "doren e leht".

    Përgjigju
  • Aldi: 19/02/2020 16:29

    Ha mut o ilir meta ha ti bashke me sali kriminelin dhe katunaret e maloket e juaj...maloku malok mbetet,hu per te prere dru...

    Përgjigju
  • TTT: 19/02/2020 16:20

    O katunar skrapari burri i mushkes se dibres, ka perenduar koha jote more kokeloqe, nuk mund te vazhdosh te plaçkisesh e te vrasesh dhe te mbash peng nje popull ne perjetesi o xhepist bajge

    Përgjigju
  • populli: 19/02/2020 16:17

    Turp te vije ty dhe sojit tend qe doni me mbrojt pasurite qe vute duke pire gjakun e popullit.. Fatin e gedafit e sadam hysenit do kesh o kelysh bushtre bashke me ate kucedren nga dragobia...

    Përgjigju
  • Haha: 19/02/2020 16:13

    Me 2 mats Mona i heq ne bulevard fiatro fiatro

    Përgjigju
    • thiatro: 19/02/2020 16:42

      hahahahhaha ooooo cu kenaqem

  • Lulzim Basha: 19/02/2020 16:05

    Kjo qeveri eshte qeveria me mire e te gjitha koherave!

    Përgjigju
  • O tej: 19/02/2020 16:03

    Mete prit me 2 mars dhe kete temin

    Përgjigju
  • Enxhi: 19/02/2020 16:01

    Nuk besoj se Qeveria po ben gabime! Kjo qeveri eshte 1!

    Përgjigju
  • Era: 19/02/2020 15:58

    Grushtin e shtetit e ben Presidenti i ndihmuar nga zonja Tusha, kryetare e kushtetueses. Mundohet te rije ne hije zonja sa dhe me komisionin e Venecias nuk u takua... Kerkon te beje te njejten gje me zotin Dvorani sic beri me Zef Brozin. Te shofim prapaskenat e tyre...

    Përgjigju
  • dulja: 19/02/2020 15:50

    po kushe te degjon ty more hajdute i floririt merr legenet e kepute qafen

    Përgjigju
  • tori: 19/02/2020 15:25

    pa merak,mona para ne pas

    Përgjigju
    • Merakliu: 19/02/2020 16:04

      Une ja mbeshtes Monikes ohi sa qejf

  • Faik Konica: 19/02/2020 15:13

    Arrestojeni! Arrestojeni kete mafjoz! Ky seshte president i askujt.

    Përgjigju
  • Vlora: 19/02/2020 15:13

    Kur te dorezosh ti legen, plehr, spazatur,ti ligesia e vendit: pasurite e vjedhura, te grabitura te popullit ate,her ke te drejte te na kerkosh ne shesh. Nuk e ha me sapunin per djath populli oo like florir...

    Përgjigju
  • Loni: 19/02/2020 15:11

    O flori po nese e ke punen pisk futja me ndonje shtet qe nuk ka ekstradim me Shqiperine e mbretit Rama edhe keto I lumtur me familjen me mundesive ekonomike qe ke. Num te vijne gjithmone 2 Assa-t ne dore eshte e rrumbulaket tavolina. Kembet e shpejta faqebardhe. Egoizmi te fut me dhe...

    Përgjigju
  • Emi: 19/02/2020 15:08

    Shqipnija po vun shum per kesaj politiks te korroptura.

    Përgjigju
  • Brezi i djegur: 19/02/2020 14:53

    Propozoj te ngrihet nje komision mjekesh per te verifikuar gjendjen shendetesore mendore te presidentit. Nuk eshte as i pari dhe as i fundit qe luan nga fiqiri.

    Përgjigju
  • Loran shehu: 19/02/2020 14:46

    Hallall

    Përgjigju
  • Vlora: 19/02/2020 14:46

    Se ka shitur dot lumadhi dhe po e tymos vete dite per dite.. HAHHA dru fare ky me keq se cunat te Kali Trojes haahhaa

    Përgjigju
  • Koli: 19/02/2020 14:46

    Merr dhe bllokun me % e vjedhjeve se te duhet per te SPAK.

    Përgjigju
  • Aleks: 19/02/2020 14:32

    Ha ha ha edhe sali berisha ne vitin 1997 ne 2 mars u rizgjodh presidente. Dhe dihet si perfundoi

    Përgjigju
  • Vlora: 19/02/2020 14:24

    E harroi termetin ky debili filloi nga e para

    Përgjigju
  • meri: 19/02/2020 14:18

    Kjo LAJTHITJE kaq e rend e presidentit,te le te kuptosh se:paska ber aq shume zollume,sa frika nga Drejtesia e Re,i paska prishur terezin aq shume sa, e paska turullosur nga TRUTE....mgushullime president...

    Përgjigju
  • O i shpartalluar: 19/02/2020 14:17

    Meshirojeni o popull se ka ikur nga mendja eshte cmendur deri ne skizofreni i mjeri

    Përgjigju
  • Genti: 19/02/2020 14:15

    O burre legen po nuk mund te te vin pas meshqiptaret e shkrete se i perdore si lekce

    Përgjigju
  • Te dalesh kundra USA dhe Evropes kjo eshte cmenduri. !: 19/02/2020 14:14

    Priteni kure ta Arstojne ne zyrenne tije ! Bllokun dhe. CD , e ka ne kasaforte e OFL .. Keqeardhje,,ky Popull i shume vuajtur nuk e meriton kete poshtersi ,qe po mundohem ky Trim Skrapari ,, te vriten njerezit njeri me tjetrin..

    Përgjigju
  • Aaahhaaahaaaaaa: 19/02/2020 14:14

    Qesh mir kush qesh i fundit. Kjo shprehje do te shoqeroj deri kur te vdesesh o vemje e neveritur. E ke nga populli kete shprehje eshte shum e vjeter si proverb. Dhe ne do mblidhemi e do qeshim e gajasemi me ty me 2 mars po nuk ndrrove mendje e mos dalesh fare Hahahahahahahahahahahahha

    Përgjigju
  • Besnik: 19/02/2020 14:02

    Ta futi Rama o Like.Njelloj si Enveri ne 45.Tani mbaje brenda se do te pelqeje.Me qetesi dhe dashuri te kujtohet.Good luck.

    Përgjigju
  • LORA: 19/02/2020 13:58

    Paskemi per t'e marre lajme te mira,,,deri ne 2 mars 2020. Po n'a njofton ai,dora vete,kusari dhe vrastari me bllok ne dore,,,,,ende ne fronin presidencial ,te Shtetit te Shqiptarve.

    Përgjigju
  • ANNA: 19/02/2020 13:57

    O ZOT KUSH NA DREJTON . EH MR EDI RAMA CNA BERE ME KETE PALO PRESIDENT MAFJOZ

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/02/2020 18:40

      E vuri aty për ta kapur me presh në dorë, përndryshe do arratisej në rusi apo diku tjeter gjer më tani

  • Populli: 19/02/2020 13:57

    Po pse ore do dali populli sa here shkel ti kushtetuten dhe vjedh pasurite e Shqipetareve o president hajdut dhe shkeles ligji dhe kushtetute

    Përgjigju
  • Emigranti: 19/02/2020 13:54

    Gjarprit kur i presin bushtin perpelitet se e kupton qe goditja e rradhes do jete ne KOKE. Cfardo qe te thuash je drejt fundit like floriri hajdut ordiner qe si ka mbetur pike burrerije dhe dinjteti.....

    Përgjigju
  • Ela: 19/02/2020 13:53

    O zot qeka per tu misheruar,apo ka hallin te menaxhoj leket?

    Përgjigju
  • KLLAUNI CIRKUT: 19/02/2020 13:50

    O ilir meta e vërteta ku i ke faktet o zoraxhi ? ? ? ? ? ? Je katandisur keq o dreç të ka hy dreçi në bark o iliri japrak. Je diskretituar jasht mase. Po gjaku dhe djersa e popullit ti zë syt o iliri me bllok në dor.

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 19/02/2020 13:41

    Ta hetojne leket qe ke ti dhe Fallxhorja jote dhe si i keni bere duke vjedhur.

    Përgjigju
  • Gazmend: 19/02/2020 13:40

    Presidenti nën betim po u bën thirrje njerëzve të rebelohen kundër shtetit? A e kuptoj saktë? nëse është e vërtetë, ai po kryen një krim kundër shtetit dhe zyrës së tij!

    Përgjigju
  • Shqip: 19/02/2020 13:37

    Nese ky arrin te mbedhe popull, dtth qe ky vend nuk ka me shprese, te bashkohesh me ket te vilave, flori, kaseta etj, dtth qe nuk ka politike te korruptuar e hajdute por vete ky Popull eshte nje Popull hajdut e grabitqar, ashtu sic e Kane etiketuar Romaket, Turqit e Greket...

    Përgjigju
  • Iliri: 19/02/2020 13:28

    Na çave tr**in o zoti president

    Përgjigju
  • Fiqiri-u: 19/02/2020 13:26

    Qënka rëndë fare... po fare, fare, fare.... Sa gjynah, jo deri ne kete pike se gjynah i shkreti….

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/02/2020 11:38

    Ky është fare i pje***ur nga Spaku dhe tani OFL ...!!!

    Përgjigju
    • Eliana: 19/02/2020 13:47

      Jo kshu me kaq inat,qetesohuuu

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’