Presidenti serb Aleksandër Vuçiç: Kryeministri Albin Kurti po mashtron...dhe tregon pse ai dje mori vendimin për taksën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç: Kryeministri Albin Kurti po mashtron...dhe tregon pse ai dje mori vendimin për taksën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, e ka cilësuar të kalkuluar vendimin e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen përmes disa fazave të taksës 100% ndaj eksporteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës

Vuçiç tha se ajo e djeshmja ishte “një lëvizje taktike nga ana e Albin Kurtit dhe ndodhi një ditë para nisjes time për në Washington”, duke arsyetuar “në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë në SHBA”.

Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se emisari i presidentit Trump, Richard Grenell ka plotësisht të drejtë që e kundërshton vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Më herët Presidenti i Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për prishje të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në faqen e tij në Facebook, Hashim Thaçi shkruan se mungesa e  veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet me SHBA-në.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell në një postim në Twitter, ka shkruar se “nuk i mbështet masat gjysmake të kryeministrit Kurti”.

“Pozicioni ynë është mjaft i qartë: Tarifat duhet të hiqen plotësisht. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo i është bërë sot e qartë edhe presidentit Hashim Thaçi në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Grenell.


Lajmi kryesor:

Richard Grenell: Tarifat të hiqen plotësisht, Albin Kurti po bën gabim serioz. Brukseli e quan hap pozitiv heqjen e pjesshme të taksës


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit

Dështimi me Cagliarin, Allegri: Në pjesën e parë do i ndërroja të gjithë, ulem të diskutoj të ardhmen me drejtuesit