Presidenti: Dy indianëve ua dhashë shtetësinë me propozim të ministrit të Turizmit

Presidenti: Dy indianëve ua dhashë shtetësinë me propozim të ministrit të Turizmit

Nitin Jayantilal Sandesara, Chetankumar Jayantilal Sandesara dhe Presidenti Meta

Dy biznesmenët indianë në kërkim Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara që janë në kërkim janë pajisur me pasaportën shqiptare në shkurt të vitit 2018 nga Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit përmes zëdhënësit Tedi Blushi mbrëmjen e sotme ka sqaruar procedurën për dhënien e shtetësisë shqiptare. Ai thotë se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe shtetësia për dy indianët është dhënë me propozim të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit.

"Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit  9  të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare" thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndërkohë që në Shqipëri është arrestuar, kunati i dy vëllezërve indianë të cilët janë në kërkim ndërkombëtar për pastrim të parave në vlerën 725 mln dollarë. Hitesh Patel, 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri, u arrestua dy ditë më parë nga shërbimet e policisë në Rinas në tentativë për tu larguar nga Shqipëria, me qëllim ekstradimin drejt Indisë. Për sa u përket vëllezërve Sandesara, njëri prej tyre, Nitin Sandesara rezulton të jetë Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 25/03/2019 15:28

    Indiani ne fund te fundit po investonte para ne Shqiperi po ti lesh president qe vodhe floririn cfare kontrolli bere,ti kontrollove Z.Cakaj dhe Z.Lleshi nje muaj nuk e firmosje per Indianet asnje kontroll nuk bere zotrote!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Geke: 23/03/2019 08:35

    Hahahaha, tamam si tek filmi “Koncert ne vitin 1936” kur donin tia hidhnin fajin njeri tjetrit pushtetaret e lushnjes se kush e kishte dhene urdherin per tu bere koncerti.... hahahahaha

    Përgjigju
  • Ajrullah: 22/03/2019 23:38

    Ky i ka dhen shtetesin e skraparit indianit ska faj fare.Gjith shqiperia skrapar esht bere lol

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 22/03/2019 23:23

    O like floriri si ka mundësi që gjithmon ku është pislliku ti je i përzier ? ? ? E tani na del e na justifikohesh duke bër rolin e inoçentit. Si ka mundësi ti gjithmon i pa fajshëm e i pa informuar mir. Ti je një nga strumullarët më pis nëShqipri. Largimi jot nga politika është imedjat. Ti dhe si familhe je bërrnut. Mjer Shqiptarët kë kan në krye të shtetit. E për këtë fajtor kryesor është Edi Rama. Sepse është bashkëpuntor me ty e me k9mpanin tënde me shok lul shal ngjitmi , salhe krimineli e gruaja jote mor pis.

    Përgjigju
  • Bujar I madh...: 22/03/2019 22:27

    Po Z. President ,ti qe ke SHISH ne dispozicion,nuk e sheh te aresyeshme te verifikosh kush eshte propozuar t'i jepet nenshtetesia????Ngelet hidh topin sa andej-kendej...

    Përgjigju
  • Erik: 22/03/2019 21:48

    Po ne kemi hajdutet tane kudo ne politike e s’po skandalizohemi, po pataksemi nga indianet qe mund te kene vjedhur ne vendin e vet, por kane bere 5 lek ne investime ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët