Presidenti Thaçi mbërrin në Hagë: Askush s’mund ta rishkruajë historinë, ky është çmimi për Pavarësinë e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u paraqit sot pranë Gjykatës së Hagës në lidhje me akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritura ndaj tij nga Prokuroria Speciale për Kosovën.

Në hyrje të ndërtesës, i shoqëruar nga disa dhjetra mbështetës, Thaçi, duke iu përgjigjur interesimit të mediave, tha se ndodhet në Hagë për të respektuar atë ka ëndërruar dhe luftuar - Kosoven e pavarur- të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim të ligjit.

“Jam i gatshëm të ballafaqohem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim. Askush nuk mund ta rishkruaj historinë. Ky është çmimi për lirinë”- deklaroi Thaçi, i cili theksoi gjithashtu se beson në paqen e vërtetë, pajtimin dhe drejtësinë.

“Unë – tha presidenti - besoj në dialog dhe marrëdhenie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës – tha ai - është anëtarësimi në BE, në NATO dhe miqësi të përhershme me SHBA-në.

Burime pranë presidencës kanë deklaruar për median kosovare se Thaçi ka  angazhuar si avokat për në Hagë, juristin e njohur amerikan, që ka mbajtur pozita të rëndësishme shtetërore në SHBA, Pierre Richard Prosper, i cili ka shërbyer si Ambasador i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje të krimeve të luftës, në Administratën e presidentit George Ë. Bush.

 

Më 24 qershor, Prokurori i Specializuar në Prokurinë e Gjykatës së Hagës bëri publike një aktakuzë me 10 pika ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish kreut të kuvendit Kadri Veseli, të cilët akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte. Akuzat e ngritura u bën shkak që të anulohej edhe rifillimi i bisedimeve Kosovë-Serbi më 27 qershor në Ëashington, me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Richard Grenell.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë

I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë