Presidenti Vuçiç: Kuvendi i Serbisë diskuton për dialogun me Kosovën më 22 qershor

Presidenti Vuçiç: Kuvendi i Serbisë diskuton për dialogun me Kosovën më 22 qershor

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Më 22 qershor Kuvendi i Serbisë do të mbajë një seancë në të cilën do të flitet detajisht për dialogun me Kosovës. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç është shprehur se në këtë seancë do të diskutohet për çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovën dhe se ai do t'i paraqesë planet dhe idetë Serbisë.

Të martën, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takimin e parë të tyre u shprehën vetëm qëndrimet dhe pritjet e palëve, ndërsa u arrit pajtim vetëm për mbajtjen e takimit të radhës në muajin korrik.

Vuçiq tha se pala kosovare ka shkuar në Bruksel me dëshirën për ta detyruar delegacionin e Beogradit që t’i linte bisedimet.

Ai tha se Serbia refuzoi njohjen e Kosovës, por edhe propozimin për deklaratën e paqes.

Ndërkaq, Albin Kurti, pas takimit me Vuçiçin, tha se arritja e marrëveshjes me Serbinë do të jetë e vështirë, por shtoi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

Ai tha se marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe të finalizohet sa më shpejt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht