Shtyrja e negociatave/ Presidentja e KE: Macron i hapi dyert Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Shtyrja e negociatave/ Presidentja e KE: Macron i hapi dyert Rusisë dhe Kinës në Ballkan

Ursula von der Leyen, presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, ka dalë sërish në mbështetje të hapjes së bisedimeve të pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor duke u pozicionuar kundër vetos së Presidentit francez, Macron.

Duke folur në Berlin të Premten, Von der Leyen tha që Macron i hapi dyert Rusisë dhe Kinës në Ballkan. "kishte kërkuar shumë nga Maqedonia e Veriut e Shqipëria dhe ata i kanë përmbushur të gjitha. Tani ne duhet të mbajmë fjalën dhe të fillojnë bisedimet e pranimit.

Unë do të investoj gjithë energjinë time në zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithnjë e më shumë këto vende me ne përmes bashkëpunimit të ngushtë. Nëse nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të mbushin boshllëkun, Kina, Rusia, Turqia ose Arabia Sauditedhe ne nuk duam që kjo të ndodhë" tha ajo.

Në samitin e BE-së që u zhvillua në datë 18 Tetor, liderët e unionit nuk ranë dakord për hapjen e negociatave pas vetos së Macron, që kërkoi më parë reformimin e BE-së më pas zgjerimin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi