Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen: Do të krijohet një program studimi për variantet e reja të COVID-19

Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen: Do të krijohet një program studimi për variantet e reja të COVID-19

Presidentja e Komision Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komision Evropian, Ursula von der Leyen tha se do të fillojë këtë javë një program të ri për të studiuar variantet e reja të COVID-19, me qëllim përgatitjen e vaksinave anti-COVID për gjeneratën e ardhshme.

Gjatë një interviste ditën e sotme Von der Leyen tha se programi i quajtur "Inkubatori HERA", do të bashkojë autoritetet shëndetësore dhe laboratorët dhe do të ketë buxhetin e tij.

"Deri tani, dhe paralelisht me përpjekjet e bëra për vaksinat aktuale kundër COVID-19, ne duhet të ndihmojmë kompanitë industriale të zhvillojnë kapacitete prodhuese për vaksinat e gjeneratës së dytë," shtoi presidentja.

Kryekomisionerja javën e kaluar pranoi dështimet e BE-së lidhur me shpërndarjen e vaksinave anti-COVID dhe se ky ishte një mësim shumë i mirë për të gjithë. 

Variantet e reja të COVID-19, kohët e fundit po përhapen me shpejtësi tepër të madhe, duke sjell shqetësim alarmante në të gjithë botën. Për pasojë qeveritë e vendeve kanë ndërmarrë masa të reja anti-COVID me qëllim minimizimin e përhapjes së tyre në botë. Lufta kundër tyre është po aq serioze sa ajo kundër COVID-19, ndaj serioziteti në përballimin e tyre duhet të jetë i njëjtë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët