Presidentja e Senatit të Holandës: Shqipëria ka mbështetjen tonë për hapjen e negociatave

Presidentja e Senatit të Holandës: Shqipëria ka mbështetjen tonë për hapjen e negociatave

Ankie Brokers-Knol dhe Gramoz Ruçi

Gjatë një takimi me delegacionin shqiptar në Holandë të kryesuar nga Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, presidentja e Senatit të Holandës Ankie Brokers-Knol, u shpreh se dy vendet i lidh një miqësi e fortë dhe e bashkëpunimit për paqen dhe progresin.

Ajo deklaroi se Shqipëria ka mbështetjen e plotë të Holandës për hapjen e negociatave. Ankie Brokers-Knol tha se është e impresionuar nga arritjet e Shqipërisë në reformën në drejtësi dhe në vetting.

“Aktualisht marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të mira dhe më një perspektivë akoma më të mirë. Jam e impresionuar nga vullneti dhe arritjet e Shqipërisë në reformat, sidomos reformës në drejtësi dhe vettingut, për të cilën kontribuojnë edhe ekspertët holandezë. Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor janë vende europiane dhe unë jam  e bindur për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nisja sa më shpejt e negociatave nuk është vetëm në interesin e Shqipërisë, por edhe të BE-së. Për këtë keni mbështetjen tonë”, tha Znj. Brokers-Knol.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi , në fjalën e tij, u shpreh se jemi në kohën e duhur dhe në vendin e duhur, në Senatin e Holandës së Rembrandit, Van Gogut, Krujfit, Van Bastenit, mirëqenies, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, për të shpjeguar arritjet tona në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, në qershor 2018, si kushte për hapjen e negociatave në qershor 2019. Jemi këtu, tha Ruçi, për të thënë që detyrat e shtëpisë i kemi realizuar plotësisht.

Ndërsa, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se perspektiva europiane e Shqipërisë të mos dëmtohet nga interesat e fuqive joeruopiane, të cilat kërkojnë të devijojnë  perspektivën europiane të rajonit.

Të dy delegacionet  shkëmbyen mendime mbi situatën politike në Shqipëri, arritjet konkrete në  pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Europian, zhvillimet dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe rolin e  Shqipërisë, si një faktor paqeje e stabiliteti në rajon e më gjerë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona

Korçë/ Po transportonin 10 kg kanabis me makinë, arrestohen 2 persona