Presioni amerikan ndaj vendeve europiane: dënoni Teheranin për sulmet me dronë në Arabinë Saudite

Presioni amerikan ndaj vendeve europiane: dënoni Teheranin për sulmet me dronë në Arabinë Saudite

Tregu botëror i naftës së papërpunuar është vënë në lëvizje kaotike.  Rreziku i rritjes edhe më tej të çmimit të naftës edhe më keq. Po shtohet rreziku i përshkallëzimit ushtarak. Ndërsa kancelaritë evropiane po analizojnë jo vetëm pasojat politike të sulmit ndaj rafinerisë Aramco në Arabinë Saudite. Presionet e SHBA po rriten për të bindur aleatët në Europë të akuzojnë pa rezerva Iranin, të cilën Washingtoni e konsideron përgjegjëse për incidentin.

Maas: "Të arsyetosh me mendje dhe pa paragjykime"

"Rebelët Houti kanë deklaruar se janë ata përgjegjësit e sulmit me drone. Ne po arsyetojmë, së bashku me partnerët tanë, se kush mund të jetë përgjegjës dhe për rrethanat në të cilat ndodhi sulmi mbi depozitat e naftës në Arabinë Saudite. Po veprojmë pa paragjykime” - Tha Ministri i Jashtëm gjerman, Maas.

Megjithëse Teherani po kundërshton me ngulm akuzat, administrata Trump nuk duket se është e gatshme të lejojë t’i ik nga duart rasti për të ndarë llogaritë me Iranin.  

Rick Perry, Ministri i Energjisë: Unë ritheksoj që Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë sulmin iranian ndaj mbretërisë Saudite, dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo sjellje është e papranueshme".

Rritja e tensionit ka të ngjarë të çojë shpejt në skenarë edhe më të rrezikshëm, para së gjithash atë të një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Gjirin Persik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë