Kërkesa për 1 vit e gjysmë burg për Salianjin/ Basha: Rama riktheu gjyqet politike kundër opozitës! Askush s'do na e mbyll gojën

Kërkesa për 1 vit e gjysmë burg për Salianjin/ Basha: Rama riktheu gjyqet politike kundër opozitës! Askush s'do na e mbyll gojën

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar si një gjyq politik seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën Penale ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji dhe të akuzuarit e tjerë të dosjes 'Babale'. Në reagimin e tij, kreu i PD-së ka hedhur akuza të drejtpërdrejta për dy prokurorët e e kësaj çështje Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, si të korruptuar që janë përdorur nga kryeministri.

"30 vjet pas rrëzimit të diktaturës, Edi Rama rikthen në Shqipëri gjyqet politike kundër opozitës. Për të dënuar Ervin Salianjin, që denoncoi me fakte, përfshirjen e vëllait të Ministrit të Brendshëm në trafik droge, Edi Rama përdori dy prokurorë të korruptuar, Kolë Hysenaj dhe Genci Qana, që zbatuan sot skenarin e dështuar për t’i mbyllur gojën opozitës. Pretenca e dy prokurorëve të korruptuar është paracaktuar nga Edi Rama që të nesërmen e publikimit të skandalit", shkruan Basha.

Ndër të tjera, Basha shtoi se PD-ja do të vijojë luftën e tyre në atë që e quan luftë për drejtësi, për t'i dhënë fund lidhjeve të qeverisë me krimin.

"Askush, nuk do të arrijë kurrë t’i mbyllin gojën as Ervin Salianjit dhe asnjë përfaqësuesi politik të Partisë Demokratike. Beteja jonë me krimin e organizuar, dhe denoncimi i lidhjeve të krimit të organizuar me Qeverinë e Edi Ramës dhe shërbëtorëve të tij në drejtësi, nuk ka për tu ndalur", tha Basha.

Organi i akuzës kërkoi ditën e sotme dënimin me 3.6 vite burg për Albert Veliun, i njohur ndryshe si Babalja, 3 vite për Fredi Alizotin, 1.6 vite burg për ish deputetin Ervin Salianji dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

Postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lyli komplet dyl: 11/12/2019 08:56

    O lyl shal ngjitmi ti je kriminel hajdut dhe idjot. Zatem një bur 45 vjeç që nuk di tabelën e shumzimit është e kot me me u mar me një IDJOT të till. Po zaten kryekrimineli malok e ka bër kastile duke vën njerëz të till në krye të partis. Se maloku ktiminel salheu është SPIUN i sërbit. E ktë detyr ky ka si spiun i sërbit të shkatroi Shqiprin maloku qen salhe.

    Përgjigju
  • Lyl shal ngjitmi: 10/12/2019 19:30

    O lyl o shal ngjit prit se tani e ke ti radhën o jaran kok katran.

    Përgjigju
  • edi: 10/12/2019 17:31

    Hey Lulush ,te shoh qe ca dite si lyen me floket Kesaj rrale gjoja mbron Salianjin , Gabim me rrallen se ti ishe para atije , Por harrova Vjen ne kete menyre. Fillimi i juaj SPAK ,Meta or Berisha nje nga to i Pari dhe i dyti mbas te parit Ti je i treti i vertete

    Përgjigju
  • Timur Lengu: 10/12/2019 16:45

    Ky saliani do denuar se shpifi po vellai ministrit pse shkoi ne burg kot.

    Përgjigju
  • Pyka: 10/12/2019 16:43

    Pinoku i vogjël....u rrit....hahaha.Kryemiqistri....i ardhshëm.Bej të fala piktorit.

    Përgjigju
  • MINUSHE: 10/12/2019 15:57

    cfare flet mo!!!! ti mbylli gojen Salianit! po ate cdo njeri e kuptoi qe ishte triller! Turp! Mostra! fabrikoni dhe pastaj ja hidhni fajin tjetrit sikur ska drejtesi! Por boja te ka dale keq Lul Basha! Nuk e mendoja se ishe kaq I ulet! Me salianrat ...dhe ballirat...nuk do shkosh gjekundi

    Përgjigju
  • tini: 10/12/2019 15:51

    Lul Basha ka ik koha kur baca te shpetonte ty me raporte per diare . Babalja beri mashtrim me derigjimin e Salianjit qe kujtoi se do ngrinte popullin me mashtrime autovizive.Drejtesia sotme nuk pyet as ty as Ramen.Behu gati se po vjen dita per gjygjin tend.Salianji hallall e ka burgun ,se e kerkoi vet ,pale i jep denimit ngjyra politike.

    Përgjigju
  • Babale: 10/12/2019 15:49

    Babale njerez,babale parti,babale kryetar,keshtu e katandise PD-ne Lulzim per turpin tend e te Sali Berishe Kriminelit.

    Përgjigju
  • Luli: 10/12/2019 15:44

    Ik,mbylle halene o Lulzim Basha se e keni qelbur me keto Babalet qe sajuat ne PD,teper e turpshme dhe ju kthye ne bumerang e per turpin tuaj vazhdoni e llapni,eshte teper e shemtuar kjo qe bete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës