Monitorimi i territorit me shërbimin satelitor, Rama: Siguruam edhe 8 satelitë pa kosto! Kadastra online? Rritje pagash për punonjësit e rinj

TIRANË- Imazhet satelitore të dala nga satelitët ‘Albanian 1 dhe 2’ kanë pasur një rol domethënës në vëzhgimin konciz të territorit dhe ekonomisë së hapësirës. Gjysma e territorit të Shqipërisë, 13 mijë e 416 km 2 është monitoruar rregullisht nga Satelitët Albania 1, Albania 2 duke ofruar për institucionet të dhëna me rëndësi për zjarret, përmbytjet dhe ndërtimet pa leje.  

Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të dikastereve të ndryshme, në det e terren kanë theksuar sot dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore.

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se dy satelitëve Albanian 1 dhe 2 i janë shtuar edhe 8 të tjerë për të sjellë imazhe më të qarta pa asnjë kosto shtesë, të ofruara nga Kompania Hapësinore.  Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.

 “Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamundur korrupsionin”- tha Rama.

Megjithatë, edhe pse fokusi ishte për satelitët, Rama e vuri theksin edhe tek digjitalizim i shërbimeve të Kadastrës. Kryeministri e cilësoi si sukses digjitalizimin e shërbimeve publike.

“Shqipëria është botërisht e njohur nga institucionet ndërkombëtare si vend lidr në rajon për shërbimet e digjitalizuara publike. Më vjen mirë që hoqëm një barrë të tmerrshme nga shpina për titujt e pronësisë dhe aksesit të qytetarëve të pronësisë, Duke kaluar në një fazë të re dhe shumë të avancuar. Kadastra ka kaluar në sistem të digjitalizuar, gjë që ka krijuar një konfuzion të madh brenda sistemit të shërbimit tek individët e mësuar që i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtruar pushtetin e tyre të vogël.”- tha Rama.

Duke vijuar komentin e tij për shërbimet e digjitualizuara të Kadastrës, Rama ka paralajmëruar se nga sektori i Kadastrës do të ketë shumë dorëheqje, për shkak të vendosjes edhe të sistemit të ri digjital. Rama tha se do të këtë lëvizje nga shumë ata punonjës që kanë qëndruar në këtë institucion padrejtësisht, por gjithsesi bëri thirrje edhe për punonjës të rinj, të cilëve u garantoi paga konkurruese.

“Dje më çonte një screenshoot të një bisedë me një drejtor, që fliste për një dosje. Ai thoshte; si të ndihmoj unë mor vëlla kur në pronat tona na del Bulqiza e Gramshit dhe jo të qytetet e tyre dhe se po iknin punonjësit. Po ata ndoshta ikin se nuk iu vjen ndonjë copë e majme. Kjo është mundësi e madhe për të gjithë ata të rinj të shkolluar që të shërbejnë për shtetin, me paga konkurruese për tregun, siç do të jenë ato të Kadastrës. E kam shumë të qartë se në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht.”, tha Rama.

Një thirrje e pati edhe për ekspertët e IT të cilët i ftoi të punonin në shtet me paga konkurruese.

Nga 3 korriku, nuk do të ketë asnjë sportel të Kadastrës pasi çdo shërbim do digjitalizohet. Janë 71 shërbime të kadastrës që do të merren online përmes platformës ‘E Albania” duke nisur sot  kështu dhe reformën e Kadastrës.

Lajmin e bëri të ditur më 30 qershor kryeministri Edi Rama ku ftoi të rinj të aftë për të aplikuar për vendet e lira. Për ata që janë të zotë në Kadastër u kërkoi të qëndrojnë dhe të vijojnë punën. Dhe për të gjithë paralajmëroi se do të ketë një rritje të konsiderueshme të pagës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Rama thirrje punonjësve të IT-së të punojnë në shtet: Do të paguheni më mirë se kudo tjetër në Rajon e se kudo në sektorin privat

 

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar punonjësve të IT-së që të punojnë për shtetin shqiptar, ndërsa u premtoi paga më të mira e konkurruese se në sektorin privat apo edhe krahasuar me Rajonin.

Një i ri me formim në TIK të mos shohë si alternativë largimin nga Shqipëria dhe as largimin e privat si një mundë të vetme, pasi ne u kemi dhënë mundësinë se kush do të punojë për shtetin shqiptar për të krijuar në Republike ku mbrojtja kibernetike shërbimet digjitale apo te shërbimi imazheve satelitore do të paguhet me mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe se kudo tjetër në sektorin privat.’- tha Rama.

Ora 11:46
Rama: Kompania hapësinore na vuri në dispozicion dhe 8 satelitë të tjerë për imazhe pa kosto shtesë, e bën të pamundur korrupsionin

 

Kryeministri Edi Rama tha se Kompania Hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 saletlitë të tjerë për të sjellë imazhe. Ky monitorim, thotë Rama e bën të pamundur korrupsionin.

“Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur u ftëm në këtyë prpces. Në shtator firmosëm marrëveshjen, në janar u krye dhe lëshimi në hapësirë i dy satelitëve tanë. Deri në 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme. Përpos atyre 2 satelitëve kemi edhe 8 të tjerë pa asnjë kosto. Kemi një bazë të leximit të territorit sipas nevojës së dikastereve. Ajo hartë e bën të pamudur abuzimin me territorin e përmbytur. E bën të pamudnur korrupsionin sepse nëpërmjet imazhit ne s’gënjejmë dot.”- thotë Rama.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/07/2023 01:43

    Nuk na sqarove,sa kushton perdorimi i nje sateliti e sa i nje droni?

    Përgjigju
  • Allai billai: 05/07/2023 17:38

    Një vrimë në ujë, s'ke për të rregulluar asnjë gjë, vetëm fjalë, monitoron pronat që zapeohen, pyjet që digjen në kohë reale, por s'ke fuqi të nderhysh e rregullosh e zgjidhur asnjë gjë

    Përgjigju
  • Lushka: 05/07/2023 16:47

    Jeni nje kryeminister katil per popullin e tin e ka pushtuar tiranen amerika latine me eskorta 100 euro . E katandise me keq se ai plaku mere qe ka hallin e trashegimtareve. Na vrave shpresen na katandise si mos me keq dyqanet me qera shumica biznese qe falimentojne dita dites mjeket profesioniste iken . Tani mban peng eliten e re ... nje maskarade e madhe nje fallsitet i gjalle. Un skam cte te bej por te lej zotin si ato pak shqiptare qe kan nje sy me shum se qorrat.

    Përgjigju
  • Eri: 05/07/2023 13:27

    Po plazhet do monitoring. Po I zene sipas qejfit. Te penalizohen punonjesit e bashkive qe I lejojne.

    Përgjigju
  • Dori: 05/07/2023 12:08

    Nuk kemi helikopter per shuarjen e zjarreve,i vetmi shtet ne europ pa hekurudhe,korrupsioni dhe droga ka mbuluar gjithcka...e ky flet per satelit.E shikon Surrelin nga sateliti?

    Përgjigju
  • Arbëri: 05/07/2023 11:47

    Të sollen pamje edhe nga veriu i Kosovës kur u kidnapuan tre policët e Kosovës, që pastaj këto foto i dergove në Beordrad!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi! Balla komunikim me homologun

Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi! Balla komunikim me homologun