Prezantohet projekti i Kampusit Universitar të Arteve/ Veliaj: Premtim i mbajtur për studentet (VIDEO)

TIRANË- Universiteti i Arteve do të kthehet jo vetëm në një hapësirë të denjë akademike, por edhe në një pol kulturor të rëndësishëm, që nxit kreativitetin dhe gjeneron kulturë.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Kulturës prezantuan sot projekt-idenë për Kampusin e ri Universitar të Universitetit të Arteve, një tjetër premtim i mbajtur ky ndaj studentëve në kuadër të Paktit për Univeristetin.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky projekt është treguesi më i qartë se e gjithë kjo punë nuk është çështje fushate elektorale, por një pasion për të punuar për Tiranën. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:45
Kampusit i Ri Universitar, ja FOTOT e projektit
1 / 23
2 / 23
3 / 23
4 / 23
5 / 23
6 / 23
7 / 23
8 / 23
9 / 23
10 / 23
11 / 23
12 / 23
13 / 23
14 / 23
15 / 23
16 / 23
17 / 23
18 / 23
19 / 23
20 / 23
21 / 23
22 / 23
23 / 23
Ora 19:11
Kastriot Çaushi kujton kohët e dhimbshme: E kam përjetuar me vite të tëra (VIDEO)

Aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi njëherazi pedagog në Universitetin e Arteve tha se ndryshimi që po ndodh në këtë godinë është historik për të lënë pas një epokë të dhimbshme e cila do të pasohet nga një projekt.

"Këto ambiente janë njësoj si para 40 vitesh. Kur vjen dimri studentët lidhen me shall dhe i bien pianos. kur erdhi para pak kohëve projekti për godinën qendrore, dukeshin të gjithë muret të hedhura në tokë. Ajo po ndërtohet dhe besoj se para vitit të ri do jetë gati. Pas kësaj është bërë një bisedë për sallën e madhe. Isha skeptik por u bë një marrëveshje dhe u gjetën financat dhe ne do kemi do një xhevahir. E kam përjetuar me vite të tëra me dhimbje dhe jam optimist se ndryshimi do të ndodhi. Kryeministri një ditë më ka dëgjuar një ditë për gjithçka dhe ndryshimi po ndodh me vullnetin e tij dhe drejtuesve të tjerë", tha Çaushi.

Ora 19:03
Ministrja e Kulturës: Nëse duam art, duhet të investojmë për të (VIDEO)

Ministrja e Kulturës Elva Malgariti foli për projektet e realizuara për studentët të cilat siç tha ajo kanë ardhur nën frymën e bashkëpunimit.

"Ta filloj pikërisht nga kjo biseda e fundit. Energjia është ajo që na bën bashkë. Jemi këtu për të vijuar ëndrrën e studentëve e cila nisi pikërisht përmes protestës. Kur kam ardhur në Akademinë e Arteve kërkesa e parë ishte për sallën e koncerteve. Kur e pashë nga afër sallën u emocionova dhe u bëra shpresëplotë për ta realizuar. Pak javë më parë firmosëm për projektin e sallës. ka nevojë të bëjmë art por edhe të investojmë për artin. Ja dolëm të kishim një program të plotë me të gjitha funksionet bazike dhe jo bazike. Kjo energji u përcoll më tej", tha Margariti.

Ora 18:58
Veliaj: Ka një kohë për protestë dhe për të bërë punën, për mbajtjen e premtimeve duhet konsesus (VIDEO)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky projekt është treguesi më i qartë se e gjithë kjo punë nuk është çështje fushate elektorale, por një pasion për të punuar për Tiranën.

“Mund të ketë njerëz që thonë, ore këta me çfarë merren në pikë të vapës, zgjedhjet kanë mbaruar, a nuk duhet të mbaronte edhe gjithë kjo gjë politike? Por, besoj që është dëshmi e qartë që nuk është punë fushate, nuk është punë yryçi i atyre 30 ditëve ku duhet impresionuar mileti me projekte dhe makete. Bëhet fjalë për një pasion që e ndajmë të gjithë bashkë, që quhet qyteti i Tiranës. Unë e ndaj edhe për shkak të detyrës, por besoj që të gjithë ne që e kemi lidhur jetën me këtë qytet, kemi hedhur rrënjë në këtë qytet, e shohim të ardhmen në këtë qytet”, tha Veliaj.  

Ai shprehu besimin se siç ka treguar koha, ndonëse në fillim ka pasur skeptikë dhe debate, produkti final ka dalë fantastik.

“T’i përveshim mëngët, t’i futemi procesit të gjetjes së fondeve, është momenti ideal ku bashkia e re konstituohet, do të thotë që fillojmë buxhetojmë, është edhe mesi vitit ku edhe qeveria e shikon se sa janë shpenzuar deri në  mes vitit dhe çfarë mund të rialokoj për projekte të tilla fantastike dhe jam i bindur që si stadiumi, që nuk kaloi pa një sherr, pa debat, pa diskutim, pa ndezur disa gjakra, pa kaluar të gjithë sitën e lëvizjeve “mos e prek”, doli një produkt më i mirë, jam i bindur që mbas debateve edhe ky i sotmi nisi si ide, por do të përfundojë si produkt fantastik”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se edhe pse nga ky universitet kanë dalë shumë talente që na nderojnë kudo në botë, infrastruktura lë për të dëshiruar. Ndaj, theksoi Veliaj, edhe projekti i ri nuk është një listë dëshirash, por një plan konkret për t’u implementuar. “Kush ka punuar ose kush si puna ime i ka rënë rruga ose mundësia për të hyrë e kupton që përtej fasadës edhe produktit më të shkëlqyer “made in Albania”  që ka dalë nga këto dyer, në fakt lë shumë për të dëshiruar gjendja e ambienteve fizike. Këtu bëhet fjalë për të trajtuar fizikisht shtesën e ambienteve. Nuk është një listë dëshirash, por është në plan për t’u implementuar; ka të bëjë me shtesën që do t’i bëjmë kampusit ose asaj që është godina kryesore e Akademisë së Arteve”, tha ai. 

Kreu i Bashkisë nënvizoi se deri më tani janë shpërndarë mbi 20 mijë karta studenti dhe janë mbi 100 biznese që i janë bashkuar kësaj nisme. Veliaj tha se menjëherë pas përfundimit të tre godinave të fundit në për t’u rikonstruksuar në Qytetin Studenti, puna do të fillojë për Kampusin e Ri Universitar për Universitetin e Tiranës.

“Çdo gjë është e bukur në kohën e vet, ka një kohë për të qeshur, ka një kohë për të debatuar dhe një kohë për të punuar. Ka një kohë për ditë, ka një kohë për protestë, ka një kohë për të bërë punën e atyre gjërave për të cilat u angazhuam. Jam i lumtur që mbi 20 mijë studentë kanë marrë Kartën e Studentit dhe mbi 100 biznese janë pjesë.  Me t’u kthyer në shtator nga pushimet, edhe pjesa tjetër e studentëve do të pajiset me Kartën e Studentit, ndërkohë që ndihem mirë për faktin që na kanë ngelur edhe 3 konvikte në Qytetin Studenti.   Me të mbaruar ato të treja ne do të jemi gati për të filluar atje Kampusin e ri universitar”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se Tirana është qyteti ku shumë të rinj kanë vendosur që të ndërtojnë të ardhmen e tyre, ndaj edhe vëmendja e të gjithëve është fokusuar që ky qytet të ecë përpara çdo ditë.

“9 nga 10 studente kanë vendosur që do të jetojnë në Tiranë. Në fakt personi i 10-ë është thjesht duke e menduar, por nuk do të thotë që do të kthehet pas. Kështu që, për sa kohë që kemi lidh fatin me këtë qytet, unë besoj te ajo që quhet fushata vazhdueshme, pra një fushatë e përditshme, që s’ka të bëjë fare me fushatën e zgjedhjeve, por ka të bëjë me fushatën apo me ngutin, apo me zellin tonë, që ky qytet të eci përpara çdo ditë”, u shpreh Veliaj teksa deklaroi se ky është një tjetër premtim i mbajtur.

Projekti i ri evidenton vlerat më të mira arkitekturore dhe historike. Universiteti i arteve është një prej tre objekteve të projektuara nga Bosio në sheshin “Nënë Tereza”. Ngritja e Kampusit të ri do të ofrojë ambiente të reja studimi: laboratorë krijues, Opera Studio, jo vetëm një sallë historike shfaqjesh të rikonstruktuar, por edhe salla të reja, që do t’i shërbejnë jo vetëm procesit studimor, por do të shtojnë hapësirat performuese për të gjithë artistët.

Ora 18:56
Shahini: 2 mld lekë të reja më shumë për studentët, do punësojmë si pedagogë edhe artistët pa grada shkencore (VIDEO)

Ministrja e Arsimit Besa Shahini deklaroi nga ceremonia e prezantimit të Kampusit Universitar se shumë ndryshime kanë ndodhur që pas protestës së studentëve pas reformave të ndërmarra në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Bashkisë së Tiranës. Shahini i bëri thirrje studentëve që të vijojnë të parashtrojnë kërkesat e tyre edhe gjatë zgjedhjeve që do të zhvillohen këtë fillim-vit në Universitet.

"Dua të flas pak për Paktin për Universitetin. Në dhjetor dëgjuam studentët dhe në janar hartuam planin i cili ka në vëmendje studentët për punësim dhe projekte studentore. Do të shtojmë buxhetin për bursat dhe për shërbimet e tjera që i nevojitet studentëve. Shtesa këtë vit kapi vlerën e 2 mld lekëve të reja. Këtë do e realizojmë edhe më mirë vitin tjetër. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë edhe me Ministrinë e Kulturës. me bashkinë kemi mundësuar pajisjen e studentëve me karta. Portalin për transparencën financiare dhe kemi mundësuar që kushdo të shohë financimin për çdo universitet. Një plan i cili është mbyllur tani vonë iu përket juve. Ka të bëjë me statusin e veçantë. Ju si studentë doni artistët më të mirë si pedagogë edhe pse nuk kanë grada shkencore dhe ne do ta mundësojnë.  Kemi shumë punë për të bërë dhe ta dini se e kemi marrë shumë seriozisht sepse kthim mbrapa nuk ka. Dua të ndaj një rezultat me ju. përderisa studentët ishin të kënaqur me pedagogët dhe jo me drejtuesit dhe kjo na shtyn të mendojmë se çfarë do bëjmë. Duhet të përmendim që në fillim të vitit tjetër janë edhe zgjedhjet. Dua që ju si studentë të prezantoni kërkesat tuaja te këto fushata. Pakti nuk realizohet pa ju", deklaroi Shahini.

m.v./b.ha./Shqiptarja.com
Komento