Rama 'nuk pret' investitorët: Kemi mundësi për ta bërë vetë Aeroportin e Vlorës! Balluku kritika për atë të Rinasit (VIDEO)

VLORË- Qeveria ka prezantuar projektin e Aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do t'i heqë monopolin aeroportit të Rinasit "Nënë Tereza", dhe do t'i japë fund "makthit" siç e quajtur kryeministri Edi Rama, të çmimeve të larta të biletave.

Nga Vlora, gjatë fjalës së tij, Rama zbuloi se punimet do të nisin në pranverën e vitit 2020, por theksoi se aktualisht deri më tani nuk ka një kompani fituese që do të vërë në zbatim projektin, tashmë gati. Të gjendur në një situatë të tilë, Rama tha se qeveria shqiptare ka kapacitet dhe mund të fillojë punimet, për të mos e shtyrë më në kohë ndërtimin e këtij Aeroporti, deri sa të zgjidhet kompania fituese. Ai së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zbuluar disa detaje nga projekti. Pista do të jetë 3.2 km e gjatë dhe 60 metra e gjerë, ku puna do të bazohet në tre kolona kryesore: Aviacioni Civil; Cargo-s e tregtisë së mallrave dhe mirëmbajtja e avionëve.

Duke u ndalur tek emri për Aeroportin e Vlorës, për të cilin teksoi se nuk do të jetë thjesht turistik, Rama tha se ua lë në dorë qytetarëve, ndonëse në kokë kishte një ide, por preferoi që të mos e bënte publike.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:21
Si do quhet Aeroporti i Vlorës? Rama ka një kërkesë për vlonjatët

Kreu i qeverisë, Edi Rama ua ka lënë në dorë qytetarëve sa i takon emrit të Aeroportit të Vlorës, ndonëse tregoi se kishte në kokë një ide, por preferoi që të mos ta bënte publike.

Merruni me emrin se si do ta quajmë, unë e kam një ide, por do ta them më vonë", tha Rama.

Ora 18:18
Rama: Do marrë fund 'makthi' i çmimeve të larta, ja kur do të nisin punimet për Aeroportin e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kantieri i punimeve për Aeroportin e Vlorës do të çelet në pranverën e vitit 2020. Teksa prezantoi disa detaje nga projekti, Rama tha se me ndërtimin e Aeroportit, për të cilin theksoi se nuk do të jetë vetëm turistik, do të hapen 1 mijë vende pune, si dhe do t'i japë fund "makthit" të çmimeve të larta".

"Pranverën e viti 2020 fillon puna në kantier. Me kompaninë tonë ajrore që dhe ajo mori kohën ë saj për t'u vënë në vijë dhe për të filluar fluturime. Tmerri i biletave të shtrenjta të marrë fund një herë e mirë. Duhet pak durim dhe kohë në planin afat-mesëm. Sistemi i çmimeve do të normalizohet, se me ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe Vlorës, do të ketë më shumë zgjedhje dhe mundësi", tha Rama.

Ora 18:04
Rama 'nuk pret' investitorët: Kemi mundësi për ta bërë vetë Aeroportin e Vlorës

Aeroporti i Vlorës nuk ka ende një kompani që do të marrë përsipër ndërtimin e saj dhe më pas menaxhimin. Gjatë prezantimit të projektit, kreu i qeverisë Edi Rama tha se nuk është shpallur një kompani fituese, por theksoi se qeveria Shqiptare ka kapacitet për të nisur punimet, në mënyrë që të mos vonohet me zbatimin e projektit që tashmë është gati.

"Nuk kishte interes në filllim. Përpkjekja e parë u bë si rezultat i një gadishmërie nga ana e qeverisë turke për të na ndihmuar, jo për arsye komerciale, por për të na dhënë një dorë që ne ta ndërtonim, por pas disa negociatash kuptuam që nuk kishim pika të përbashkëta. Nga janari në gusht kanë hyrë 4 mln e 850 mijë të huaj që është një shifër shumë më e lartë se shifra e 3-4 viteve më para, vetëm në verë janë 3.4 milion. Në 5 vjet kemi dyfishuar numrin e vizitorëve të huaj në Shqipëri, kjo ka ndikuar tek ata që janë të interesuar që të zhvillojnë infrastrukturën e mikpritjes, si në hoteleri nga kompani të rëndësishme të huaja, ashtu si kundër edhe nga disa kërkesa mbresëlënëse që shpresojmë që të arrijmë marrëveshje për disa sektorë të mëdha të turizmit. Marrë shumë mesazhe nga të "paduruarit Vlonjatë" që "shiko se ku jetoj unë". Arsyeja pse do investojmë në qendër të qytetit është se ajo do të jetë zona e mikpritjes, se jo të gjithë duan që të shkojnë në hotele, por në disa shtëpi. Por ka shtëpi që gjendjen ende në kontekte krejtësisht jo për të ofruar turizëm. Po punohet për një projekt për ndërtimin e një tuneli të Llogarasë, se jo të gjithë kanë guximin dhe dëshirën për të hypur malit. Janë të rëndësishme, por patjetër që më e rëndësishme është Aeroporti Ndërkombëtar. Sot e shohim që ka jo pak shprehje interesi. Akoma jemi në një proces të diskutimit të brendshëm për mënyrën se si do të procedojmë. Tani kemi dhe opsionin e përfshirjes së një kompanie të huaj dhe operimin e saj, por edhe për ta filluar vetë ndërtimin për të mos vonuar. Kemi përcaktuar vetë një shumë për fillim, për të filluar një garë me kompani të specializuara", tha Rama.

Ora 17:40
Balluku: Pse Aeroporti i Vlorës do jetë më i miri...kritika të ashpra për atë të Rinasit

1568648013_balluku.jpg

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zbuluar disa detaje nga aeroporti i Vlorës, ku vuri theksin se është një projekt modern i parametrave ndërkombëtar, por nuk munguan edhe kritikat për aeroportit të Rinasit.

"Nuk është më një ëndërr,por realitet. Një aeroport loë-cost. Aeroporti i Tiranës, Biznesi i ka prekur xhepat e shqiptarëve, ka cenuar sigurinë. Kemi marrë masa. Ka pasur ndryshime të mëdha në linjën menaxheriale, presim që të na prezantohet plani i investimeve që kanë munguar. Presim që të ketë ndryshime të mëdha. Një piste e parametrave ndërkombëtare. "Air Albania" shumë shpejt do fluturojë drejt SHBA-së.  3.2km pista e aeroportit të Vlorës, me gjerësi 60 metra duke plotësuar kushtet e një aeroporti modern. Tre kolona kryesore" Aviacioni Civil, të gjitha funksionet. Cargo-s e tregëtisë së mallrave dhe shtylla e tretë është mirëmbajtjen e Avionëve", tha Balluku. 

Ora 17:37
Aeroporti i Vlorës/ Leli: Do i ndryshojmë faqen turistike vendit! Ia dolëm

Fjalën hapëse në prezantimin e projektit të Aeroportit të Vlorë është mbajtur nga kryebashkiaku Dritan Leli.

"Do të ndryshojë faqen turistike të Vlorës, në vitet në vijim. Falenderoj Ramën për realizimin e ëndrrës së madhe të vlojantëve, ministren Balluku që në momentin e parë tha "Tan ne do t'ia dalim" dhe ne sot ia dolëm", tha Leli.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Selenicë Selam Musaj: 17/09/2019 09:31

    Meru leket vlonjateve, kane bere shume me punë..

    Përgjigju
  • Populli: 17/09/2019 08:12

    Ca malli pi ky ne skemi akoma uj ky thot aeroport

    Përgjigju
  • Ali: 17/09/2019 01:12

    Aeroporti muckonjave nqe do te VIJNE nga Italia

    Përgjigju
  • Diana: 17/09/2019 01:12

    ME DUKEN SI ENDRRA NE XUNKTH,,,,POR GUR GUR BEHET MUR.....

    Përgjigju
  • Mili: 17/09/2019 01:08

    Po aeroporti i sarandes mbaroje??

    Përgjigju
  • Vlora: 17/09/2019 00:46

    Me ke do e ndertosh vete me Sinan Idrizin qe ka 5 vjet su jep rrogat lojtareve?

    Përgjigju
  • hello: 16/09/2019 21:58

    ISMAIL QEMALI AIRPORT

    Përgjigju
  • Mirditor: 16/09/2019 20:57

    Sa flasin shqiptaret! qëdomos pushtetaret.

    Përgjigju
  • Fredi: 16/09/2019 18:09

    Ja dolëm, e ndërtuam, yyyy sa i bukur, bravo!

    Përgjigju
  • Mondi: 16/09/2019 17:53

    Mbaroni portin qe do pak lek pastaj enderroni. Na mbushni dhe mendjen pa le sikur vetem ju jeni te mencur

    Përgjigju
  • Mondi: 16/09/2019 17:49

    O kryetar ithoj rames te mbaroj portin njeher qe e keni filluar pastaj merruni me endrrat si aeroporti a ku di une se cfare.

    Përgjigju