Prezantohet projekti për ‘Lungomare 3’, takimi me banorët pa asnjë masë anti-covid, mbi 15 persona në ambient të mbyllur dhe pa distancë (VIDEO)

VLORË- Duke shkelur masat anti-COVID Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e pandemisë, kompania greke “Thymio Papayannis and Associates” prezantoi sot projekt-idenë për "Lungomare 3".

Në dëgjesën që u zhvillua në ambientet e një hoteli në Vlorë ishin më shumë se 15 persona dhe pa asnjë distancë mes tyre, ku kishte edhe persona pa maska. 

Banorët e Orikumit dhe Radhimës janë shprehur kundër këtij projekti.  Shtëpitë po shemben, thanë ata, pa përfituar legalizimin. Ndërsa akuzojnë edhe për shembje selektive dhe mungesë transparence.

“Banorët nuk është se kundërshtojnë vënien në zbatim të këtij projekti, por ajo që banorët kërkojnë me të drejtë është konsultimi publik dhe gjetja e një zgjidhje. Çuditërisht, brenda një kohe shumë të shkurtër një proces i cili nuk ishte mbyllur për 15 vjet apo 20 vjet ASHK së bashku me IKMT i kanë skualifikuar me pretendimin kryesor se janë ne breg të detit”, shprehet avokati Armando Cakrani.

Avokati i banorëve shprehet se ka bërë padi ndaj bashkisë së Vlorës dhe Kadastrës.

Të paktën mbi 20 objekte, për disa prej tyre është vendosur pranimi i padisë nga Gjykata dhe janë marrë disa masa pezullimi të prishjes së objektit. Por, kjo është pjesa që mund të bëj unë ligjërisht për shkak të funksionit tim, por pjesa që duhet të bëj shteti është që të ndali këtë paligjshmëri”, tha Cakrani.

Shembjet në bregdetin e Rradhimës dhe Orikumit nisën në muajin shtator ku u shembën me dhjetëra objekte. Shembje këto të cilat priten të vazhdojnë ende për realizimin e projektit "Lungomare 3" që  fillon nga zona e tunelit në Ujin e ftohtë deri në Orikum. 

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andueli: 24/11/2020 22:01

    Rruspen atyre maskarenjve qe kane zaptuar detin

    Përgjigju
  • Paradoksi: 24/11/2020 19:48

    Saktë xXX,sh e vërtetë,këta Hajnat dhe Grabitqarët e bregut,e jo vetëm, të thonë mirë edhe kaq..,duke fituar pa hesap në Tokë t'Zanun!!!

    Përgjigju
  • xXx: 24/11/2020 18:18

    Ata që e kanë pasur në breg të detit të thonë faleminderit që zgjati dhe kaq se normalisht duhet ti prishnin vetë dhe ta kthenin në gjendjen e mëparshme pa harxhuar akoma nga taksat e shqipëtarve të ndershëm.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë