Prifti-Beqiri në Gjykatë
mbrojtje si Meta dhe Mediu

Prifti-Beqiri në Gjykatë <br />mbrojtje si Meta dhe Mediu
TIRANE-Dritan Prifti, ka bazuar mbrojtjen ligjore para Gjykatës së Lartë, duke ndjekur rrugën e ish-ortakut të tij Ilir Meta dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Në kërkesat paraprake që lexoi në gjykatë, avokati i ish-ministrit të Ekonomisë, Fatmir Braka theksoi se të gjitha materialet e prokurorisë janë nul, për shkak se ato janë marë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale por dhe se praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë ndalon përdorshmërinë e tyre.

Në vijim të këtij argumenti, avokati i Dritan Priftit i ka përmendur trupit gjykues disa vendime gjyqësore, si atë të pafajësisë së ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, vendimin e 2009 të pushimit të dosjes në ngarkim të ministrit Fatmir Mediu dhe vendimin e ndërmjetëm të marë nga Gjykata e Lartë, për papërdorshmërinë e aktit të ekspertimit të bërë nga amerikani Gleen Bard. Më tej avokati përmendi se ky ekspertimin është bërë në një kohë, kur klientit të tij nuk i ishte hequr imuniteti që gëzon si deputetet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe për pasojë sjell paligjshmërinë e ekspertizës.

Në fund të kërkesave paraprake avokati Braka, i ka kërkuar trupit gjykues shpalljen e pavleshmërisë absolute të dosjes për shkak se të gjitha veprimet e kryera në të janë nul. Në të njëtën linjë me mbrojtjen e ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, ka qëndruar dhe avokati i ish-zv/ministrit Leonard Beqiri. Avokati Vladimir Meçi, u shpreh se ashtu si në dosje Meta-Prifti ku nuk ekzistonte fakti, edhe në këtë çështje nuk ekziston fakti. Ndërkohë që prokurori i çështjes Bujar Sheshi ka kërkuar 10 ditë kohë, për ti dhënë përgjigje kërkeasve të avokatëve, që siç i quajti ai janë tepër komplekse. Dy të pandehurit Prifti dhe Beqiri nuk ndodheshin në sallën e gjyqit. Në video ata shfaqen duke ndarë një shumë prej 70 mijë euro.
(sg/eq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale