Prill-Qershor, Sejko: Rritja ekonomike u përshpejtua, norma e interesit nuk ndryshohet, punësimi mbetet problem

Ekonomia e vendit po rikuperohet me ritme të shpejta, kështu u shpreh në konferencë për shtyp guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Duke qenë se përmirësimi ekonomik është dukshëm Sejko tha se qeveria duhet të mendojë për konsolidimin fiskal.

"Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se faktorët mbështetës të rritjes ekonomike janë forcuar gjatë tremujorëve të fundit. Po ashtu, perspektiva e zhvillimeve ekonomike ka ardhur drejt përmirësimit dhe rreziqet e kahut të poshtëm – ndonëse të pranishme – kanë ardhur drejt zbehjes. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se inflacioni vijon të mbetet nën objektiv, se pasojat e pandemisë në ekonomi vijojnë të jenë prezente, dhe se rritja ekonomike vijon të kërkojë mbështetje nga një miks stimulues politikash monetare e fiskale. Në këtë kontekst, Këshilli gjykon se politika monetare duhet të vijojë të mbetet në kahun lehtësues përgjatë gjithë horizontit afatmesëm. Stimuli monetar do të ndihmojë në ruajtjen e likuiditetit të bollshëm dhe kostove të ulëta të financimit, duke nxitur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të sektorit privat. Në këtë mënyrë, ky stimul do t’i shërbejë forcimit të qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike, rritjes së punësimit dhe të pagave, si dhe kthimit të qëndrueshëm të inflacionit në objektiv. Ekonomia shqiptare u rrit me 5.5% gjatë tremujorit të parë, duke tejkaluar pritshmëritë tona. BSH gjykon se rritja e qëndrueshme punësimit dhe pagave do të ndjekë zgjerimin e kërkesës për mallra dhe shërbime. Politika monetare e BSH ka vijuar të gjenerojë një ambient financiar të qetë dhe normal. Kredia për sektorin privat shënoi një rritje mesatare prej 7.7%", tha Sejko

Guvernatori shtoi se përmirësimi ekonomik ka ardhur si pasojë e rritjes së konsumit dhe përmirësimit me situatën e pandemisë, por ngriti shqetësimin për nivelin e lartë të papunësisë.

"Rritja ekonomike do të mbështetet nga zgjerimi i konsumit, rritja e eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Tregu i punën ka ecuri të plogësht ne tremujorin e parë, niveli i punësimit vijon të mbetet poshtë atij të regjistruar para pandemisë, ndërsa presionet e tregut për rritjen e pagave janë ende të zbehta. Rritja e qëndrueshme e pagave dhe punësimit do të ndjekë me vonesë kohore zgjerimin e kërkesës për mallra dhe shërbime", tha Sejko

Nga ana tjetër Sejko tha se është rikuperuar edhe gjendja ekonomike e bizneseve.

"Këshilli Mbikëqyrës thekson se normalizimi gradual i situatës ekonomike dhe forcimi i qëndrueshmërisë së rimëkëmbjes duhet të risjellin në fokus të vendimmarrësve nevojën e përshpejtimit të agjendës së reformave strukturore. Këto reforma duhet të synojnë rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e mëtejshëm të klimës së investimeve dhe të biznesit, si dhe forcimin afatgjatë të qëndrueshmërisë së financave publike", u shpreh Sejko

Përpos këtij përmirësimi, Këshilli i Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e ulët historik prej 0.5%.

" Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi që norma bazë e interesit të mbetet e pandryshuar në nivelin 0.5%, dhe të normat e interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, të mbeten përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%", tha Sejko.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin