Princ Harry dhe Meghan fotografohen për herë të parë bashkë që pas largimit nga mbretëria (FOTO)

Princ Harry dhe Meghan fotografohen për herë të parë bashkë që pas largimit nga mbretëria (FOTO)

Harry dhe Meghan

Princ Harry dhe Meghan janë fotografuar së bashku për herë të parë në publik që pas largimit nga mbretëria.

Ata dolën nga një aeroplan në Kanada në datën 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit.

Sipas Daily Mail, çifti ishin të buzëqeshur duke  mbajtur çantat e tyre ndërsa  mbërritën në Kanada pa të voglin e tyre Archie pasi fluturuan nga SHBA-ja.

Çifti zgjodhi të bënte një fluturim komercial kësaj radhe, sedhe pse më parë fluturonin vetëm me avion privat.

Meghan zgjodhi gjithashtu një veshje eko-miqësore për fluturimin.

meghan ishte e vehur me një lëmishë me shirita, xhinse dhe flokët  e lëshuara.

Ndërkohë, Harry kishte vshur një triko gri, xhinse dhe një kapelë bejsbolli.

Supozohet se ishin në Shtetet e Bashkuara për takime biznesi, ndërsa ata kërkojnë të shkëputen nga familja Royal dhe të fillojnë të fitojnë para vetë.

Duke u bazuar nga buzëqeshjet e tyre ndërsa ecnin përgjatë shkallëve të aeroplanit mund të thuhet se gjithçka kshte shkuar mirë.

Ekipi i princit Harry zhvilloi bisedime me bankën e diskutueshme të investimeve "Goldman Sachs".

Vendimi i tyre për të punuar me akademikë këtë javë në një universitet në Kaliforni, pa dyshim do të shtrojë më shumë pyetje nëse dyshja planifikon të zhvendoset në Bregun Perëndimor përgjithmonë.

Nëna e Meghan Doria jeton në Los Angeles, rreth 6 orë larg Stanford, një faktor i mundshëm në vendimin e tyre të largimit.

Harry dhe Meghan 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot

Do të shpërbleheni për këmbënguljen tuaj...çfarë thonë yjet për ju sot