Princi i vogël i Meghan-it dhe Harry-t feston ditëlindjen e parë, mamaja i përgatit tortë me luleshtrydhe

Princi i vogël i Meghan-it dhe Harry-t feston ditëlindjen e parë, mamaja i përgatit tortë me luleshtrydhe

Meghan dhe Archie

Meghan Markle krijoi një tortë me luleshtrydhe dhe krem ndërsa princi Harry dekoroi rezidencën e tyre në Los Angeles me balona për të shënuar ditëlindjen e parë të djalit të tyre Archie.

Princi Harry, 35 vjeç dhe Meghan Markle, 38 vjeç, aktualisht po jetojnë në rezidencën prej 18 milion dollarësh të Tyler Perry në Beverly Hills me djalin e tyre, pasi zyrtarisht u tërhoqën nga detyra mbretërore në fund të marsit.

Sipas Daily Malil, burimet kanë zbuluar tani se çifti krijoi një festë të thjeshtë por tepër të gëzueshme për djalin e tyre.

Ata kanë shijuar ditën e relaksuar, ndërsa mes tyre u bashkuan edhe dy qenët e familjes.

“Miqtë më të mirë janë qentë e tij. Ata e bëjnë atë të qeshë dhe janë të butë me të”, ka thënë Meghan.

Në festë morën pjesë edhe Charlie van Straubenzee, shoku i fëmijërisë së princit Harry, Tiggy Pettifer, Prince Harry dhe ish-dado e William.

Gjithashtu përkundër tensioneve midis familjeve, Sussexes organizuan edhe video call me  Cambridges në mënyrë që kushërinjtë të mund ta shihnin njëri-tjetrin në një ditë të madhe. 

Eksperti mbretëror tha gjithashtu se nuk kishte gjasa që princi i vogël të merrte dhurata në ditën e madhe, duke thënë se ai ka gjithçka që nevojitet.

Ajo shtoi se çifti ka të ngjarë të vlerësojë dhuratat 'me kuptim', të tilla si dhurimet për fëmijët  në nevojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: Ramës i nevojitet elektoralisht shpallja e luftës ndaj korrupsionit – vetëm 1/3 e simpatizantëve të tij e vlerësojnë pozitivisht qeverinë në këtë drejtim

Zaloshnja: Ramës i nevojitet elektoralisht shpallja e luftës ndaj korrupsionit – vetëm 1/3 e simpatizantëve të tij e vlerësojnë pozitivisht qeverinë në këtë drejtim