Princi ministër i Arabisë Saudite vjen në Tiranë, takim me Ramën: Do mbledhim sa më shpejt Komitetin e Përbashkët për bashkëpunimin ekonomik mes 2 vendeve

TIRANË- Pas një kohe të gjatë pushimi, kryeministri Edi Rama dhe Princi ministër i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud premtuan se së shpejti do të mbahet mbledhja e komitetit të përbashkët për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.Pasojë e pezullimit të mbledhjes së komitetit prej vitit 2019 është bërë pandemia e COVID-19, e cila e pengoi, ndërsa tani vlerësuan se është koha e duhur për të vijuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me Faisal bin Farhan Al-Saud, kryeministri theksoi faktin se Arabia Saudite ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

"Vizita e tij, hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. I përsërita ftesën për të pritur princin e Kurorës. Besoj që tani më jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, të rritjes së volumit tregtar, bashkëpunimit në tërësi, ramë dakord për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falënderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funskion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar", tha Rama.

Princi ministër, Faisal bin Farhan Al-Saud, u shpreh se i Arabia Saudite është mbështetëse dhe përkrah integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Evropian. Ai tregoi edhe vizionin e tij lidhur me programin ambicioz të zhvillimit për 2030, për të cilin mezi pret të bashkëpunojë edhe Shqipëria.

 “Mbretëria jonë e vlerëson shumë marrëdhënien me Shqipërinë, ne patëm një diskutim shumë të mirë për bashkëpunimin në politik, ekonomi dhe ka shumë gjëra që Arabia Saudite mund të bëj në Shqipëri, ne kemi rritur statusin në një nivel ministerial, ne jemi shumë të angazhuar për këtë marrëdhënie, këtë miqësi, për bashkëpunim ekonomi, kemi një rritje të turistëve nga Arabia Saudite në Shqipëri dhe shpresoj të ndodh e kundërta. Ne diskutuam edhe për zhvillimet e ndryshme në Lindjen e Mesme në rajon e botë dhe kuptuam që kemi një qasje të përbashkët, ju mbështesim për integrimin në BE dhe do ju përkrahim për këtë agjendë të Shqipërisë. Ne vizionin për 20230 mezi presim që të bashkëpunojmë, ne kemi thënë nismën e gjelbër dhe janë iniciativa për pyllëzimin e Lindjes së Mesme”, tha ai.

Kjo ishte vizita e parë e Princit ministër i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud në Shqipëri.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritje pagash për mjekët, infermierët e mësuesit me 6% në vitin 2022, a është e mjaftueshme?

Komento

Komente

  • zio pio: 11/09/2021 15:12

    Ministri I jashtem i Arabise mbeshtet integrimin ne BE dhe do ta perkrahe vendin tone ne kete perpjekje (?!) , ky po qe eshte lobing i fuqishem.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Turqia 'luftë me të gjithë', shpall 'non grata' ambasadorët e 10 vendeve perëndimore! Mes tyre edhe të SHBA, Gjermanisë e Francës