'Prioritet i luftës sonë'/ Rama: Rrugës për në  SHBA për të sjellë sa më parë në Shqipëri vaksinën anti COVID

'Prioritet i luftës sonë'/ Rama: Rrugës për në  SHBA për të sjellë sa më parë në Shqipëri vaksinën anti COVID

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka njoftuar pak minuta më parë ka njoftuar se është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri.  

"Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s'do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara!", shkruan Rama në Twitter.

Në një konferencë për shtyp të para pak ditëve nga Kryeministria, Rama paralajmëroi se në Shqipëri nuk do të futet vetëm një lloj të vaksinës anti-COVID, por të firmave të ndryshme që kanë dalë dhe do të dalin në treg.  Kryeministri shpreh se kjo është një praktikë që po e ndjekin shumë vende të botës dhe njëjtë do të veprojë edhe Shqipëria, duke shtuar se çmimi nuk ka shumë rëndësi, por mbetet një sfidë që vendi të mos mbetet pas, duke qenë se nuk i ka kapacitet ekonomike njëjtë si vendet e BE-së apo SHBA.

Në një tjetër komunikim me mediat, Kryeministri deklaroi se "Kur të vijë vaksina kundër COVID ajo do të jetë falas për të gjithë".

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jeton kallojer Fadil Gjoleka: 06/12/2020 18:09

    O komentus të gjith juve që shani Edi Ramën ti ruani hanxharin Edit e tja boni pac.Edi Rama ēshtē burr i madh shteti. Ai po punon me mish e me shpirt por fundrinat nuk kan sy të shofin dryshimin. Shifini spitalet si jan krahasoini me spitalet e qenit bastard salmut si jan sot si nata me ditën. Po kta tru tharët se bëjn dot krahasimin se po plasin nga inati. Hec Ed gjigandi se ty të vlerson shumica pakica pler le të lefi pa pushim hum hum hum ha një tum.

    Përgjigju
  • Emigranti: 05/12/2020 17:36

    Shko mo merrene ne kine apo rusi sepse esht me e mir dhe me e lir

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/12/2020 16:00

    Rruges per mandatin e Trete dhe duke gatuar brumin serb per shqiptaret

    Përgjigju
    • Arbëri: 05/12/2020 16:35

      Bravo bravo bravo ...!!!

  • AltinTop: 05/12/2020 15:44

    Shko tek Erdogani... apo aty e ke marre vaksinen me kohe...

    Përgjigju
  • USA: 05/12/2020 15:28

    Bravo Edi.Po ja kalon dhe SHBAve sepse ne akoma na duhen 2 jave te filloje vaksinimi.Familjarisht po na vjen ishallah o YLL.

    Përgjigju
  • Tralala: 05/12/2020 15:20

    Cudi te gjith ballistet vrer nxjerrin per ramen ,yyy plera muti maskarenj zagar qelbesira..

    Përgjigju
    • Kacidhe: 05/12/2020 16:21

      Ballistat hane pula pine raki nuk i ze korona

  • Ela: 05/12/2020 15:14

    Njerez koti qe vetem te shani per cdo gje dini. Evropa eshte vend prodhues ashtu si edhe SHBA e popullata e tyre ka prioritet pastaj do e marrin te tjeret. Te gjitha vendet po bejne kete gje si Rama per Shqiperine, perfshi Kanadaja ku jetoj. Eshte shume e veshtire sigurimi i dozave per gjithe popullaten, aq me teper nga 1 kompani, prandaj jane lidhur marreveshje me shume kompani pasi eshte shume i kufizuar nr i dozave, nuk ka kapacitete prodhimi.

    Përgjigju
    • USA: 05/12/2020 16:20

      Bravo Ela.Po me thuaj a kemi ne Shqiptaret qeveri???Apo vetem nje kryehajdut.Per se paguhen ambasadore dhe ministra??!!!.Thuaj me mire do shkoje tek shoku i tij ne ish shtepine e Pol Castelano head of the Gambino family ne Staten island se ka indor pool.

  • ONI: 05/12/2020 14:55

    Baba jane siguruar dhe ks dale dhe grafiku ktu ku jetoj une....deri qershor te gjithe me vaksine....kuptohet me deshire.....

    Përgjigju
  • Fatosi: 05/12/2020 14:45

    Merr vaksinen moderna o hajvan kryeminister,,,je mesuar me katastrofa ti...

    Përgjigju
  • Edi: 05/12/2020 14:26

    Trego pse ke shkuar. Ti lepish *ythen administrates se re (Biden). Leri perrallat se nuk i ha me njeri. Idiot.

    Përgjigju
    • Goni: 05/12/2020 15:54

      Fiks fare. Tamam si skuth qe eshte. Hera e pare qe degjojme se nje kryeminister neper bote duhet te shkoje ne SHBA per te siguruar vaksinen. Genjeshter po me brire. Ca mizerje.

  • O tej: 05/12/2020 14:11

    Je figure Edi Rama je u pa arritshem ec para me sqepar hapu varrin

    Përgjigju
  • ANI: 05/12/2020 13:45

    Europa i ka siguruar dozat ti fillo takimet ec para.....

    Përgjigju
    • Pse keshtu piku: 05/12/2020 14:43

      Usuaua ANI qe kur tu dukerkemi Europe? Shume lart duket se e keni vene steken po e kap ky se eshte i gjate

    • Baba: 05/12/2020 14:13

      Ska siguruar askush asgjë. Seshte akoma e pranuar për përdorim nga entet rregullatorë në eu

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ultimatum Izraelit: Lejo hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza