Sot ka nisur prishja e tregut elektrik të vendosur pranë zonës së Shkollës së Baletit në Tiranë. Por fillimisht kanë qenë tregtarët që shisnin aty të cilët kanë protestuar kundër vendimit të bashkisë për prishjen e tregut. Ata kanë kërkuar zgjidhje se ku të ushtojnë aktivitetin e tyre. Ndërkohë sipas bashkisë ata janë njoftuar që në 20 dhjetor 2019 për zhvendosjen në Shkozë.
Ndër të tjera bashkia e Tiranës njofton se në vend të tregut elektrik, i cili është kthyer në një problem shqetësues për banorët e zonës, do t’i hapet udhë ndërtimit të një rruge të nevojshme për njësinë dhe hapesire publike të gjelberuar për komunitetin. Bashkia e Tiranës parashikon që në këtë truall, i cili ishte kthyer në treg gjatë viteve të tranzicionit, do të rikualifikohet ne lulishte, stola dhe pemë për banorët e këtij komuniteti.
Ndërkaq, të gjitha subjektet tregtare të tregut kanë marrë prej më shumë se një muaji njoftimin nga ana e Bashkisë Tiranës për t’u zhvendosur prej aty për shkak të projektit për rikualiflkimin urban të bllokut që kufizohet nga Blv. Bajram Curri — Blv Petro N. Luarasi Rr. Taulantia — Rr. Ali Demi".
Në njoftimin e Bashkisë të firmosur nga kryebashkiaku Veliaj dhe që mban datën 20 dhjetor 2019, propozohet zhvendosja e tregtarëve duke vendosur ne dispozicion një, prej pronave të saj, konkretisht në adresën: Objekti i UPNA. Rruga Ali Demi, Shkozë – Tiranë, një vend me i pershtatshem per te tregtuar pajisje elektrike.
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.5%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 3414
Lajme të tjera
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
Jam shume i bindur qe veliaj si gjithmone genjen... tregu gjoja u prish se do behet rruge... hahahaha aty do behet nje alamet pallati.....
PërgjigjuKETU NE TIRANE duhet shembur gjysma e qytetit sepse eshte bere lesh e li ,,,e shkel e shko,,edhe aty perballe tregut elektrik jane ndertuar pallate shume afer rruges,,,turp,,, aty ne zonen e tregut dhe para ish-markates ku ishte nje lulishte e bukur para 90,,nuk duhej te behej asnje pallat ,,,shikojeni si eshte bere sot,,,edi rama I dha lejet,,,zagari..
PërgjigjuMire e bete se kishte mbetur si ciban i shemtuar ne mes te Tiranes, por dhenia e nje orientimi ne nje vend tjeter te ketyre tregtareve do ishte edhe me mire.
Përgjigju