Pritë me armë në 5 të mëngjesit, kamera fiksoi momentin e vrasjes së Ahmet Toskës në Fier

Për policinë dhe prokurorinë e Fierit nuk ka asnjë dyshim që vrasësi i Ahmet Toskës në datën 26 tetor 2020, të mos jetë personi i arrestuar Fatmir Hoxhaj. Pamjet filmike të sekuestruara në vendin e ngjarjes, kanë çuar grupin e hetimit, se autor i vrasjes së Toskës në sy të gruas të tij, Enida Toska, është personi me kombësi shqiptare dhe italiane Fatmir Hoxhaj. Në materialin hetimor të policisë, thuhet se Fatmir Hoxhaj, ka pritur objektivin e tij, qysh prej orës 05:27 të mëngjesit, duke qëndruar në një rrugicë, ku Hoxhaj ka menduar se nuk do shihej nga kalimtarë dhe besonte se aty nuk kishte kamera.

Por ai ka gabuar, pasi një kamera që ka sekuestruar policia në ambientet e banesës së A. B, ka filmuar të gjitha lëvizjet e vrasësit, si dhe momentin e ekzekutimit. Pamjet filmike që tregojnë momentin e vrasjes, policia i ka verifikuar në datën 5 nëntor 2020 në prani të gruas së viktimës, shtetasen Enida Toska, e cila ka konfirmuar se personi që shfaqet në filmim me maskë kirurgjikale dhe një kapuç në kokë, është pikërisht njeriu që qëlloi mbi burrin e saj.

Ahmet Toska, është goditur në sy të gruas së tij me 4 plumba, tre në kokë dhe një në shpatull, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia thotë se autori është shfaqur në vendngjarje pikërisht në orën 05:27 të mëngjesit, i cili ka kryer lëvizje në rrugën e lagjes deri në orën 05:46. “…personi kryen lëvizje që kanë karakteristika të veçanta në ecje, ecje atipike që ka të bëjë me pozicionimin e këmbës dhe ecjes që mendohet të ketë probleme…”-thotë policia. Pikërisht në orën 05:46 të mëngjesit, autori fiksohet nga një kamerë teksa largohet me vrap nga lagjja “Sheq i madh”, në drejtim të gomisterisë së Julian Çepeles dhe më pas humbet. Ndërsa policia sqaron se në orën 05:47, shfaqet në rrugë gruaja e Ahmet Toskës, Enida Toska, e cila kryen lëvizje të ç’rregullta duke u përkulur dhe vënë duart në kokë si dhe parë nga drejtimi i gomisterisë, drejtim i cili u largua i dyshuari.

Autori dallohet që është i veshur me një xhup me kapuç me ngjyrë të hirtë, tuta ngjyrë të hirtë dhe një palë atlete me ngjyrë të errët dhe se duart i mban të futura në xhepat e xhupit. Ky person është ndjekur nga policia, vetëm duke analizuar kamerat e sigurisë, ku më pas është vërejtur se shkon në drejtim të një rruge, ku ndodhen banesat e Fatmir Hoxhaj dhe babait të tij, Sabedin Hoxhaj. Pikërisht në këtë zonë personi humbet, por krijon dyshime të forta për policinë se njëri nga personat e familjes Hoxhaj, mund të ketë qenë autori i vrasjes së Ahmet Toskës, kjo duke u shtyrë edhe nga informacionet operative se mes Toskës dhe Fatmir Hoxhaj ka pasur konflikte për shkak të një historie sentimentale. Dyshimet ranë mbi Fatmir Hoxhaj, edhe për faktin se ai jetonte i vetëm në banesë, pasi dy prindërit e tij ishin larguar në Itali, qysh prej datës 28 gusht 2020. Ndërkohë 9 ditë pas vrasjes së Ahmet Toskës, Fatmir Hoxhaj, është larguar në Itali edhe pse mbahej në monitorim nga policia e Fierit, duke kaluar në orën 21:00 të natës nga porti i Vlorës drejt Italisë.

Por ndërkohë hetimet kanë përparuar dhe mësohet se policia në datën 6 nëntor 2020, kanë ushtruar një kontroll në dy banesat e Fatmir dhe Sabedin Hoxhaj, ku janë sekuestruar dy armë gjahu çifte me leje dhe një thikë. I vënë në dijeni për kontrollin e banesës nga policia, në 14 nëntor nga Italia është kthyer dhe ka zbritur në Rinas, Fatmir Hoxhaj, i cili është kthyer me qëllim tërheqjen nga komisariati i dy armëve të gjahut që policia i kishte gjetur në banesë. Sapo ka zbritur në Rinas, Fatmir Hoxhaj, është ndaluar dhe transportuar në drejtorinë e policisë së Fierit, ku është marë gjatë në pyetje. Në asnjë moment ai nuk ka pranuar akuzën e Vrasjes me paramendim të Ahmet Toskës, por tashmë gjykata e Fierit, ka caktuar masën e “arrestit në burg” për të.

Viktima Ahmet Toska

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika

Arkeologët spanjollë, turistët e veçantë të Amantias: Park i mrekullueshëm por mungon sinjalistika