Pritet rritja e çmimeve të frutave dhe perimeve! Fermerët e Devollit: Shkak pesticidet, po i blejmë më shtrenjtë dhe s'japin efekt

Fermerët e Devollit në rajonin e Korçës po përballen me shtrenjtimin e pesticideve dhe plehrave kimike. Ata thonë se plehrat po i blejnë nëpër farmaci bujqësore me çmim më të shtrenjtë se vitin e kaluar dhe nuk japin efekte të mjaftueshme tek sëmundjet që zënë pemët.

“Për 1 kuintal harxhonim 5 – 6 mijë lekë, tani skon 10 – 11 mijë lekë. Gjysmën e plantacioneve me mollë i kemi prerë. Ku ta gjesh mbështetjen, shteti nuk ndërhyn?!”, tha një fermer.

Fermerët shprehën se me rritjen e çmimeve të pesticideve kostoja e prodhimit në bujqësi e pemtari do jetë më e lartë, çka do çojë në rritjen e çmimet për produktet gjatë sezonit të vjeljes.

“Pensionin e kemi të pakët. Me 9 mijë lekë cfarë do marr, nuk marr dot ilaçet për veten, jo për mollën, qepën, patatet. Po të na kishte mbështetur qeveria nuk do të ishim në këtë gjendje” thotë një fermere.

Report TV u interesua në pikat e tregtimit me shumicë dhe mësoi se gjatë periudhës së pranverës mars, prill, maj që korespodon me pikun e përdorimit të kimikateve çmimet janë rritur nga 5 deri në 10 përqind. Konkretisht rritjen më te madhe e kanë pesuar plehrat me përmbajtje azotike. Nitrati nga 4500 lekë për kuintal, shkon në 4700 lekë për kuintal. Ndërsa ureja nga 5000 lekë shkon 5200 lekë për kuintal. Burimet thanë se importuesit kanë rritur çmimet për shkak se kostoja e transportit është më e lartë, kryesisht nga Ukraina dhe Lituania.

R.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Obobo: 22/04/2024 15:38

    Jane xhumert me pesticidet. Nuk e mbajne doren. A i hengshi vete e ju befshin mire se per marketing s’ia thoshkeni hiç.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar