Etheve të lotarisë amerikane ju vjen fundi, sot përgjigja! Qytetarët për Report Tv: Shpresoj që fati të na buzëqeshë

TIRANE-Tradita ishte çdo fillim maji, por këtë vit përgjigjet e Lotarisë Amerikane u shtynë me një muaj për shkak të situatës së krijuar nga  pandemia COVID-19. Por pritjes i vjen fundi! Përgjigjen e shumë pritur aplikanëtët e zbuluan këtë të shtunë. Megjithatë jo të gjithë janë treguar të vëmendshëm për ditën finale.

“Po kam aplikuar. Është hera e parë.  Mirë që ma kujtove se dalin sot përgjigjet se e kisha humbur fare. Çështje fati”, tha një qytetare.

Ndërsa ëndërrimtarët vazhdojnë të shpresojnë për një përgjigje pozitive.

Dëshirë për çunat. Zgjidhje e mirë. Ndoshta kanë fat”, tha dikush tjetër.

Duke qenë se nuk shoh shumë premisa për të ardhmen këtu me thënë të drejtën. Duke parë dhe situatën aktuale. Andej ke shumë mundësi për të ardhmen, më shumë mbështetje, suport nga shteti si për edukimin, taksat etj. Kam vëllain në Amerikë. Kamë dëshirë të shkoj në Boston”, shtoi një qytetare.

Por ka edhe nga ata që ndonëse kanë fituar Lotarinë Amerikane dhe janë në proces dokumentacioni, i tremben realitetit amerikan pas pandemisë së Covid 19.

“Kemi marrë përgjigjen që në 2019 që jemi fitues. Jemi pak të dyzuar. Kemi qenë dhe më përpara jashtë. Ishte hera e parë që bëjmë lotarinë Amerikane. Doli si doli. Për shkak të situatës që kaluam dhe për shkak të situatës që po shohim tani se çfarë po ndodh në Amerikë nuk është se jemi 100% për të ikur. Të jetë si alternativë”, u shpreh një tjetër.

Për të parë nëse janë përzgjedhur për të shkuar në tokën e premtuar apo jo , procedura e kërkon që të gjithë të regjistruarit e DV-2021, duhet të bëjnë kontrollin online me anë të numrit e tyre unik, emrin dhe mbiemrin si dhe vitin e lindjes në adresen zyrtare te departamentit te shtetit amerikan e cila është https://dvprogram.state.gov/

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rudi: 06/06/2020 09:43

    Pa lloto ikim punojme e jetojme kur futemi ne BE kemi mbetur te fundit.Nje shtetas i BE viziton udheton punon e jeton ne Sh.B.A nese ka nje kontrat pune madje ikin pa vize shumica

    Përgjigju
    • Kafsha: 06/06/2020 10:52

      Pse nuk do qe të lash hale në Shqiperi po në Amerike?

  • Kafsha: 06/06/2020 08:09

    Me lloto ikën hamalli! Kokat Amerika i mer pa lloto! Hamej dhe vetem hamej kerkon Amerika me lloto, shkoni dhe behuni hamej! Yyyyyt!

    Përgjigju
    • Al: 06/06/2020 10:22

      O drejtor i rilindjes cte bejm te pakten e ke nje mundesi po ketu duhet ta kesh llapen e gjat dhe te jesh lepires i madh si ty se vallaj per shkenctar sta mbush mendjen nga fjalet qe thua.

    • Dollaret mos harro: 06/06/2020 10:01

      Po ik e gjej shoket sa lek ben ne amerik per 1 vit ne shqiperi si ban per 15 vjet ti thu hamall me verte punon ama shperblehesh ne shqipri punon 12or per 200mij

    • Njeriu: 06/06/2020 09:35

      Zaten, siç ke emrin ashtu edhe logjikën! Njësoj ikin njerëzit me lloto o shpellar e bir shpellari, si hamalli dhe intelektuali se nuk e ndan llotaria atë punë!

    • Mirditor: 06/06/2020 09:02

      Punë krahu do bënj, do ti marri madhi për me dal me pi ni kafe. Në Shtëpia 1 katshe do jetojn lagështir, lagjja plot me të huaj lloj lloj kombësie. Do ti marri madhi për shqipwrine shumë shpejt. Amekika është ne shqiperi o shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët