'Privilegj që përfaqësova Shqipërinë në botëror', çiklisti që stërvitet në Belgjikë: Ky sport në vendin tonë në pikën më të errët

Ylber Sefa ishte çiklisti i vetëm që përfaqësoi Shqipërinë në kampionatin botëror që u zhvillua në fund të shtatorit pavarësisht se ai jeton dhe stërvitet me një ekip belg.

Ylber Sefa: “Është një ndienjë dhe një privilegj i veçantë për mua të garoj me ngjyrat kuqezi në kampionatin Botëror. Pavarësisht se unë stërvitem me një ekip belg përgjatë gjithë vitit është një ndienjë ndryshe të përfaqësoj Shqipërinë në kampionatin Botëror ku ka sportistë të zgjedhur.”

Edhe pse mori pjesë në një garë shumë prestigjoze Sefa e ka një merak nga ky vit.

Ylber Sefa: “Jam disi i zhgënjyer që nuk mora pjesë në Lojrat Olimpike, por nuk po mendoj për këtë. Momentalisht mendoj që të mbyll këtë sezon dhe pastaj të shohim.”

Sefa është një sportist që mbështet nga federata e çiklizmit në Shqipëri, por sipas tij ky sport po shkon drejt zhdukjes në vendin tonë.

Ylber Sefa: “Çiklizmi në Shqipëri është në pikën më të dobët që ka qenë ndonjëherë për shkak të mos interesimit nga të rinjtë për t’u rregjistruar. Nuk besoj të ketë të ardhme çiklizmi në Shqipëri sepse ligji i sponsorizimit nuk është miratuar dhe nuk ka mbështetjen e duhur si nga sponsorët ashtu edhe nga shteti. Ndërkohë në Belgjikë të gjithë këta faktorë funksionojnë.”

Ylber Sefa është katër herë kampion i Shqipërisë në çiklizëm, ndërsa njëherë ka arritur të fitojë edhe titullin kampion ballkani.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës