Prizren/ Sapo ishin kthyer nga diaspora, ekzekutohen për vdekje në shtëpi çifti i bashkëshortëve (VIDEO)

KOSOVË- Një çift bashkëshortësh me mbiemrin Hadri janë vrarë ditën e sotme me armë zjarri në banesën e tyre në Prizren.

Referuar burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta në rrugën “ Avni Kabashi” në lagjen “ Ortakoll” të Prizrenit, teksa mësohet se çifti sapo kishte ardhur nga diaspora në vendlindje. Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, por nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë grabitje. 

Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të rënë në gjurmët e autorëve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Konferenca e donatorëve mbledh 1.15 mld € për Shqipërinë, a besoni se do të administrohen siç duhet fondet për rindërtimin?

Komento