Prizren/ Vetëm pak metra larg, momenti kur ariu 'shikohet në sy' me banorin që e filmon: Mashallah sa qenka /Video

Kafshët e egra duket se janë kthyer në problem për banorët në zonën e Kukësit dhe Prizrenit.

Disa banorë të Zhurit në Prizren fundjavën që e lamë pas kanë filmuar një ari të rritur që u shfaqet vetëm pak metra larg tyre. Ata gjatë kohës sa kishin qëndruar në malet e  Koretnikut, aty kishin hasur në një ari, ndërsa kanë arritur edhe ta xhironin atë si zbriste nga pylli për në rrugë.  Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme  ariu ndodhet shumë pranë banorit që e filmon, teksa kafsha e egër sapo e pikas largohet me vrap.

"Shiko, shiko sa është. Ja po zbret në rrugë. Mashallah është gjynah ta vrasësh", dëgjohet të thotë personi që e filmon.

1573548031_7.jpg

Kujtojmë se një ari u bë temë për disa javë pasi shkaktoi dëme jo të pakta tek disa fermerë në komunën e Prizrenit dhe për më tepër ngjalli frikë tek banorët e zonës ku u shfaq disa herë.

Po kështu edhe në malet e Shqipërisë ka patur probleme me kafshët e egra. Me 20 shtator Ekrem Onuzi 45-vjeç  u sulmua nga një ari, teksa kulloste bagëtitë në Bjeshkët e Gjalicës.

Po kështu një tufë me ujq zbritën ditën e djeshme në Kariç të Matit. Banorët arritën të vrisnin disa prej tyre ku më pas edhe i torturuan duke i qëlluar me drunj. Ata u shprehën se ndiheshin të rrezikuar për jetën e fëmijëve pasi nuk është e zakontë që ujqit të zbresin deri në zonat e banuara.

/G.M./Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 12/11/2019 16:47

    Sa krijese e bukur, fisnike, e fortë dhe inteligjente. Zotat ndihmofshin njerëzit fisnike te hypin pushteteve qe te rregullojne gjerat. Na mbyten funderrinat e populizmit funderrine qe pervec se shemtillekut, barbarizmit e masakrave kunder Natyres, asgje te mire nuk prodhojne. Na duhet klase fisnikesh te udheheqe atdheun tone dhe jo qelbesirat!

  • Kafsha: 12/11/2019 16:43

    Nuk jane kafshet qe jane kthyer në problem për njeriun por shpifesira mut njeri qe u ka shkterruar abitatin. Eshte mallkimi i pangopshmerise te funderrines njeri qe kur eshte edhe analfabet, jeta e kafsheve behet me e veshtire. Sa me shume funderrina te kete aq me kollaj kafshet do te shkojne drejt zhdukjes. Sa me shume njerez te ndjeshem aq me shume DO TE RIVIHEN EKULIBRAT MIDIS ZONJES SE MADHE NATYRE, DHE NJERIUT.

  • Une: 12/11/2019 12:38

    Bravo qe nuk e ka vrare! Eshte jete edhe kafsha qe do te jetoje. Eshte krim ta vrasesh. Respekto habitatin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot