Pr/ligji i ri: Hetim familjarëve të të dënuarve dhe në shërbim prove

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve kërkon zgjerim të kompetencave por dhe të subjekteve të kontrollit në sistemin penitenciar. Përmes një pr/ligji kërkon të ngrihet Agjencia e Mbikqyrjes në Sistemin Penitenciar me atributin e policisë gjyësore.

Me këtë reformim, Agjencia e Mbikqyrjes do të ketë detyrë të hetojë jo vetëm punonjësit e burgjeve, por ushtron veprimtarinë e saj edhe ndaj të paraburgosurve, të dënuarve, familjarëve e personave të tretë kur cenohet regjimi i institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale.

Gjithashtu kjo agjenci do të hetojë edhe punonjësit e Shërbimit të Provës,  personat nën mbikëqyrje nga Shërbimi i Provës ose familjarë të tyre, si dhe çdo person të tretë që cenojnë mbikëqyrjen këtyre personave. Në projektligjin e paraqitur, thuhet se Agjencia do të ketë veprimtari informative gjurmuese si dhe veprimtari hetimore paraprake.

Nëse vërtetohet se ekzistojnë shkelje disiplinore apo administrative, referohet për procedim. Nëse rezulton se punonjësi ka kryer vepër penale, materialet i referohen prokurorisë kompetente.

Në nenin 16 të pr/ligjit punonjësi operacional i Agjencisë ka të drejtë të hyjë, të kontrollojë dhe të marrë dokumente, evidenca dhe informacione, në formë të shkruar ose elektronike, në të gjitha zyrat, sekretaritë, kartotekat, arkivat e mjediset e strukturave ose t’i marrë ato nga çfarëdo burim tjetër informacioni me qëllim zbulimin apo hetimin e veprave penale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Mund të mbledhë edhe të dhëna në fshehtësi në përmbushje të misionit të saj si dhe të kërkojë informacione për pasuritë dhe dhuratat ose privilegjet e punonjësve.

Projektligj u hartua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Agjencia do të ushtrojë veprimtarinë e saj në të gjithë territorin  e vendit. Do të ketë 16 punonjës me një efekt financiar në mbi 30 000,000 lekë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 30/01/2023 09:11

    Tani mungon nje ligj qe heton krimin e agjitacion propagandes dhe jemi ne rregull.

    Përgjigju
  • Kulaku: 29/01/2023 16:12

    Jena kthy ne komunizem krejt ! Me pas frik se pjerdh kojshia e han tan lagjja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës