Prligji për KLD, Nishani e Naço
debate për mandatin e anëtarit

Prligji për KLD, Nishani e Naço<br />debate për mandatin e anëtarit
TIRANE - Debate të forta në mbledhjen e Këshillit të Lartë i Drejtësisë sa i përket projektiligjit të propozuar nga ministri i Drejtësisë Nasip Naço për ëktë institucion.

Më e debatueshmja ka qenë pika ku KLD, i është hequr atributi i verifikimit të mandatit të anëtarit në këshill. Sipas presidentit Nishani, i cili drejton mbledhjen si kreu i KLD-së, përmes këtij projektligji merren kompetencat e organeve kushtetuese. “Po rrezikohet seriozisht dimension i lirisë në Shqipëri” mësohet të jetë shprehur kreu i Shtetit në mbledhjen që mbahet me dyer të mbyllura në KLD.

Ndërsa për ministrin Naço, Projektligji i sjellë nga Ministria e Drejtësisë synon vetëm zvogëlimin e kompetencave të KLD-së. Debati për projektligjin për KLD pritet të përfundojë në komisionin e Venecias, i dërguar prej vetë këshillit.

Anetaret e KLD: Do njoftojmë Komisionin e venezias per këtë pr/ligj
Disa anëtarë të KLD-së nga kjo mbledhje kanë shprehur rezerva për këtë projektligj ndërsa kanë pasur debat me ministrin Naco. Në kushtet kur sipas tyre nuk kanë marrë një përgjigje nga Naco nësë është konsultuar me Komisionin e Venezias për këtë pr/ligj, anëtarët thonë se do të njoftojnë zyrtarisht Komisionin e Venezias “për veprimtarinë e njëaneshme dhe të rezikshme të Ministrisë së Drejtësisë për të ardhmen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri”, sipas tyre.

“Projektligji i sjellë nga Ministria e Drejtësisë synon vetëm zvogëlimin e kompetencave të KLD-së. Projektligji nuk sjell asgjë të re. Ministri të thotë pse nuk janë marrë parasysh rekomandimet e partnerëve ndërkombëtarë. Ministri me këtë ligj nuk ka prekur asnjë nga kompetencat e tij”, mësohet të jenë shprehur disa nga anëtarët e KLD-së për projektligjin e këtij institucioni. Sipas tyre me këtë pr/ligj cënohen kompetencat thelbësore të KLD.
 
“Heqja e të drejtës së KLD-së për verifikimin e anëtareve të tij në momentin e zgjedhjes cënon rëndë sovranitetin e KLD”. Sipas anëtarëve projektligji ka probleme me kushtetueshmërinë

Kandidatet për kryetar të Administrativeve:  Janë emëruar persona të pakualifikuar
Debate ka pasur gjithashtu edhe sa i përket kandidaturave për kryetar të Gjykatës Administrative. Kandidatët kanë shprehur shqetësimin se në adminsitratën gjyqësore janë emëruar persona të pakualifikuar, duke penguar punën e këtij institucioni.Sipas tyre, ministri i Drejtësisë duhet të ketë vëmendje të veçantë ndaj investimit në infrastrukturë, sidomos tek shorti elektronik.
 
Cefa: Problem, mungesa prej 8 muajsh e ndihmësave tek Adminsitrativja
Ndërsa nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, ka shfaqur si problem të gjyqësorit, mungesën prej 8 muajsh të ndihmësave ligjorë në Gjykatën Adminsitrative.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon

VIDEO/Mbledhja e këshillit bashkiak në Himarë, banori pështyn në fytyrë Vangjel Tavon