Pr/ligji, pesticidet e paregjistruara s’do përdoren në bujqësi! Zv. Ministri: Synojmë rritjen e cilësisë së produkteve

TIRANË- Të gjitha produktet plehëruese që përdoren në bujqësi nga fermerët tashmë përpara se të hidhen në treg do të regjistrohen. Ky është qëllimi i projektligjit të hartuar nga ministria e Bujqësisë "Për produktet plehëruese" dhe që synon ndalimin e produktet plehëruese si kimike ashtu edhe organike në tregun vendas që nuk janë të paregjistruara më parë në listën e produkteve që lejohen. Por për grupet e interesit që përfaqësonin në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese të gjithë fermerët ky projekt ka kosto për biznesin që arrin deri në 500 mijë lekë të vjetra për regjistrim dhe analizim të plehut kryesisht organik.

“Unë po them përafërsisht nuk e di me saktësi, por një dosje (regjistrim dhe analizim) shkon deri në 500 mijë lekë të vjetra”, thonë grupet e interesit.

Ai që preket direkt nga këto ndryshime është fermeri. Kryetari i këshillit të Agro-biznesit, Agim Rrapaj thotë se në këtë projektligj nuk janë bërë analizat për kostot e fermerit.

“Është llogaritur kostoja buxhetit publik por nuk është llogaritur kostoja e buxhetit privat. Sa do harxhojnë privatët për të hartuar këtë ligj. Në Shqipëri futen rreth 10 mijë ton plehra organike, nuk është e nevojshme të hynë por ne nuk kemi fabrika që të prodhojmë”, u shpreh Rrapaj.

Ndërkohë zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote tha në Komision se ky projektligj garanton cilësinë e produktit bujqësor dhe eliminon abuzimet me pesticidet.

“Plehrat që kompania sjell dhe bën kërkesën tek grupi për të regjistruar një pleh, duhet të sjell të gjitha të dhënat e plehut, pastaj kalon në komision, verifikohet, sjell kampionin dhe i bëhet analiza në laborator. Dhe pasi vjen përgjigja nga të gjitha institucionet, komisioni në mënyrë analitike gjykon dhe thotë po hyn apo jo. Nëse plehu nuk është i regjistruar ai nuk futet në treg. Rrisim imunitetit e bimës për ti mbijetuar sëmundjes. Përgatisim një bimë të shëndetshme dhe kemi një ushqim më të sigurt. Mendojmë se me këtë ligj konkurrenca do të ngelet forca kryesore lëvizëse”, tha zëvendësministri i Bujqësisë Dhimitër Kote.

Tanimë çdo kompani që do të shes pleh kimik apo organik së pari duhet ta regjistroi më pas do të analizohet nga një këshill i posaçëm që do të ngrihet sapo të miratohet ligji dhe vendoset nëse do hidhet në treg. Vend të rëndësishëm në këtë draft zënë laboratorët e kontrollit cilësor të produkteve plehëruese si dhe sistemi i gjurmimit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albani: 28/01/2020 17:57

    Faji bie mbi ministrin i cili lejone pesticide kancerogjene, e qe BE ka te ndaluara me ligj.Sikur s ka shtet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet