COVID-19/ Probleme me pagën prej 40 mijë lekësh, në 1 muaj e kanë marrë 94 mijë punonjës, nga 176 mijë në total

Po hasen probleme në dhënien e ndihmës financiare prej 40 mijë lekësh, që e përfitojnë rreth 176 mijë të punësuar, dhe të larguar nga puna. Deri më tani e kanë marrë ndihmën financiare sipas Ministrisë së Financave vetëm rreth 55% përfituesve. Referuar të dhënave të Ministrisë e kanë marrë pagën prej 94 mijë e 822 punonjës pagën, ndërsa janë miratuar por janë në proces lëvrimi të pagës mbi 3 mijë punonjës.

Procesi për dhënien e ndihmës prej 40 mijë lekësh ka filluar prej më shumë se një muaj, dhe që janë hasur disa probleme duke bërë që numri i përfituesve të jetë më i vogël se pritshmërisë.

Problemet kryesore:

1- Shumë biznese u është refuzuar aplikimi pasi kanë pasur kodin ekonomik ndryshe të regjistruar në QKB, dhe ndryshe tek Tatimet

2- Ka pasur probleme me datën e largimit te punonjësve nga puna, pasi sipas punëdhënësve ka shumë punonjës që janë larguar pas datës 10 prill

3- Ka pasur tatimpagues që nuk kanë pas bërë deklaratën e tatimit mbi fitimin dhe i del automatikisht i refuzuar në sistem

4- Mund të ketë pasur pasaktësi në aplikimin e kryer

5- Refuzohen edhe ato persona që janë në më shumë se një listë-pagesë. Pra të dy ose tre-punësuarit përfitojnë vetëm një pagë.

6- Kërkesa mund të refuzohet edhe për pasaktësi në llogarinë bankare por që mund të riaplikojë përsëri.

7- Mund të ketë pasur edhe mos-aplikime për ndihmën nga ana e bizneseve

Masa e dytë e përfituesve që janë punonjësit e larguar nga puna para datës 10 prill, po has edhe më shumë probleme kjo për shkak se sipas punëdhënësve, kryesisht nga sektori i fasonerisë dhe i biznesit të vogël, punonjës janë larguar edhe pas datës 10 prill, madje ata kërkuan që të hiqej edhe ky afat kohor. Deri më tani është miratuar paga prej 40 mijë lekësh për 26 mijë e 627 punonjës të larguar nga puna deri më 10 prill.

Pagën prej 40 mijë lekësh është parashikuar ta përfitojnë 176 mijë të punësuar ku janë 100 mijë punonjës të biznesit të vogël, 10 mijë të sektorit të turizmit, rreth 66 mijë të punësuar në sektorin e biznesit të madh, po ashtu pjese e saj u bënë edhe naftëtarët e Ballshit.

Deri më tani kanë përfituar ndihmën prej 40 mijë lekësh edhe 720 punonjës të rafinerisë së Ballshit. Sipas Ministrisë së Financave, deri më tani për paketën e dytë janë dhënë mbi 3.7 miliardë lekë, ndërsa fondi i dhënë për paketën e parë është 4.1 miliardë lekë deri më tani. Ndërkohë pak ditë më parë u miratua edhe VKM për të vendosur gjobë nëse punëdhënësi nuk aplikon për pagën e punonjësit, në masën e 50 mijë lekë.

Sakaq sa i takon ndihmës së parë financiare paga e luftës në masën e 26 mijë lekëve që jepet për tre muaj, është miratuar kësti i dytë për 62 mijë e 262 punonjës, me një fond në total prej 1.618 miliardë lekë. Në total për të dyja paketat me ndihmat financiare janë dhënë 7.9 miliardë lekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’