Prokuroi i dëmeve të tërmetit 'ngec' në KPK, shkak pasuria

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës Alket Mersini. Vendimi mban firmën e gjyqtarëve Etleda Çiftja kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Xhensila Pine, trupë e cila përfundoi procesin e rivlerësimit për prokurorin në tre kritere.

Prokurori Mersini ka ceduar tek kalimi në sitë i pasurisë së tij ku janë verejtur pasaktësi në deklarimin e burimeve të krijimit të saj. Në seancën dëgjimore të zhvilluar më herët komsionin gjeti se Prokurori Mersini nuk ka paguar tatimin mbi të ardhurat për shumën prej 8.5 mln lekë të apartametntit që kishte shitur në Elbasan dhe për pasojë kjo shumë nuk është përfshirë në analizën financiare për blerjen e banesës në Tiranë.

Për këtë vetë prokurori argumentoi se ai nuk e zotëronte si pronë në vitin 2011 apartamentin në Elbasan dhe se në këtë periudhë nuk parashikohej në ligj që të paguhej tatim për të ardhurat e përfituara nga shitja e një të drejte reale, por vetëm për të ardhurat e shitjes së një prone.

Alket Mersini është prokurori që kishte nën hetim dosjet e dëmtive nga tërmeti i 26 nëntorit dhe atë të falsifikimit të biletave të urbanëve dhe aboneve. KPK këtë të mërkurë ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Apelit të Durrësit, Moisi Duda.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish

Protesta e Argita Berishës dhe çunit të Fahri Balliut te Bashkia e Tiranës përfundon në një grusht njerëzish