Probleme me shëndetin, këngëtari Aleksandër Gjoka braktis skenën gjatë koncertit në Berat dhe përfundon në spital

Këngëtari Aleksandër Gjoka

Këngëtari Aleksandër Gjoka ka braktisur skenën mbrëmjen e djeshme në një koncert në Berat pasi nuk është ndierë mirë teksa ka qenë duke kënduar.

Gazetari i Report Tv Artan Diko bën me dije se këngëtari gjatë këndimit ka pasur luhatje të tensionit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Këngëtari mësohet se vuan nga diabeti dhe densioni, kësisoj dhe problemi që ka pasur në skenë i është shkaktuar prej këtyre të fundit. Pasi ka matur tensionin dhe pasi ka marrë mjekim, këngëtari është larguar për në shtëpi pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Në këtë koncert ai ka qenë së bashku me dy këngëtarët e tjerë të mirënjohur, Redon Makashi dhe Elton Deda. Të dy e kanë shoqëruar në spital Gjokën në momentin që është ndjerë keq. Fatmirësisht Gjoka tani është në gjendje të mirë dhe problemi ka qenë i momentit.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se premtimet e programit të qeverisë Rama 3 do të realizohen?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Prej 9 muajsh dyshohej se u dogj në makinën e tij në Pukë, gjendet gjallë biznesmeni italian që ngriti në këmbë autoritetet e dy vendeve! U largua ilegalisht nga Hani i Hotit