Hajdari: U kërkova një javë kohë, por e bënë fakt të kryer dorëheqjen! Puç i Bashës për sabotimin e 'zgjedhores'! (VIDEO)

TIRANË- Një plan i mirëmenduar nga kryedemokrati Lulzim Basha me qëllim spostimin e saj si figurë politike dhe sabotimin e Reformës Zgjedhore! Kështu është shprehur deputetja Rudina Hajdari, dy ditë pas shkarkimit të saj fshehtas nga grupi parlamentar demokrat dhe emërimin dhe zëvendësimin nga Korab Lita, teksa zbuluar edhe prapaskenat e mbledhje ku u "gatua" shkarkimi.

"Tepër e rëndësishme. Në sot duhet të merreshim me hapjen e negociata, nga tre persona qe ka për qëllim që të sabotojë Reformën Zgjedhore dhe këtu dalim tek Lulzim Basha. Tentativë që të spostohet roli im. Ne na intereson që të hapen negociata, nëse jo e dini shumë mirë se kush është fajtor. Rama dhe Basha. Këta persona që kërkojnë spostimin tim, nuk kanë dhënë asnjë kontribut në parlament. Kjo ishte një tentativë e imponuar dhe e programuar shumë mirë nga këta tre persona, Lita, Zeneli dhe Elezi. Këta tre persona nuk ka për ta shkatërruar opozitën, pavarësisht se po ndodh nga jashtë. E kundërta, do të forcohemi akoma më shumë, kemi një qëllim të vetëm për ndryshimin e sistemit. Ju e dini kush janë kundër, Basha dhe Rama", tha Hajdari.

Ajo ka konfirmuar se i është kërkuar nga deputetët e grupit që drejton, specifikisht Alban Zeneli, Korab Lita dhe Arben Elezi që të japë dorëheqjen, por tha se për shkak të detyrave të saj si kryetare e komisionit të Integrimit, por edhe të Reformës Zgjedhore, kërkoi një javë kohë që ta mendonte si propozim, duke qenë se kjo javë është vendimtare për vendin, në pritje të një përgjigje vendimtare nga BE-ja. Arumenti që kishin përdorur pkëtë kërkesë, siç Hajdari tha, ishte 'ti je e lodhur për të bërë këtë punë'. Megjithatë, me një skenar të mirëpërgatitur të "urdhëruar" nga jashtë, siç ajo shprehet, këta tre deputet e bënë fakt të kryer dhe nisën procedurat për shkarkimin e saj. Duke u ndalur tek firmat e deputetëve dhe më pas dorëheqjen e tyre, të Halit Valterit dhe Fatjona Dhimitri, Hajdari tha se janë gënjyer nga Lita, duke u thënë se Hajdari kishte dhënë dorëheqjen dhe për këtë njoftoi se po përgatit shkresën për Kuvendit me të gjitha parregullsitë e dokumentit për shkarkimin e saj.

"U mblodhëm për të ndarë grupin e punës për Reformën Zgjedhore. Mu bë propozimi për të dhënë dorëheqjen. Unë u thashë më lini një javë kohë, ky e bëri fakt të kryer që unë dhashë dorëheqjen. Ishte ky plan i Litës që ta bënte fakt të kryer. Grupi ekziston, sepse këto ankesa shkojnë tek Kryetari i Kuvendit, i kam dorëzuar një shkesë që rendit të gjithë ato problematike të asaj shkrese. Është marrë në mënyrë të padrejtë, u është thënë se kam dhënë dorëheqjen. Në mbledhje më kanë bërë këtë propozim, le ta mendojmë, të kthjellohemi, më jepni kohë ta mendojë se çfarë po ndodh. Nëse marr përsipër të jem kryetare e këtij grupi, e marr përsipër për ta bërë më shumë privilegj dhe krenari. Nuk u thashë unë që të jem kryetare e grupit, ishte një kërkesë e atyre që unë të drejtoja grupin.  Nuk i kam borxh kryetarit se më ka vënë në list, jo", vijoi deklaratën e saj Hajdari.

E bindur se vijon që të jetë në krye të grupit parlamentar demokrat, pasi procedurat e ndjekura janë të jashtëligjshme, Hajdari foli me emra konkret për rivalët brenda grupit të opozitës së re, pikërisht për Zenelin, Litën dhe Elezin, ku tha se po i bëjnë presion deputetëve të pakicës për qëllime që vijnë nga jashtë parlamentit.  Në konferencën për mediat që pati nga Kryesia Kuvendit, por që nuk arriti dot që të përfundonte të gjithë deklaratën e përgatitur, për shkak të "padurimit" të gazetarëve, Hajdari vuri theksin se i qëndron besnike qëndrimit të saj për Reformën Zgjedhore se ndryshimin e sistemit, për të cilin ka marrë "bekimin" e ndërkombëtarëve, edhe pse listave të hapura u trembet Basha, por edhe kryeministri Edi Rama.

"Pengesa e vetme që po ndodh këtu është pikërisht opozita brenda parlamentit. Po të ishte pa mbështetjen e ndërkombëtareve do ishte një situatë ku do kishte marrëveshjen e radhës. “Nuk mund të më thuhet mua që është kjo akuzë që i behet grave, që ti je e lodhur për të bërë këtë punë.  Unë kam detyrën time ta çoj deri në fund, në qoftë se unë e marrë përsipër ta bëj këtë detyrë e marr perisper ta bëj më shumë krenari. Ne ta ndalojmë këtë lloje përpjekje që ti ndalojmë që t’u jemi në borxh kryetarëve tanë se na vunë në listë”, përfundoi ajo. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luli: 16/10/2019 22:13

    Ik moj zonje ti nuk di as me fol shko ne shkolle she meso dhe jo bla bla bla

    Përgjigju
    • Kosova ime: 18/10/2019 08:02

      Zorro Luli:Rudina Nuk esht e pa aft per Politik,flet shum bukur,sepse flet ngadal me menquri:Ke te vermen arsy,qe mos ta pelqesh se Rudina nuk e ka fjalorin e deputetve te Parlamentit

  • artur: 16/10/2019 14:23

    Hajdari, duhet urgjentisht te marre nje zenedhes shtypi. Eshte komplet e pafte per sa i perket komunikimin. Nuk hy ne analizimin e situates pasi nuk arrij qe ta kuptoj nga shpjegimet qe jane te denja per nje nxenes te shkolles fillore qe bejne deputetet e grupit demokrat (te gjithe pa perjashtim)

    Përgjigju
  • populli: 16/10/2019 13:47

    Maskat qe perdoren me yt ate po perdorin dhe me ty.. Nuk e ben dot ti shqiperine ne kete situate qe eshte.. Usa duhet te marri ne dore fatin e ketij vendi...

    Përgjigju
  • Ben: 16/10/2019 10:24

    Edhe ti stil i vjeter,Sigurisht,qe ta kane me te futme,dakort,por nuk eshte Rama,thuaje te plote,eshte Luli,Likja,dhe sigurisht i kudo ndodhuri per piselliqe, Sali Berisha.Edhe ti Rudin,ke frike nga Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Veliaj me strukturat e PS-së në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0! Sulmet non stop ndaj Tiranës, të planifikuara

Veliaj me strukturat e PS-së në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0! Sulmet non stop ndaj Tiranës, të planifikuara