Procesi i anëtarësimit në BE/ Maas: Brenda presidencës sonë konferencë me Maqedoninë! Për Shqipërinë varet nga rrethanat

 Procesi i anëtarësimit në BE/ Maas: Brenda presidencës sonë konferencë me Maqedoninë!  Për Shqipërinë varet nga rrethanat

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Mass deklaroi se gjatë presidencës gjermane po behët e pamundura për ti dhënë një perspektivë të re të rinjve në Ballkanin perëndimor, duke marrë shkas nga fakti  se 71 përqind e të rinjve në Ballkanin Perëndimor mendojnë të largohen nga vendi 

Ai u shpreh për një strategji me tri hapa për të luftuar këtë fenomen: investimin në të ardhmen e rajonit, zgjidhjen e problemeve të së kaluarës dhe anëtarësimin në BE.

Sa u përket investimeve të reja BE-ja kohët e fundit vuri në dispozicion rreth 9 miliardë euro për ta bërë më tërheqës rajonin në aspektin ekonomik, duke siguruar kështu mbështetje për ndërmarrje të vogla dhe të mesme për hapjen e vendeve të punës dhe përmirësimin e kushteve të trajnimit.

Ndërsa sa i përket perspektivës së integrimit europian ministri gjerman u shpreh i vendosur për të vazhduar më tej.

Ministri Maas premtoi edhe një herë  se do të përpiqej t’i hapë që këtë dhjetor edhe zyrtarisht negociatat e anëtarësimit, së paku me Maqedoninë e Veriut: “Para përfundimit të Presidencës Gjermane në Këshillin e BE-së, ne duam të mbajmë një konferencë të parë anëtarësimi me Maqedoninë e Veriut. Dhe, nëse e lejojnë rrethanat, edhe me Shqipërinë,” – tha Maas.

Vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, sidomos Serbia e Kosova, më parë duhet të “braktisin fantazmat e së kaluarës” për të bërë hapa përpara në këtë rrugë dhe të arrijnë të bashkëpunojnë me një-tjetrin.

E njëjta gjë vlen edhe për Bosnjë-Hercegovinën, e cila është e ndarë etnikisht edhe sot, 25 vjet pas Marrëveshjes së Dejtonit.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptar: 30/10/2020 11:41

    Mund te shash politikanet Tane si te paafte dhe miq te autokratit Erdogan..por s'mund te mos kuptosh qe kur Iliret kishin ate ndjenjen e pavarsisë..qytetërimit dhe respektit ndaj vlerave te jetes..ju barabaret e Gjermanise hanit pisha te egra e ulerisnit pas qenerve skandinav.. Shqiptaret jane pasaedhes se Ilirve..jemi me europian ne historinë tone se ju . Gjithsesi..si e keni katandis ju..shume shpejt do ju bej te fala Polonia dhe Italia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0