Procesi i integrimit, Tabaku: Është për qytetarët dhe jo politikën! Duhet demokraci funksionale dhe sistem anti-korrupsion

Procesi i integrimit, Tabaku: Është për qytetarët dhe jo politikën! Duhet demokraci funksionale dhe sistem anti-korrupsion

Deputetja Jorida Tabaku

Në një video-mesazh në rrjete sociale, deputetja e opozitës Jorida Tabaku i drejtohet qytetarëve sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Sipas saj nga ky proces përfitojnë qytetarët nëse ata vendosen në qendër të ndryshimit dhe jo politika.

'Procesi integrimit është për ju! Për qytetarët! Nuk është proces për politikën! Prandaj, çdo gjë sigurisht duhet bërë në funksion të këtij procesi. Çfarë përfitojnë qytetarët nga ky proces? Së pari duhen vendosur njerëzit dhe jo politika në qendër të ndryshimit. Së pari duhet ndryshuar ekonomia dhe duhet të bëhen reforma për integrimin e tregut, për integrimin e njerëzve, për integrimin e diplomave, duke pasur parasysh qytetarin dhe jo politikën në qendër.', thotë Tabaku.

Më tej ajo shton se për këtë ndryshim nevojitet një demokraci funksionale dhe një sistem anti-korrupsion.

'Së dyti duhet siguruar që kjo ndodh në një demokraci funksionale. Në një parlament që ka fuqinë e tij për të kontrolluar dhe mbikëqyrur dhe nga ana tjetër që ka fuqinë për të ndërtuar reforma që lidhen në përfitim të njerëzve. Dhe këtu dua të veçoj së pari anti-korrupsionin. Çfarë e pengon qeverinë, parlamentin të ngrejë një sistem ndryshe nga ai që është sot. Një sistem ku fryma anti-korrupsionit është në çdo ligj, në çdo reformë.', shton deputetja.

Sistemi anti-korrupsion, sipas Tabakut duhet të nis nga ligjet e prokurimit dhe doganat, e duke vijuar më pas deri tek koncesionet.

'Duke nisur nga ligjet e prokurimeve publike e duke vazhduar tek doganat, tek ligjet që lidhen me tregun dhe duke vazhduar tek ligjet që lidhen me koncesionet. Çdo gjë duhet të jetë në të vendosjes së lidhjes së procesit të integrimit me njerëzit. Prandaj, kjo fjalë që është vendosur vend a pavend dhe që shpeshherë edhe për njerëzit nuk ka pasur asgjë të prekshme duhet ndryshuar dhe duhet bërë në funksion të asaj që përfitojnë qytetarët. Për të vendosur njerëzit dhe jo politikën në qendër.' përfundon ajo.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër