Bilanci për vitin 2020/ Rama: Brenda janarit fillojmë vaksimin kundër COVID! Reforma në drejtësi largoi 202 gjyqtarë, do japin llogari para ligjit! Shqipëria është bërë një vend më i sigurt

TIRANË- Me sigurinë se pas 25 prillit do të jetë sërish përballë gazetarëve si kryeministër i vendit, Edi Rama ka bërë një bilanc të përgjithshëm të punës së qeverisë përgjatë vitit 2020, duke nisur nga Reforma në Drejtësi, rindërtimi e deri te menaxhimi i situatës së pandemisë së COVID-19.

Ndalur këtu, te pandemia, kreu i qeveri sqaroi se vaksinimi anti-COVID- në Shqipëri do të nisë nga mesi i muajit janar. Në përgjigje të kryedemokratit Lulzim Basha i cili e ka akuzuar se nuk ka bërë asnjë përpjekje për të siguruar vaksinën për shqiptarët, Rama  tha se po bisedon me tre kompani, ku më të avancuara bisedimet janë me Pfizer, AstraZeneca dhe në fund me Moderna-n.

Rama është ndalur te Reforma në Drejtësi ku bëri me dije se deri më tani janë larguar 202 gjyqtarë e prokurorë që nuk e kaluan procesin e vettingut dhe se janë konfirmuar 118. Kreu i qeverisë shprehet se ata do të japin përgjigje me patjetër përpara drejtësisë.

Debatet për zgjerimin detar të Greqisë me 12 milje, kryeministri Rama thotë se janë iniciuar nga Presidenca dhe Opozita.

Ndërkohë, kreu i qeverisë në konferencën me gazetarët ku po bën bilancin e vitit 2020, shtoi se Shqipëria është bërë një vend më i sigurt, ku janë regjistruar më pak vrasje se një vit më parë. Kreu i qeverisë u ndal dhe në aspektin ekonomik dhe atë shëndetësor në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:38
Dyfishimi i rritjes ekonomike, Basha: Rama gënjeu edhe në fund të vitit! Pas 7 vitesh, nuk ka çfarë t’i ofrojë Shqipërisë tjetër veçse dështime

1609084830_lulzimbashaedirama546x365539x3601.jpg

Pas deklaratave të kryeministrit Rama ditën e sotme ku bëri një bilanc të vitit 2020, ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Rama gënjeu për ekonominë duke e vendosur theksin dhe tek dyfishimi i ndihmës ekonomike.

Ai thotë se pas 7 vitesh, Rama nuk ka se çfarë t’I japë më Shqipërisë përveçse dështime të tjera.

“Edhe në fundit të vitit, Rama bëri atë që di të bëjë: gënjeu. Ai i ka dhënë Shqipërisë vetëm premtime boshe. Ai gënjen kur flet për ndihmë ekonomike. Fakti është se Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.  Kosto e jetesës rritet dita ditës, papunësia shtohet përditë, bizneset dhe dyqanet mbyllen dhe familjet shqiptare nuk marrin ndihmë nga qeveria. Por këto fakte nuk e pengojnë Ramën të gënjejë dhe të thotë se ‘çdo gjë është në rregull’.  Kur i mohon problemet ku je zhytur, si mund t'i zgjidhësh ato?

Kupa është mbushur! Pas 7 vitesh dështime, Rama mund të ofrojë vetëm dështime të tjera më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për popullin, jo një qeveri që kujdeset për veten. Ky vit i keq do të kalojë dhe ne sëbashku do t'i kthejmë shpresën Shqipërisë” – shkruan Basha.

 

Ora 11:37
Anëtarja e shtatë e Kushtetueses mbështetëse e PD-LSI? Rama: Nuk më takon mua të bëj koment! Gjykata do të shihet nga puna (VIDEO)

Lidhur me anëtaren e shtatë të Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila është mbështetëse e PD-LSI, kryeministri Rama nuk preferoi të japë koment. Ai u shpreh se do të gjykohet vetëm puna e Gjykatës Kushtetuese.

“Rëndësi ka që Gjykata Kushtetuese është funksionale, të tjerat nuk më takojnë mua. Gjykata të bëjë punën e vetë dhe do gjykohet nga ajo. Nuk mund të vendosim vija të kuqe siç i vendos baba xhikja” – tha Rama.

Ora 11:29
Rama zbulon kujt ka nevojë t'i kërkojë falje në këtë fundvit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se në këtë fundit, nëse ka dikë që duhet t'i kërkojë falje, është familja e tij për shkak se i ka munguar shumë gjatë kësaj kohe.  

"Falje duhet t'i kërkojë familjes time për sa shumë jam i detyruar t'i mungoj dhe patjetër nëse Linda dhe 2 të mëdhenjtë e përballojnë dhe e kuptojnë më mirë, kur vjen puna te më i vogli aty falja është edhe më e madhe", tha Rama.

Ora 11:10
Rama ironi me çështjen e detit: O jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë (VIDEO)

Lidhur me pyetjen për zgjerimin me 12 milje të Greqisë, kryeministri Rama është shprehur me batutë. “O jam agjent turk që lufton Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë” – tha Rama.

“Ju kërkoni që ne të reagojmë ndaj shtetit grek. Çfarë ka këtu akoma për të mos u kuptuar. Unë besoj që çdo mendje normale mjafton të përqëndrohet dhe e kupton se për çfarë bëhet fjalë. Ata që i fryjnë këtij zjarri janë të qëllimshëm, qoftë nga Lalëzi, qoftë nga presidenca dhe Prishtina. E kam të vështirë të besoj që këta fryrës të jenë kaq të mangët nga mendja e kokës. Por kjo që bëjnë është e qëllimshme. E qëllimshme për të luajtur me ndjenjat kombëtare, ndjeshmëritë patriotike për të shfrytëzuar rastin për të krijuar një sebep për sherr. Shqipëria në vitin 1990 ka bërë ekzaktësisht këtë që ka bërë Greqia sot. E kam rishpjeguar. Çdo shtet që ka dalje në det ka të drtejtën të zgjerohet 12 milje përtej kufirit ekzistues të njohur më parë, aty ku është e mundur. Shqipëria e ka ushtruar këtë të drejtë në vititn 1990. E ka depozituar faktikisht ushtrimin e kësaj të drejte në maj të 1990 në Kombet e Bashkuara. Nuk rezulton që Greqia të ketë bërë një reagim apo një deklaratë. Është e drejtë e çdo vendi. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Greqia për detin Jon. Deti Jon është më shumë përtej detit Jon. Nuk ka mundësi fizike për tu shtrirë 12 milje për dy vende. Nëse kjo do ishte kështu, pse jemi në gjyq ne. Si funksionon kështu mes shteteve në mes të Europës. Çfarë të reagojmë ndaj Greqisë kur kjo është pjellë e marrëzisë shqiptare, kur e prodhon mendja e autoritetit më të lartë të Shqipërisë. Nuk ka asnjë lloj lidhje me zonën e kontestuar mes nesh. Këta janë autorët e marrëveshjes të 2009, janë firmosësit e marrëveshjes famëkeqe. Ishte këmbëngulja jonë, rezistenca që pala greke më në fund erdhi në tavolinë për të negociuar një marrëveshje të re. Një marrëveshje të re të drejtë të ndershme. O jam agjent turk që lufton me Greqinë ose agjent grek që lufton me Turqinë. Unë jam kryeministri i Shqipërisë ” – tha Rama.

Ora 11:03
Oferta e Rusisë për vaksinën/ Rama: Mendova se ishte meme! Provokim qesharak, ambasada ruse të kërkojë falje (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur ofertën e ambasadës rusi si një provokim qesharak, duke shtuar se fillimisht kishte menduar se ishte një "meme".

" Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisw kishte postuar nga Twitter i Endri Fugës, retweet të Ursula Von Del Leyen, sepse për një shtet serioz është e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprijë ndonjë demarshi pranë shtetit rus sepse ky është një provokim qesharak dhe nuk çshtë mirë që një vend si Rusia të bëhet qesharake, me një ambasadë që është e rëndësishme të sillet sikur është seksion i portokallisë, shpreh keqardhje se nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve. Ne jemi të fokusuar tek vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Modernës. Shtetet me të cilët ne komunikojmë në BE janë të drejtuara drejt këtyre kompanive. Nuk shprehim rezerva qoftë vaksinën kineze dhe ruse, por për momentin duke parë të tjerë ne jemi fokusohemi në këto drejtime. Nëse do të lindë nevoja ne do të shohim dhe alternativa të tjera", tha Rama. 

Ora 11:00
Rindërtimi, Rama: Brenda 6 muajve të 2021, përfundojnë 4500 shtëpi individuale! Aeroporti i Kukësit mund të përfundojë në pranverë (VIDEO)

Kryeministri Rama foli për procesin e rindërtimit pas tërmetit. Ai tha se brenda 6 muajve të parë të vitit të ardhshëm do përfundojnë 4500 shtëpi individuale. Ndërsa duke folur për investimet publike, kryeministri u shpreh se deri në pranverë mund të përfundojnë punimet në aeroportin e Kukësit.

“Sot kemi disbursuar 289.5 mln euro grante dhe 250 mln të tjera hua nga konferenca e donatorëve. Pa përfshirë 25 mln euro transferta direkte në buxhet. Janë 28 miliardë lekë që janë vendosur për procesin e rindërtimit. 28 kantiere që kanë filluar ose janë në proces. E gjithë puna e rindërtimit prek shumë më tepër se gjithë familjet e prekura drejtëpërdrejtë. Janë 1000 shtëpi të reja që hapin dyert deri pasnesër për të kaluar Vitin e Ri në një hapësirë të re. Në mars përfundojnë 2500 shtëpi të tjera. Janë 4500 shtëpi që do të përfundojnë brenda 6 muajve të vitit të ardhshëm. Janë 13 mijë familje që marrin bonus qiraje. Marrëveshja për kantierin e energjisë diellore në Karavasta do të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm. Po shkon mirë puna në aeroportin e Kukësit dhe besoj se deri në pranverë do të hapet për fluturime. Jemi në rrugë të mbarë për rregullimin e infrastrukturës në portin e Vlorës ku do të bëhet një port turistik" - tha Rama.

Ora 10:46
Rama: Kur vjen puna për të lypur për shqiptarët, përtej modestisë jam njësh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria është shumë pranë marrëveshjes Pfizer për vaksinën anti-COVID, ndërkohë që nuk i ka kursyes disa fjalë të mira për veten.

"Kur isha në SHBA, ekipi ynë bashkë me ekipi e Pfizer biseduam për vaksinën se kur vjen puna për të lypur për shqiptarë përtej modestisë jam njëshi", tha Rama.

Ora 10:43
Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Vaksinimi do të nisë në mes të janarit! Shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se vaksinimi anti-COVID në SHqipëri do të nis në muajin janar, teksa shtoi se po bën të gjitha përpjekjet për të siguruar vaksinën, ndryshe nga sa pretendon kryedemokrati Lulzim Basha.

"Jemi në përpjekje për të marrë vaksinën, më vjen keq kur dëgjoj lloj lloj teorish, sepse situata e përgjithshme është shumë domethënëse sa i përket një ngërçi të përgjithshëm në raport mes kërkesës dhe ofertës, mbani parasysh një shifër se mbase ndihmon për të kuptuar panoramën. Italia, e cila ka nisur vaksinimin 2- 3 ditë më parë ka në dispozicon 9700 vaksina, kjo ka qenë partia e parë e dozave që ka marrë Italia, vend i BE-së, me një popullsi të konsiderueshme ka nisur vaksinimin me 9700 doza. Ne ndërkohë, çka ka ndodhur në nivelin euripian është se partia e parë e dozave të disposponueshme është ndarë në një mënyrë apo një tjetër mes vendeve të BE-së dhe iu është lënë vendeve që të negociojnë me vende , palë të tjera për të ndarë nga paketa e tyre. Nga ana tjetër, ca nuk dëgjon këtu, dua t'ju bëj me dije se kompanitë bëjnë marrëveshje të cilat sidoqoftë janë të lidhura me shtetet, nuk ka një marrëveshje tani e cila bëhet drejtpërdrejtë me kompninë dhe në mënyrë bilaterale ti blen sipas asaj që ofron. Por marrëveshja është e lidhur me shtetet me të cilat Pfizer ka vendosur vijat e para të komunikimit dhe kur them shtet kam parasysh BE si një entitet i tërë, dhe duhet të keni parasysh që dhe SHBA ka një ndalesë me një akt të presidentit të SHBA që asnjë dozë nuk mund të dalë nga SHBA dhe ky ngërc i takon vetëm fazës së parë, fillimit se prodhimi do të rritet në fazë eksponenciale. Ne jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin pa pritur që të kalojë ky ngërç, do e fillojmë brenda janarit dhe kam tendecë të besoj që ne mes të janarit do jemi në gjendj të fillojmë vaksinimin me mjekë e infermierë dhe më pas në grupet e tjera vunerabël, mësyes, punonjës policie dhe më të mëshuarit, jemi në diskutime dhe me Modernan dhe AstraZenerca dhe besoj që shumë shpejt do finalizojmë marrëveshjen me Pfizer dhe kjo është arsyeja se përse kjo mbetet në këtë fazë një punë intesive diplomatike dhe komunikimi në të katërta anët. Nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë kontrata direkte të palidhura me strategjinë e përgjithshme dhe ata që kanë akses kanë hyrë në kornizën e strategjisë së përgjithshme, jemi shumë pranë të një marrëveshje të shkruar që kemi filluar që nga takimi ne Nju York", tha Rama.

Ora 10:41
Viktimat COVID, Rama: Kemi nivelin më të ulët në rajon! Spitalet kanë kapacitetet për të përballuar valën e infektimeve (VIDEO)

Duke folur për numrin e viktimave si pasojë e koronavirusit, Rama u shpreh se Shqipëria ka nivelin më të ulët në rajon. Ai u shpreh se Shqipëria ka një strukturë spitalore që mund t’i bëjë ballë.

“Dua të theksoj se sipas OBSH-së, në Shqipëri kanë humbur jetën mesatarisht 405 persona për 1 mln banorë. Në Bosnjë dhe Maqedoni norma është më e lartë. Ne jemi në një nivel të pranueshëm dhe të arsyeshëm për të qenë të motivuar për të shkuar deri në fund pa plagë katastrofike. Dua të sjellë në vëmendje që jabë masat e marra, strategjia e ndjekur me korrektesë nga njerëzit që ka sjellë që të jemi vendi me numrin më të ulët të fataliteteve në rajon. Përsa i përket menaxhimit të sistemit në vetëvete, flasin vetë faktet. Vlen të ngrihet një krahasim ndihmës mes ku ishim dhe ku jemi me strukturën spitalore. Imagjinoni sikur kjo goditje të na kishte gjetur me infrastrukturën spitalore të 7 viteve më parë.

Ne sot jemi në kushtet kur infrastruktura është po njësoj si në vendet e tjera përsa i përket vijës së zjarrit. Kemi kapacitete deri në 1600 shtretër shtesë. Kemi 4 spitale të specializuara për koronavirusin. Do të kemi 400 mijë teste të shpejta që do vijnë në Shqipëri. Kemi të mbuluar skemën e rimbursimit të paketës bazë të barnave për trajtimin e COVID-19 për pacientët që trajtohen në shtëpi. Kemi garantuar një vaksinim të qëndrueshëm për gripin sezonal. Prej ditës së parë paguajmë 1000 euro plus çdo muaj mjekët. 30 mln euro janë vendosur në dispozicion për fuqizimin e kësaj vije" - tha Rama.

Ora 10:36
Pasojat e COVID, Rama: Kemi dyfishuar pagën e papunësisë dhe ndihmën sociale! Ekonomia shqiptare do rimëkëmbet shpejt (VIDEO)

Kryeministri Rama u shpreh se qeveria ka dyfishuar pagesën e papunësisë për të gjithë qytetarët që u prekën nga pasojat e mbylljes për shkak të koronavirusit. Ai thotë se sipas Bankës Botërore, si rezultat i masave të marra nga Shqipëria, ekonomia do të rimëkëmbet shpejt ku për vitin e ardhshëm pritet një rritje me 5%.

“Falë garancisë sovrane kanë përfituar 53 mijë punonjës. Një tjetër e dhënë domethënëse që i referohet regjistrit të të punësuarve, jo anketimeve, është që në Shqipëri, zyrtarisht në momentin e goditjes së madhe, mars-qershor rezultuan të papunë menjëherë 33 mijë persona dhe sot janë më shumë se 20 mijë prej tyre që janë rikthyer në vendin e punës. Ne kemi një program për nxitjen dhe mbështetjen për kthimin në punë të pjesës së mbetur. Kemi dyfishuar pagesën e papunësisë ndihmën ekonomike dhe do e mbajmë në fuqi dhe gjatë vitit të ardhshëm deri në fund të luftës me koronavirusin për të gjithë personat me ndihmë financiare. Kemi fshirë kamatvonesat e energjisë elektrike. Vetëm në mars-qershor, po t’i marrim të gjithë instrumentët me 415 mln dollarë me ndihmë direkte futemi në vendet që kanë dhënë ndihmë të konsiderueshme.

Sipas Bankës Botërore, si rezultat i masave të marra, ekonomia shqiptare do të jetë një prej ekonomive që do rimëkëmbet më shpejt. Banka e parashikon 5% rritjen ekonomike vitin e ardhshëm, FMN e parashikon 6%. Ne kemi zhvilluar luftën në front duke i ndihmuar financiarisht ata që janë në këtë luftë. Kemi vijuar procesin e rindërtimit, ekonomia ka një bazë të qenësishme për tu rritur në mënyrë të qëndrueshme pas kësaj goditje” – tha Rama.

Ora 10:26
'Mbështetëm 300 mijë qytetarë me paga lufte'/ Rama: Jemi i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël (VIDEO)

Një tjetër pikë ku është ndalur kryeministri Edi Rama është ekonomia, i cili tha se gjatë pandemisë janë ndihmuar me ndihmë ekonomike 300 mijë qytetar, si edhe Shqipëria është bërë i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël.

"Afro 300 mijë qytetarë që kanë përfituar direkt pagë lufte nga paketa e parë apo nga paketa e dytë e ndihmës. Ndërkohë, ndihma direkte për biznesin e vogël është konkretizuar nga një hap kurajoz dhe progresist, jo vetëm për këtë fazë, por në afat të gjatë duke hequr taksën për biznesin e vogël dhe duke u bërë i vetmi vend në rajon, se me Europën nuk krahasohemi se aty janë taksat shumë të larta. Ne kemi 0se takse mbi fitimin për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për bizneset e vogla me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit", tha Rama.

Ora 10:22
Rama: Kemi goditur 30 grupe kriminale! Në 2020, 7 vrasje më pak se 1 vit më parë! 2.5 herë më pak se 2012-a (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria është bërë një vend më i sigurt, ku janë regjistruar më pak vrasje me dashje.

" Paralelisht me pastrimin e sistemit të drejtësisë ka vijuar lufta kundër krimit të organizuar. Një prej tyre është edhe përmes operacionit Forca e Ligjit, që numëron 1730 pasuri të sekuestruara dhe 223 raste të referimit në SPAK. Ndërkohë 103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura dhe 628 pasuri të sekuestruara. Numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, shifra janar-nëntor 2020 ishim 45 vrasje, 7 më pak se një vit më parë dhe për të gjithë ata për të cilët janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh edhe bombardimin mediatik që krijon një hapësirë dispropoziconale për kronikën e zezë duke krijuar një panoramë jo të lidhur me realitetin. Në 2012 kemi pasur 126 vrasje, sot kemi 2.5 herë më pak. Nga një vend ku praktikisht kishte mesatarisht një vrasje në cdo 2-3 ditë jemi një vend që sa i përket numrit të vrasjeve po stabilizohemi pranë mesatares së BE-së", tha Rama.

Ora 10:20
Rama: 202 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar nga vettingu! Do japin llogari para ligjit! (VIDEO)

Kryeministri u shpreh se deri më tani janë larguar 202 gjyqtarë e prokurorë që nuk e kaluan procesin e vettingut dhe se janë konfirmuar 118. Rama shprehet se ata do të japin përgjigje me patjetër përpara drejtësisë.

“Qytetarët kanë një padurim për faktin se ende sot vazhdojnë problemet në sistemin e drejtësisë dhe drejtësia nuk ka arritur deri në atë pikë të reagimit të saj ndaj llumit dhe zullumit që të lehtësojë frymëmarrjen e qytetarëve. Dua të ndaj me të gjithë faktin se procesi i ndërtimit të një drejtësie nuk zhvillohet sa hap e mbyll sytë. Nëse shohim bilancin, mendoj që ka arsye për të qenë vërtetë optimistë për të nesërmen. Reforma në drejtësi ka nisur me pastrimin e zullumit të grumbulluar me dekada në sistemin e drejtësisë. Nëse shohim shifrat e këtij procesi, ajo që thashë konfirmohet. Arsyeja për të qenë optimist për të nesërmen. Deri sot janë rivlerësuar duke kaluar 322 individë nga të cilët më shumë janë shkarkuar dhe larguar nga sistemi se sa janë konfirmuar. Plot 128 individë të shkarkuar drejtëpërdrejtë dhe 74 të tjerë të vetëlarguar nga ky proces me vetëdijen e mundësisë për të kaluar filtrin. Vetëm 118 janë konfirmuar. Kemi 202 individë të larguar dhe 118 të konfirmuar. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me atë që pyesin, çfarë ndodh me të larguarit. Ne ndërkohë paralelisht me pastrimin ka vijuar dhe po konsolidohet procesi i ngritjes së sistemit të drejtësisë. Ata që nuk kanë justifikuar pasuritë marramendëse, do të përgjigjen përpara drejtësisë. Përgjigja përpara drejtësisë, do të konfirmohet dhe kthesa historike në sistemin e drejtësisë. Fjala kyç në këtë proces është durim. Bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet njërin prej 3 pushteteve që përcaktojnë dhe 3 shtyllat e sistemit demokratik” – tha Rama.

 

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/12/2020 04:05

    /MONDI/ e /VLORA/,BIG LIKE,me pelqyen komentet tuaja.

    Përgjigju
  • Zoti kryeministr ne radh te par shendeti i popullit mos shiko rivalutati e te medhenjve por merr vaksinen dhe nga rusia edhe kina po ta dhe se po prite ate amerikane do mbash radhen dhe radha esht e gjat dhe kur te vij radha sdo ket nevoj me per vaksin: 29/12/2020 16:44

    Nje person pa atdhe

    Përgjigju
  • Hinglateri: 29/12/2020 14:32

    Baba Xhikja rrote gamori pi raki Skrapari te na rroje Baftjari

    Përgjigju
  • Vlora: 29/12/2020 14:19

    Je dopio agjent ha huken e turkut e ben davan e grekut

    Përgjigju
  • Mondi: 29/12/2020 13:58

    Z.krueminister me gjithe rrespektin qe kam per ty ia ke fut kot plako ne dipllomaci qenke tap topi. Si guxon ti te quash qesharake nje ofert qe te vjen nga nje fuqi boterore .minimumi rrefuzimin ta beje me takt. Mund ti falej gabimi cakes se eshte kerthi por ty jo. Rusia eshte shtet serioz qe barrakja qe ti pretendon te ngresh eshte nje kasolle vetem me destra.gjithmon vemi tek miku I gabuar. Edhe ti si enver hoxha lider boteror. Apo e ke inatin me lavrovin qe te beri per qep e kripe. Po anglia qe do perdori sputnik apo I kane kusherinj ruset. Yt ate rahmet past ku studioi.mos kafsho doren qe te ofron ndihme se je bukeshkale

    Përgjigju
  • Ela: 29/12/2020 10:22

    si me sonila bejten? ha ha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim

Lushnjë/ Nusja dhunon vjehrrin për pronën, vihet në hetim