Bllokohen 27 ton mish pule nga Brazili dhe produkte pa licencë, etiketë dhe të skaduara

Bllokohen 27 ton mish pule nga Brazili dhe produkte pa licencë, etiketë dhe të skaduara

AKU

Skandalet me produktet ushqimore që konsumojnë qytetarët po i bëjnë gjithnjë e më të pasigurta gjithcka që ne po hamë. Ndërsa më herët u bllokua miell me minj të ngordhur dhe parazitë, këtë herë vëmendja kthehet tek nënproduktet e mishit dhe salcat e ndryshme. Kështu një kompani e përpunimit të mishit, në qytetin e Korcës është gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pasi u kap me shkelje të sigurisë së ushqimore ndërsa edhe aktivitetin ajo e vijonte pa licencën përkatëse.

Gjatë kontrollit në këtë kompani u konstatuan produkte si erëza të skaduara, produkte të pa pajisura me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së si salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg. Etiketimi dhe përshkrimi në të është garancia me të cilin qytetarët blejnë produktet e ndryshme ushqimore, por edhe në këtë pikë kompania ka shkelur ligjin ku sipas AKU, të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike dhe mbi të gjitha ai vijonte aktivitetin pa licencë përkatëse, ndonëse kishte aplikuar.

Për këtë ai është gjobitur 1,000,000 lekë mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti, 500,000 lekë tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi, 200,000 lekë veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit, 100,000 lekë mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë, 100,000 lekë etiketim në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë bëhet e ditur se janë bllokuar edhe 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum me qëllim asgjësimin e tyre dhe 576 kg produkte të paetiketuara deri në etiketimin e tyre konform ligjit.

Subjekti me aktivitet “Prodhim, përpunim, ambalazhim, etiketim të salcave të ndryshme dhe produkteve me origjinë të përzier”, Korçë, u konstatua se subjekti pasi kishte aplikuar për t’u pajisur me licencën përkatëse (kategoria II. 1. A) kishte vijuar aktivitetin pa marrë miratimin, si dhe pjesërisht pa sistem gjurmueshmërie. U evidentuan një sërë produktesh lëndë të para (erëza 66 kg), të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit, si dhe produkte me etiketa të panotifikuara nga ana e AKU-së (salcë 163 kg, mustardë 400 kg, kokteil 13 kg etj.), si dhe të dhënat në etiketë nuk përkonin me përshkrimin e produktit në kartën teknologjike. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerën 1,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),
  2. “Gjobë” me vlerën 500,000 lekë (tregtim produktesh me afat të kaluar përdorimi),
  3. “Gjobë” me vlerën 200,000 lekë (veprime në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),
  4. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë e sistemit të gjurmeshmërisë),
  5. “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (etiketim në kundërshtim me ligjin),
  6. “Bllokim i produktit” për 66 kg produkte të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjesimin e tyre, si dhe 576 kg produkte të paetiketuara, deri në etiketimin e tyre konform ligjit" thuhet ne njoftimin e Autoritetit Kombetar te Ushqimit.

Gjithashtu dje u bllokuan 27 ton mish pule me origjinë nga Brazili dhe destinacion Shqipërinë, e cila rezultoi se nuk plotësonte kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore pasi kishte mangësi në dokumentacionin shoqërues (pavlefshmëri të certifikatës veterinare). Për rrjedhojë, u arrit në përfundimin se ngarkesa me produkte importi është e pasigurt për konsum njerëzor dhe u vendos kthimi i saj në vendin e origjinës.

Ndërkohë që në qytetin e Fierit, supermarketi “Shaqir Hoxha” është gjobitur sepse  ushtronte aktivitetin i pa pajisur me licencën përkatëse, pa sistem gjurmueshmërie dhe pa planin/manualin e vetëkontrollit (HACCP). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme: Gjobë me vlerën 1,000,000 lekë mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti, 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, 100,000 lekë për mungesë e planit/manualit të vetëkontrollit, e për rrjedhorë ndërpreje të biznesit deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Së fundmi, në një mëngjezore në Bërdicë të Shkodrës, “Liljanë Shuajup Prevja” ushtrohej puna ne kushte higjeno-sanitare aspak normale me pajisje të punës të papastra dhe me prani ndryshku, muret të dëmtuara, tualeti me dalje të drejtpërdrejt në ambjentet e punës dhe pa analiza të ujit të pijshëm. Gjithashtu ai nuk ishte i regjistruar në QKB.

 Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare),
“Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),
“Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e kërkesave ligjore.


Më poshtë fotot e publikuara nga AKU



B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri