Profeci e zymtë për Spanjën/ Covid po e çon në buzë të greminës…një hap larg nga emergjenca e re

Profeci e zymtë për Spanjën/ Covid po e çon në buzë të greminës…një hap larg nga emergjenca e re

“Vala e dytë? Ajo tashmë ka filluar në disa vende europiane”. Clara Prats, fizikane dhe studiuese në fushën e modeleve llogaritëse të sëmundjeve infektive në Universitetin Politeknik të Katalonjës dhe drejtore e grupit Biocomsc, përgjegjëse për formulimin e kthesave themelore dhe grafikëve për të kontrolluar evolucioni ditor i epidemisë Covid-19 u shpreh se "Të dhënat na lejojnë të interpretojmë realitetin, dhe është thelbësore që qytetarët të njohin situatën epidemiologjike, masat që duhen marrë dhe qëllimin që duhet të arrihet me to".

Gjatë një interviste për InsideOver ajo tha se “Me 758.172 infeksione totale, Spanja konfirmohet si kombi i parë evropian për nga numri i rasteve. Epiqendra e ‘tërmetit Covid’ është kryeqyteti, Madrid, ku një milion njerëz, veçanërisht në lagjet më të njohura, janë vendosur në izolim dhe nuk përjashtohet bllokimi total.

A duhet të na shqetësojnë numrat që ka arritur epidemia në Spanjë?

“Nëse shikojmë dinamikën e rasteve të reja, shohim qartë se si vende të ndryshme në Evropë tashmë po përjetojnë valën e dytë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të theksohet se kjo valë e dytë është e ndryshme nga e para. E para ishte më shumë si një cunami. Ne nuk e prisnim atë dhe, rrjedhimisht, rritja e rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve ishte brutalisht i shpejtë dhe dramatik. Tani përqindja e rasteve të rënda ka rënë ndjeshëm, jo ​​sepse virusi është më pak i dëmshëm, por për shkak të rritjes së kapacitetit diagnostikuese. Tani nuk shohim më vetëm majën e ajsbergut, por një pjesë të madhe të tij”.

Pse rastet po rriten përsëri?

"Rritja ishte e pashmangshme me rihapjen dhe rritjen e ndërveprimeve shoqërore, sepse virusi ende qarkullon. Dhe këtu hyn në lojë rëndësia e sistemeve diagnostike, gjurmimi i kontaktit dhe karantina, të cilat duhet të funksionojnë tamam si një orë për të mbajtur nën kontroll nivelin e incidencës. Kur incidenca fillon të rritet, ne duhet menjëherë të fillojmë të zbatojmë masa, fillimisht të lehta, për të zvogëluar kontaktet- nga përdorimi i maskave, te distanca fizike e deri te mbylljet specifike selektive".

Po rritet numri i të shtruarve në spital?

“Në Spanjë ato po rriten, por me ritme të ndryshme në varësi të rajoneve. Komuniteti i Madridit ka situatën më kritike. Të dhënat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë flasin për 26% të shtretërve të zënë nga pacientët Covid. Përqindja rritet në 41% nëse flasim për njësitë e kujdesit intensiv. Kjo është mesatarja, por në disa rajone ka spitale ku repartet e kujdesit intensiv tashmë janë 100% të okupuara nga pacientët Covid.

A ekziston rreziku që kombet e tjera evropiane do të gjenden në të njëjtën situatë si Spanja në javët e ardhshme?

"Rreziku ekziston, ka disa vende që tregojnë një evolucion të epidemisë të ngjashme me atë spanjolle. Për shembull, Franca duket se po ndjek kurbën e Spanjës, por me një vonesë prej tre javësh. Republika Çeke dhe Hollanda janë gjithashtu në situata të vështira. Në realitet, rritja e rasteve është e përhapur në të gjithë Evropën, megjithëse për momentin me ritme dhe intensitete të ndryshme".

A është e përshtatshme një mbyllje e re e kufijve europianë?

“Një mbyllje totale nuk është e nevojshme për momentin, por do të ishte e rëndësishme të zvogëlohet numri i udhëtimeve në ato që janë shumë të nevojshme. Në të njëjtën kohë, është absolutisht thelbësore të punohet intensivisht për kontrollin në nivelin lokal ose rajonal”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve