Profesionet që "nuk festojnë"
Vitin e Ri, si e presin familjarët?

Profesionet që Vitin e Ri, si e presin familjarët?
">
Nata e ndërrimit të viteve dhe pritja e saj pranë gjirit të familjes apo të shoqërisë është ndër festat që festohen në të gjithë botën. Të gjithë fëmijët, të rinjtë si dhe të moshuarit i gëzohen kësaj feste. 31 dhjetori, është nata që bashkon njerëzit. Mirëpo, ka disa individë të cilët nuk shkëputen nga puna e tyre edhe gjatë kësaj nate.

Për shkak të profesionit të tyre ata janë të detyruar të qëndrojnë në punë për të dhënë ndihmën e parë në raste incidentesh apo edhe për të kënaqur njerëzit që kanë dalë për të festuar. Kjo është një mënyrë tjetër e kalimit të festës. Arif Kullolli, komandant i shërbimit të zjarrëfikëses tregon për Report Tv ndjesinë e të kaluarit festën e Vitit të Ri në punë. “Është kënaqësi edhe këtu e kalojmë me shokët. Kuptohet që ndërrimi i viteve ka punë.. kemi dalë mbi 10-11 herë.. por ja kemi kaluar mirë”, tha Kullolli. 

Por si e pret familja e tij këtë? “Kuptohet që nuk pritet mirë nga familja sepse kërkon që të të ketë në gjirin e saj, por shërbimi është shërbim”, tregon komandanti i shërbimit zjarrfikës. Edhe Enkelejda Jareci, operatore në sallën operacionale të shërbimit të zjarrëfikses është e detyruar të qëndrojë në punë natën e ndërrimit të viteve. Puna e saj mbetet në prapaskenë, por ajo tregon për Report Tv ankthin pas marrjes së telefonatës deri në momentin që misioni ka përfunduar me sukses. 

Për Marjeta Ndregjonin, infermiere e shërbimit onkohematologjik kalimi i festës së Vitit të Ri në punë pranë pacientëve është një eksperiencë e veçantë. 
Njerëzit e presin Vitin e Ri në mënyra të ndryshme, por që të gjithë shpresojnë që viti i ri të jetë më i mirë se ai që lanë pas dhe dëshirat e tyre të realizohen në vitin që e presin.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024

'Dhimbje koke' për trajnerët, UEFA gati t'i vijë në ndihmë Sylvinhos për Europianin 2024