Tornitorët drejt zhdukjes, Odise Milo e ushtron prej 40 vitesh: Mësuesit të bëjnë të rinjtë të dashurojnë profesionin!

Shumë profesione në Shqipëri po shkojnë drejt zhdukjes, mes tyre dhe tornitorët. Një ndër të paktët është Odise Milo, tornitor me 40 vite eksperiencë.

I ka mbushur 65-vjeç por vazhdon të punojë me përkushtim në ofiçinën e tij mekanike në qytetin e Fierit. Odise Milo tregon se ka filluar punë si tornitor në Uzinën  Mekanike në Patosit, e mandej ka jetuar e punuar në shumë qytete të vendit, pasi i ati ishte oficer.

"Në vitet 71’, pasi mbarova një vit shkollë të mesme u detyrova dhe e lash dhe fitova si nxënës tornitor në uzinën mekanike në Patos. Fillova punë praktikë dhe prej andej ika në Krujë. Im atë ka qenë oficer. Në Krujë fillova në fabrikë të çimentos në punë.  Nga fabrika e çimentos shkova në Fierzë, pastaj në kombinat Metalurgjik".

Kur është rikthyer në qytetin e lindjes, ai ka punuar në filetimet e tubove për shpimet e naftës.

Më pas erdha në Fier. Jeta ime ka qenë me ndërpreje. Këtu fillova në bazën e tubave për shpimin e naftës.  Bëja filetimet konike të tubave të shpimit të naftës. Tashi kam filluar në këtë profesion. Mbi 10 vjet. Këtu vijnë porositë e rretheve. Merremi me riparime. Riparime të pompave të naftës. Ato konsumohen gjatë punës dhe vendosim të reja.

Prej 10 vitesh punon në biznesin e tij, në një ofiçinë ku riparon që nga rrotat e vagonëve e deri tek pjesët e anijeve.

"Më e bukura ka qenë kur kam marrë porosi për rrotat e vagonëve të minierës së Selenicës. Ishin konsumuar jashtë mase se kishin punuar shumë. Ishte material i madh. Ne vendosëm kuzhineta. Ishte pajisje e ndërlikuar. Më pas kishte ngelur një anije në Himarë. U detyruam bëmë aksin. Në vitet 2011 ose 2012. Kanë ardhur nga Saranda, Gjirokastra. Punohet shumë pastër në punë".

Meraku më i madh i Odise Milos është se profesioni i tij po shkon drejt zhdukjes. Në rrëfimin për Report Tv 65 vjeçari thotë se të rinjtë kanë shkuar dhe kanë ikur pasi sipas tij s'e dashurojnë këtë profesion.

Profesioni është I bukur, i dashur por ç'e do nuk ka më u plak sepse nuk ka më të rinj. Është drejt zhdukjes. Unë jam 65 vjeç sot, ku ka të rinj që rrinë 8 orë në këmbë. Është një punë me detaje, precision. Për një fije floku prish të gjithë detalin. Kanë ardhur të rinj dhe kanë ikur me bishtin ndër shalë. Nuk e dashurojnë më këtë zanat, ikin të tmerruar.

Odise Milo shprehet se duhet t'u kushtohet vëmendje shkollave profesionale, ku një rol të rëndësishëm kanë mësuesit.

Çfarë bën mësuesi? Duhet të ja fusë në zemër nxënësit mësuesi profesioni. Kërkesa është që mësuesi të ja bëje të qartë dhe të dashur profesionin. Kanë ardhur dhe kanë ikur. Iku brezi ynë, kush do e kapë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mond: 07/03/2021 16:28

    Çdo zanat duhet, jeta i do te gjitha, por ne Shqiperi me renien e komunizmit menduam se nuk kemi me nevoje per torno,freza,retifika etj, ata qe i mbollen keto ide nuk eshte problemi se humben tornot por u humb besimi,shpresa dhe kuptimi e vleresimi i punes dhe u nxit rremuja, toka e xanun, dhe perallat e emigracionit, se do ikim jashte dhe do bejme pasuri pa patur nevoje per profesione e shkollim. Nje komentues thote per tornitorin eshte spiun!!!! Po ai rri gjithe diten ne repart dhe punon i perqendruar, cfare spiunon? Dimensionet e detaleve!!! Ja kjo eshte logjika e demokracise, edhe tornitorin e quan spiun sepse vjen i mesuar nga sistemi socialist.

    Përgjigju
  • Arjanidrizaj: 07/03/2021 07:44

    Zanati vidhet se ndryshe nk ta jep njeri

    Përgjigju
  • Fier: 07/03/2021 06:46

    Ky eshte spiun

    Përgjigju
  • Iliria e bashkuar: 06/03/2021 23:18

    Vend dhe njerz pa ide dhe krijmtari. Ky zanat nuk bie kurre ne Europe.

    Përgjigju
  • Mirditor: 06/03/2021 19:18

    NË ITALI TORNITORI ËSHTË ZANATLIU QË GJEN PUNË KU TË DOJE. DHE MERR PARA MË SHUMË SE SA NJË PUNTOR T'JETER. TORNITORI GJEN PUNË NË GJITH BOTEN. DHE PAGUJ SHUMË MIRE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës