Profesor Papajorgji, nga Universitetet shqiptare kryerdaktor i revistës së vlerësuar bujqësore e mjedisore në SHBA

Profesor Papajorgji, nga Universitetet shqiptare kryerdaktor i revistës së vlerësuar bujqësore e mjedisore në SHBA

Prof Petraq Papajorgji dhe kopertina e revistës shkencore

Një revistë shkencore botërore , “Revista Nderkombetare e Sistemeve te Informacionit ne Bujqesi dhe Mjedis” IJAEIS e drejtuar nga një shkencëtar shqiptar, Prof Petraq Papajorgji, përzgjidhet si një nga më të mirat ndër 185 të tjera, nga Shtëpia Botuese Ndërkombetare IGI Global me qëndër në Pennsylvania, USA.

Përzgjedhja është bërë duke e klasifikuar për arsye të vizibilitetit dhe rëndësissë shkencore të revistës IJAEIS me motivacionin “..IJAEIS boton artikuj me permbajteje me shumë impakt dhe shumë të cituar, që e bën këtë revistë një nga më të shquarat në koleksionin tonë prej me shume se 185 revista shkencore ”

Që nga viti 2010 kur u krijua, revista shkencore Ndërkombetare e Sistemeve të Informacionit në Bujqësi dhe Mjedis (International Journal of Agricultural and Environmental Information Systems,  IJAEIS) ka për Kryeredaktor Prof Papajorgjin. Ajo u krijua me një bashkëpunim mes Prof. Petraq Papajorgjit dhe francezit Prof. Francois Pinet. Në atë kohë, Prof. Papajorgji punonte pranë Qendres per Optimizimin e Aplikuar (CAO), Universiteti i Florides, Gainesville, Florida, USA, ndërsa Prof. Francois Pinet në Universitetin Blaise Pascal, Clermont Ferrand, Francë.

Revista shkencore “Revista Nderkombetare e Sistemeve te Informacionit ne Bujqesi dhe Mjedis” IJAEIS botohet 4 herë në vit dhe mbulon një numër të madh problemesh shkencore në fushën e informatikes në bujqësi dhe mjedis, si p.sh modelimet ne fushën e ndryshimit të klimës, sistemeve të informacionit, smart village, teknika të avancuara të bujqesise si dhe bujqësi, e bazuar në njohuri shkencore (Smart Farming Techniques and Knowledge-Based Agriculture).

IJAEIS boton artikuj shkencore të nivelit të lartë në fushën e sistemeve të informacionit në fushat e Agronomisë, matematikës, ekonomisë, shkencave kompjuterike dhe mjedisit. Revista paraqet punimet më të avancuara të teknologjisë dhe ndërtimit të sistemeve kompleks të informacionit, trajton analizën, visualizimin, manaxhimin dhe shpërndarjen e informacionit si dhe integrimin e sistemeve të informacionit në bujqësi dhe mjedis.

Revista është shndruar në një platformë ku botohen punime nga punonjës shkencorë nga gjithë bota. Në vitin 2016 është cilësuar në Brazil si një nga revistat më me emër në fushën e Informatikës në Bujqësi. Revista ka hyrë në listën e revistave ku duhet botuar për të avancuar në fushën akademike në shumë vende në botë.

Prestigji i revistave shkencore percaktohet nga numri i indekseve ku revista është e indeksuar si dhe nga prania ne Web Of Science. IJAEIS është prezente në Web Of Science dhe eshte indeksuar nga 14 indekse të ndryshëm. Ndër indekset më të njohur në botën akademike janë Web of Science, Web of Science Emerging Sources Citation Index (ESCI), SCOPUS, Elsevier Engineering Index, Google Scholar, INSPEC , etj.

Në letrën dërguar keto dite Prof. Papajorgjit nga Shannon Wass i Redaksisë së IGI Global, botues i më shumë se 185 revistave shkencore botërore me qender në Pennsylvania, USA, theksohet  “ Dësheroj t’ju informoj qe revista juaj (International Journal of Agricultural and Environmental Information Systems (IJAEIS), është përzgjedhur si një nga revistat më të rëndësishme të IGI Global (IGI Global’s Core Journal Titles). Gjatë procesit të përzgjedhjes, ne kemi vënë re që revista juaj dallohet nga përmbajtje me impakt të rëndësishëm dhe shumë të cituar, që e bëjnë një revistë shumë të spikatur në grupin e më shumë se 185 revistave shkencore të botuara nga IGI Global. Për arsye të vlerave të mëdha kërkimore shkencore të revistës tuaj dhe ndërsa ne jemi duke u përgatitur për të bërë të njohur këtë përzgjedhje, dësheroj t’ju propozoj një përmiresim të paraqitjes së revistës tuaj, që shpreh njëkohësisht edhe statusin honorifik të grupit të përzgjedhur të revistave, ku bën pjesë edhe revista juaj. Qëllimi i kësaj iniciative është të sigurojmë që, paraqitja e revistës suaj, misionit, përmbajtjes dhe problemeve që trajtohen aty, të paraqiten sa më mirë, që të rrisë vizibilitetin e saj si dhe numrin e artikujve të botuar aty. Lutemi na dergoni edhe një foto tuajën që t’a përdorim në materialet e reklamës”.

Prof. Dr. Petraq Papajorgji punon prej vitesh në Shqipëri në disa Universitete, së fundi në UET në fakultetin e Inxhnierise. Ai është i zgjedhur anëtar në disa organe drejtuese nëpër botë si anëtar i Bordit Këshillues të Mesdheut (Mediterranean Advisory Board), Anëtar I Asociuar i Revistes ‘Data Mining’ ne Biomedicine, anetar i Asociuar i Revistes Latino/Amerikane të Shkencave Kompjuterike të Aplikuara, anetar Nderi i University of Ponta Grossa, Ponta Grossa, Parana, Brazil, anetar i Center for Applied Optimization University of Florida, Gainesville, Florida, USA, anëtar i Bordit Kombëtar të  Inovacionit  në Shqipëri. Ne 2018 prof Papajorgji ka marre cmimin per kontribut te shquar ne reçenzimin (Certificate of Outstanding Contribution in Revieëing) nga revista Computers and Electronics in Agriculture botuar nga Elsevier. Ne vitin 2010 ka marre çmimin “Excellence in Research Journal Awards” nga Shtepia Botuese IGI Global me qender ne USA. Prof Papajorgji është zgjedhur Qytetar Nderi në vendlindje në Berat.

Prof. Papajorgji ka botuar 12 libra, prej të cilëve 8 nga Springer, shtepia botuese shkencore me e madhe në botë si dhe 4 me shtëpinë botuese Amerikane IGI Global. Ka botuar 6 kapituj librash të recensuar, 13 artikuj në revista me impact factor si dhe rreth 50 referime neper konferenca e kongrese boterore. Prof Papajorgji ka indeksin e citimeve nga më të lartët në Shqipëri (h index = 11). Ndër vite është ftuar në shumë konferenca ndërkombetare si moderator dhe keynote speaker. Për një kohë të gjatë ka dhënë leksione në Universitetin e Ponta Grosses, Parana, Brazil ku eshte edhe professor kortezie. Se bashku me nje grup studjuesish Franceze, organizuan hkollen e veres (Ecole d’Ete) ne Montpelier, ne nivel pasuniversitar prane Maison de Teledetection, IRSTEA, France.


Kopertina e revistës shkencore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet