Profesori nga Zelanda e Re: Pashë dëme të mëdha në Durrës, godinat me struktura të dobëta. Leksioni që mori Shqipëria nga tërmeti (VIDEO)

TIRANE - Profesori nga Zelanda e Re, Andrew Charlesson, lektor në Universitetin Polis në një intervistë për emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv thotë se nga sa ka inspektuar në terren nga godinat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, shumica janë me struktura të dobëta për t'i rezistuar tërmeteve të tilla.

Përballë gazetares Anduela Ndreu, lektori thotë se ky tërmet duhet të shërbejë si leksion për Shqipërinë në mënyrë që të ketë ndërtesa të sigurta. "Të ndërtohet me kujdes, në mënyrë që muret të  mos jenë të lëvizshme  dhe të  mos shemben për të sjellë më pas pasoja të rënda", tha Charlesson.

Intervista

Tërmeti që goditi Shqipërinë ishte më i forti që prej 40 vitesh, si e patë situatën në Shqipëri?

Kam në Shqipëri prej një jave. Ditët  e fundit kam qenë në Durrës. Pashë dëme të mëdha në këtë qytet. Ajo çka unë vura re është se dëmtimet janë të ndryshme nga shumë tërmete të ndryshme në botë.

A mendoni se kjo situatë ka ardhur për shkak të cilësisë së ndërtimeve apo për shkak  të forcës së tërmetit?

Mendoj që pjesa më e madhe e godinave të dëmtuara që unë kam parë, janë  në atë situatë për shkak se:

Së pari: Strukturat e godinave  janë të dobëta, dhe fleksible, kështu që ndërtesat kanë lëvizur  në momentin që tërmeti goditi këto zona.

She së dyti : Materialet e ndërtimit lejojnë lëvizjen e godinave gjatë tërmetit, çka ka bërë që të jenë struktura të dobëta për t'i rezistuar tërmeteve të tilla.

Mendoj që për të  përmirësuar këtë situatë , inxhinierët e ndërtimit  në Shqipëri duhet të punojnë shumë, në mënyrë që godinat  të ngrihen të forta me materialin e duhur. Duke qenë të tilla godinat nuk do të jenë shumë të lëvizshme gjatë tërmeteve.

Kjo situatë  ndoshta nuk është shumë e vështirë për tu menaxhuar në Japoni apo në Zelandën e re , vend nga i cili ju vini, por si e keni parë menaxhimin e emergjencës nga qeveria shqiptare në këtë situatë?

Për çdo qeveri do të ishte e vështirë menaxhimi i një situatë të tillë fatkeqësie si kjo. Është jashtëzakonisht e vështirë, por sigurisht më e vështirë në Shqipëri sepse ju nuk jeni të përgatitur për situata të tërmeteve të tilla. Problemet janë të mëdha. Mund ta kuptoj se çfarë ka ndodhur këtu. Mendoj që qeveria po bën përpjekje për të akomodimin e   të prekurve nga tërmeti,  është e  nevojshme tu gjenden afër këtyre njerëzve të pafat

Ne duam të sigurohemi që kjo situatë nuk do të përsëritet.

Normalisht, pas një fatkeqësie të tillë , do të ketë një numër të madh  të njerëzve të përfshirë nga gjendja e shokut. Por gjithashtu dua të them se tërmetet janë të paparashikueshme.

Por ajo që dua të theksoj këtu është: Ne duhet  dhe mund të jemi të sigurt nëse ndërtojmë godina të sigurta. Prandaj ajo që duhet bërë është që të  bëjmë ndërtesa të sigurta. Ky është leksioni më i drejtpërdrejtë pas një tërmeti të tillë: të ndërtohet me kujdes, në mënyrë që muret të mos jenë të lëvizshme  dhe të  mos shemben për të sjellë më pas pasoja të rënda.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali